• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”/ Berisha zbulon moton e protestës së 20 shkurtit

19:17 : 09/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Më 20 shkurt motoja jonë nuk do të jetë më “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, motoja jonë do të jetë “Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kështu është shprehur kreu i PD-së Sali Berisha në fjalimin e mbajtur në protestën e sotme para demokratëve, nga dritarja e banesës së tij.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në protestë, pasi sipas tij, ndërkombëtarët i kanë sytë tek ta, pasi sipas tij, nuk mund ta garantojnë ata pluralizmin.

Berisha: Të dashur miq! Unë nuk them se ndërkombëtarët nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë gabime dhe se ata janë imun ndaj korrupsionit. Jo ju e dini se unë, ndoshta si pak shumë tjetër, kam qëndruar haptas ndaj këtyre problemeve. Por e përsëris, se asnjëherë nuk duhet të harrojmë se në të vërtetë ndërkombëtarët me instrumentet e tyre i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste me ndihmat e tyre humanitare për kombin tonë, të shndërruar në fantazmë nga diktature e egër e etërve të Edi Ramës. Në këto 3 dekada, Komisioni Europian, institucionet financiare ndërkombëtare, vendet mike dhe partnere i kanë dëshmuar Shqipërisë, bujarinë, solidaritetin më të madh që kombi që ka njohur në histori. Dhe për këtë do të kenë gjithnjë mirënjohjen tonë të pakufishme. Por theksoj gjithashtu se ndërkombëtarët kanë mbështetur këtë kohë opozitën. Në raportin e fundit të OSBE-së për farsën elektorale, ata që dinë të lexojnë këtë raport, defakto zgjedhjet e 14 majit janë përmbysur. Ndërkombëtarët kanë mbështetur opozitën me deklaratat e KE-së për komisionet hetimore parlamentare. Ata kanë mbështetur reformën zgjedhore, duke kërkuar konsensus të të gjitha palëve dhe kanë përgënjeshtruar lajmin e rremë të Lulzim Bravës së ata kishin gjoja ndërmjetësuar aleancën Rama-Brava për reformën zgjedhor e me bashkëkryetarë Gjiknuri-Gjiknuri Bis. Por miqtë e mi!
Koha na fton të bëhemi të arsyeshëm, koha fton shqiptarët të bëhen si ju, sepse ka dhe një të vërtetë tjetër, kemi 33 vite rrugë në pluralizëm. A mund të lejojmë ne që pas kaq shumë vitesh të presim ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të garantuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipërisë. Kush ua garanton demokracinë vendeve Europiane, a varen ato nga ndërhyrja e njëri tjetrit për të garantuar demokracinë. Miku i mirë të ndihmon hapat e para. Por nëse ti ke nevojë për ndihmë edhe pasi mëson të ecësh nuk është faji i mikut, por faji yt. Ndaj të dashur miq, ndërkombëtarët i kanë sytë nga ne, njerëzit e lirë në botë i kanë sytë nga ne. Ata sot kanë për ju qëndrestarë dhe qëndrestare të rrugës së Shpresës, mirënjohje, admirim të pakufishëm. Ata nuk mund të vijnë të votojnë për ne, të na shpëtojnë nga grabitja e votës dhe bandat e patronazhistëve, blerja e saj masive, manipulimi i listave të votimit që bën Edi Rama. Jo kjo është detyrë e jonë dhe vetëm e jona. Ndaj dhe ju mblidheni këtu çdo natë në emër të votës së lirë për votën e lirë.

Të dashur miq! Pasi u faktua se Rama ka bërë vjedhjen më të madhe të shekullit, pasi u faktua se Edi Rama ka korruptuar shefin e kundërinteligjencës së SHBA, pasi doli se Edi Rama mohon të drejtat kushtetuese parlamentare të deputetëve, pasi Edi Rama denoncohet nga zëvendësi i tij si kreu i organizatës kriminale. Çfarë na mbetet ne, çfarë do të bëjmë ne, këtë po presin ndërkombëtarët, këtë po presin njerëzit e lirë në Europë dhe botë. Kjo pyetje qarkon në të 4-anët e vendeve të lira. Kushtet për të hyrë në Europë janë të shumta. Por jo të gjitha kushtet janë të shkruara në letër të dashur miq. Kushti i të gjitha kushteve është a kemi ne së pari një frumë evropiane, një përgjegjësi evropiane për fatin e lirive tona dhe të demokracisë në Shqipëri. A jemi ne të gatshëm të çohemi në këmbë dhe të sakrifikojmë kur demokracia është në rrezik për vdekje. A do të veprojmë ne si njerëz të lirë, evropianë, para diktaturës së re që sundon sot Shqipërinë, apo do të veprojmë e sillemi si populli i Koresë së Veriut. Mos harroni se kur në Europë lulëzonte demokracia ne kaluam 45 vite të shtypur. Më pas u zgjuam dhe thirrëm se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Por a do të veprojmë ne si popujt evropiane. Këtë po presin të shohin popujt e lirë nga ne dhe përgjigje për këtë do të japë populli opozitar në datën 20 shkurt, ditën e fitores. Miqtë e mi! Me 20 shkurt motoja jonë nuk do të jetë më ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, motoja jonë do të jetë ‘Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’. Si do ta bëjmë këtë? Përgjigja është e thjeshtë. Sot rrugët kryesore të kryeqyteteve të Europës janë të paralizuara nga revoltat e fermerëve dhe kjo nuk është e pazakontë e Europës së lirë, por është pjesë e traditës së saj të lirisë dhe qytetarisë. Sot janë fermerët, dje ishin jelekvedhët, ishin studentët dhe kështu është çdo vit apo çdo 6 muaj. Por për çfarë bëhen këto protesta miq? Për të ulur çmimet, për të ndaluar rritjen e moshës së pensioneve, për të përmirësuar jetën e studentëve. Kauza shumë të drejta. Por kur krahasohen këto me problemet që ka Shqipëria, që kemi ne, këto kauza ngjajnë si thërrime, kur vetë demokracia në Shqipëri është e kërcënuar për vdekje.

Lexo edhe:

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Etiketa: 20 shkurtiBerishamotoproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

Protesta për UÇK në Tiranë, qytetarët me pankarta në duar: Gjykatë raciste serbe-ruse

17:24 : 17/10/2025
AKTUALITET

Nga tubimi pro UÇK te maratona e Tiranës, policia publikon planin e masave

13:29 : 17/10/2025
Para

Donald Trump fiton zgjedhjet republikane të Nevadës

TË GJITHA

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com