• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet/ Pse e fshikulloi Rama ish ministren Olta Xhaçka

19:28 : 12/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edi Rama ka kaluar në një fazë tjetër. Ai as që e imagjinon që dikush nga të tijët ta kritikojë apo ta godasë publikisht, por tregohet i ashpër edhe me ata që qëndrojnë neutralë apo pasivë. Këtë ka pasur rastin ta provojë mbi shpinë ish ministrja e jashtme Olta Xhaçka. Ajo u kthye në target të shefit të rilindjes gjatë asamblesë së fundit socialiste. Kryeministri e fshikulloi atë për pasivitet në faqen e saj të Facebook.

“Që kur ka ikur nga qeveria, ka harrur të futet edhe në Facebook”-tha Rama në sy të të gjithë asambleistëve. Statistikat e kryeministrit që i mat postimet vartësve ishin të sakta. Ashtu sikurse shihet në faqen e Xhaçkës që nga dita që u shkarkua ajo ka shumë pak aktivitet në rrjetin social. Në 12 shtator ajo ka botuar një foto me pasardhësin e saj Igli Hasani i cili i dha fund drejtimit 3 vjeçar të ministrisë së jashtme duke i uruar atij postin e ri dhe duke falanderuar Edi Ramën për mundësinë që i dha.

Që nga ajo ditë, tashmë deputetja Xhaçka. ka bërë vetëm 4 postime, dy politike dhe dy jo të tilla, njërin për një panair produktesh ne Kolonjë dhe një tjetër me 7 foto po nga Kolonja.

  

Për mënyrën se si e organizon punën një parti e mbështetur te vitrina dhe fasada, e cila do ti mbivendosë mediave tradicionale komunikimin përmes rrjeteve sociale Olta Xhaçka është treguar vërtetë shumë përtace. Edi Rama e ka shpallur prej vitesh filozofinë e tij për ti kundërvënë kazanëve mediatikë propagandën që shpërndahet nga zyrat e rilindjes. Sot në çdo institucion shtetëror në shqipëri, gjenden 4-5 kordinatorë që i kërkojnë punonjësve të administratës poblike shpërndarjen dhe pëlqimin për statuste e kryeministrit apo për videot e tij, të Erion Veliajt apo Belinda Ballukut.

Lexo edhe:

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

Por në këtë pikë kur partiakëve të thjeshtë u kërkohen angazhimi në Facebook, për kryeministrin është e pafalshme që deputetët, që duhet të jenë “të fundit në privilegje dhe të parët në sakrifica”, të mos jenë aktivë. Prandaj Rama mori si shembull deputeten Xhaçka, që që kur u shkarkua është treguar indiferente. Pozita e Olta Xhaçkës u përkeqësuar që kur ajo u akuzua se në konfikt interesi kishte favorizuar si anëtare e kabinetit qeveritar, për ti dhënë Bashkëshortit të saj privilegjin e investirorit stratetegjik.

Kompania e Artan Gaçit, ish-deputet i Partisë Socialiste, mori në mars të vitit 2021 statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 dhomash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Në korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ia kaloi përfitimet e statusit, kompanisë “AGTCC Hotel Managment”  pas një marrëveshje me kompaninë e Gaçit dhe në mars 2022 vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit. Si investitorë strategjikë bashkëshortët Xhaçka- Gaçi përfitonin reduktim të TVSH-së,  procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore.

Ndonëse në fillim Rama u duk sikur e mbrojti nga sulmet, duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor dhe duke ndikuar ne Gjykatën Kushtetuese që shqyrtoi mandatin e saj, në këmbim të shërbimeve për të goditur ambasadoren Yuri Kim dhe për të mbrojtur arrestimin e Belerit. kur ky i fundit bëri një denoncim në SPAK, gjëndja u rëndua.

Xhaçka u bë një nga gjashtë gratë ministre që u detyruan të lënë vendet në fillim të shtatorit bashkë me ish ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila u përfshi në skandalin e abuzimeve me fondet e BE.

Me sa duket ndërprerja e karierës tre vjeçare në krye të diplomacisë, pasi udhëhoqi ër një kohë të gjatë ministrine Mbrojtjes, nuk i ka pëlqyer Olta Xhaçkës. Dhe ajo e shprehu pakënaqësinë me formën në të fortë që mund ti lejohet një rilindasi: duke qenë pasive. Por edhe për këtë u fshikullua nga Rama.

Dhe kulmi i historisë është se pasi kryeministri e vuri në shënjestër, sot Xhaçka u rishfaq me një postim në Facebook pas plot 20 ditësh. Ende mbetet e paqartë nëse statusi i fundit ishte në kthim në resht, apo një ironi indirekte me kryeministrin që është bërë si llogaritar statusesh./Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramaolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
Para

Buffon: Nëse lojtarët e PSG do të ishin te Juventus do të fitonim Championsin 4 herë

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com