• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ulluqet e çatisë kullojnë te komshiu, IMT pa mjete/ Denoncuesi: Kam mbetur si peshku pa ujë për sharrë

21:58 : 09/02/2024
në AKTUALITET

Emisioni “Stop” ka shkuar në lagjen nr.1 në Kavajë me qytetarin Ervis Kaloti. Ai tregon se në vitin 2018 ka blerë një pronë 264 m2 truall dhe 91 m2 ndërtesë, që e ka bërë servis makinash.

Por nisën konfliktet me komshiun Bajram Seferi, pasi ky i fundit i hyn 45 cm në pronë me një çati që i kullon nga ulluqet e i krijon lagështirë në mur. Ervisi thotë se pasi nuk u mor vesh me komshiun, interesohet në bashki dhe IMT kërkon që brenda 5 ditësh, Bajrami ta prishë vetë ndërhyrjen në pronën e tjetrit, por ai nuk e bën.

Atëherë IMT del me vendim prishjeje, por që nga viti 2021, ky vendim nuk është ekzekutuar pasi ky institucion pretendon se nuk ka mjete. Ervisi thotë se janë ndërruar 3 kryeinspektorë, por asnjëri nuk e ka zbatuar vendimin e prishjes.

Denoncuesi: Në 2018-ën, unë kam blerë një pronë në lagjen nr.1 me certifikatë pronësie të rregullt. Prona është 264 metër truall dhe 91 metra ndërtesë që unë e shfrytëzoj tani për servis makinash. Kjo pronë kufizohet me Bajram Seferin, i cili më ka cënuar pronën time me daljen e 2 rreshtave të tjegullave dhe ulluqet. Bëhet fjalë për këtë murin këtu. Ky është i imi, është mbajtë distancë dhe ulluqet e komshiut dalin mbi pronën time, mbi avllinë dhe për këtë arsye, shkaktohet kjo lagështirë që është këtu në murin që kam. Të gjithë kullesat e ulluqeve kur bien shiu, bien në pronën time dhe është kjo problematikë këtu. Në fillim, unë shkova tek Bajram Seferi, të cilit ju drejtova për problematikën që kam dhe më tha që jam me leje ndërtimi. Më pas, unë shkova tek Bashkia e Kavajës, verifikuan dhe doli që leja është në shkelje që ka cënuar pronën time. Unë shkova tek IMT, i njoftova që në vitin 2020. Në atë kohë ka qenë kryeinspektor Sulejman Merkja. Erdhën me një procesverbal kur konstatuan se Bajram Seferi është në shkelje me ligjin dhe lejen që kishte marrë. Në fillim i lanë afat që ta prishte vetë për prishje vullnetare. Më pas, kanë ardhur, kanë mbajtur procesverbal, vendim prishje bashkë me një gjobë. Problemi është që nuk bënë ekzekutimin e vendimit të prishjes. Nga 2020, janë ndërruar inspektorë Ylber Nurçja, tani për momentin është Met Reçi. Problemi është që thonë se nuk kemi mjete prishje. Kam bërë edhe ankesë të IKMT Tiranë. Më thanë që nuk kemi ne kompetencën për të ardhur dhe për të prishur këtë gjë që ata kanë vendosur. Një sharrrë elektrike duhet. I kam thënë që ta gjej unë sharrën elektrike, bashkë me punëtorët, ju bëni vetëm letrat. Më pas, kanë thënë se nuk kemi specialistë. Tani kam mbetur si peshku pa ujë për një sharrë prerëse për të hequr këto 2 rreshtat e tjegullave. Këtu ka mbetur sharra në gozhdë, nuk ecën.

“Stop” komunikoi me inspektorin Fabiol Osmani, i cili premtoi zgjidhje dhe pak ditë më vonë, prishja u ekzekutua.

Lexo edhe:

Vëzhgimi nga Velipoja në Vlorë/ Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla! Shkelet ligji

Ndezën zjarre në Kavajë pasi tentuan të digjnin mbeturinat, e pësojnë dy të moshuarit

Fabiol Osmani: Kemi bërë verifikimin në terren dhe kemi bërë procedurat që kërkon ligji për ndërtimin e kundraligjshëm ose shkeljen e lejes të pajisur nga Bashkia Kavajë. Kemi konstatuar shkeljet e punimeve gjatë ndërtimit, për të cilën ka cënuar Kalotin dhe kemi marrë të gjitha masat e duhura, procesverbal, vendim gjobe dhe vendim prishje dhe njëkohësisht kemi dërguar një njoftim për prishje vullnetare të Bajram Seferit. Ai nuk e ka kryer. Kemi bërë shkëmbim shkresash. Është e mbartur si problematikë, por ne në mungesë të mjeteve, kemi kërkuar mbështetje tek Drejtoria e Shërbimeve për Mjetet, gjithashtu edhe tek IKMT-ja kemi kërkuar mbështetje disa herë. Duke qenë se jemi pajisur me mjete të reja, ekzekutimi do të kryhet ditën e premte.

Denoncuesi: Ky rast u zgjidh shumë shpejt falë jush. Ju falenderoj nga zemra, “Stopin” dhe të gjithë, falenderoj dhe bashkinë dhe në fund u zgjidh falë jush. Gozhda u ngul përfundimisht!

Etiketa: Ervis KalotiimtkavajekomshiumjeteSharreUlluqe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vëzhgimi nga Velipoja në Vlorë/ Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla! Shkelet ligji

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ndezën zjarre në Kavajë pasi tentuan të digjnin mbeturinat, e pësojnë dy të moshuarit

10:24 : 01/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lokali i vëllezërve Gazheli s’ka çmontuar tendat, IMT i favorizon

10:52 : 29/07/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy hajdutët serial, njëri prej tyre i arratisur nga Komisariati i Elbasanit/ EMRAT

09:43 : 28/07/2025
AKTUALITET

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

17:31 : 27/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ndotja e kanalit në Golem rrezik për shëndetin e banorëve, asnjë masë nga Bashkia e Kavajës

15:55 : 21/07/2025
Para

Raporti: Izraeli ka informuar disa vende për planet e sulmit në Rafah

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025

Reshje shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për sot

08:10 : 17/08/2025

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com