• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vezë, miell dhe para/ Opozita vijon aksionin, çfarë ndodhi në seancën e sotme

11:02 : 08/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Rreth 20 minuta zgjati seanca e sotme plenare, me socialistët që miratuan pa diskutim projektligjet në rendin e ditës, ndërsa opozita vijoi me aksionin për pengimin e zhvillimit normal të jetës parlamentare.

Deputetët socialistë dhe ata të grupit Basha mbërritën në ambientet e Kuvendit rreth 1 orë para nisjes së seancës plenare, ndoshta për të shmangur një ballafaqim me kolegët demokratë në hyrje të parlamentit. Aty pati më pas momente tensione mes punonjësve të gardës dhe ligjvënësve demokratë të përjashtuar (nga Sekretariati i Etikës me votat e PS). Flamur Noka hodhi miell mbi gardistët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj. Një veprim ky që sipas Nokës, simbolizon se garda është bërë palë me “narkoparlamentin” dhe “narkoregjimin”.

Deputet demokrat Dashnor Sula zgjodhi të shpaloste një tjetër simbolikë për të shprehur kundërshtinë ndaj ligjit të mazhorancës për riligjërimin e lojërave të fatit. Me stampime në veshjen e tij të kartëmonedhave dhe logo të kompanive të basteve, Dashnor Sula tha se me këtë projektligj synohet pastrimi i parave nga politikanët dhe grupet kriminale. Teksa kujtonte deklaratat e kryeministrit Rama që premtonte se “do i jepte fund marrëzisë” kur njoftonte ndalimin e lojërave të fatit, Sula tha për gazetarët në hyrje të Kuvendit se “sot nis dita e çmendurisë”.

Lexo edhe:

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

Mbi 20 deputetë të opozitës nuk morën pjesë në mbledhjen e Kuvendit për shkak se ndaj tyre qëndron në fuqi masa ndëshkuese e përjashtimit nga punimet parlamentare, vendosur nga Sekretariati i Etikës me votat e mazhorancës.

Seanca      

Seanca ishte thuajse një motamo a atyre të ndodhura gjatë javëve të fundit, me punonjësit e gardës që ishin me prezencë të shtuar në sallë.

Fjala e kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila njoftoi rendin e ditës u shoqërua me fishkëllimat e bilbilëve të deputetëve të opozitës dhe thirrjeve “hajdutë”, e të tjera kundër qeverisë. Zhurma e bilbilave u ndërpre vetëm për disa momente, gjatë një fjale të shkurtër që iu dha deputetit Edi Paloka për procedurë.

“Parlament normal harrojeni se kemi derisa të plotësohen të drejtat kushtetuese të opozitës”, theksoi ai nga foltorja e Kuvendit.

Fërshëllimat u rikthyen pasi Nikolla rimori fjalën dhe njoftoi kalimin në votim. Dy amendamente të grupit të Lulzim Bashës, i cili ishte prezent në Kuvend, u rrëzuan. Amendamentet parashikonin dhënien e një ndihme financiare për Kosovën për mbrojtjen dhe sigurinë. Projektligji për bastet sportive u tërhoq nga rendi i ditës me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi, ndërsa u miratuan nga mazhoranca projektligjet e tjera në rendin e ditës.

Përveç bilbilave, gjatë seancës, pati qëndrime të tjera simbolike protestuese nga deputetët e opozitës. Edi Paloka i vuri flakën rregullores së Kuvendit, ndërsa Dashnor Sula hodhi imitim të kartëmonedhave mbi deputetët e mazhorancës.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në parlament.

Pas seancës

Tensionet vijuan edhe pas seancës plenare.

Automjeti me të cilin po largohej ministri i Brendshëm Taulant Balla u godit me vezë, ashtu si edhe automjeti i Sekretarit të Kuvendit Genci Gjonçaj, më pas.

“Je tradhtar, je i pabesë, je i paburrë”, iu drejtua Flamur Noka – Lulzim Bashës, teksa ky i fundit doli nga ambientet e brendshme të Kuvendit.

Për gazetarët, deputetë të opozitës paralajmëruan përshkallëzim të aksionit opozitar në vijim.

Duke u ndaluar te protesta e radhës e opozitës, Noka tha se “20 shkurti do jetë një ditë e shënuar që do i japë një mesazh të madh bandës së pushtetit, narkoshtetit, regjimit të McGonigalit”. “20 shkurti do jetë një ditë kur qytetarët dhe populli i lirë opozitar i këtij vendi do ngrihet. Dhe kur ngrihet populli, nuk ka regjim, nuk ka narkoshtet, nuk ka McGonigal. Ne do ta mbajmë aksionin me çdo formë dhe çdo mënyrë. Pas 20 shkurtit do shihni një hap tjetër të opozitës edhe në raport me këtë narkoparlamentin, edhe në raport me narkoregjimin”, shtoi ai.

Socialistët dhe deputetët e grupit Basha preferuan të mos prononcohen për gazetarët.

Lulzim Basha mbajti më vonë një konferencë për media nga selia e partisë së tij, duke hedhur akuza si ndaj mazhorancës, ashtu edhe opozitës.

Etiketa: kuvendPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

14:39 : 12/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

12:22 : 12/10/2025
AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit

18:29 : 10/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

16:06 : 10/10/2025
Para

Në burg për vrasje, konfiskohen pasuritë e Redjan Rrajës

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025

Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

22:32 : 12/10/2025

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

21:48 : 12/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com