• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sa i sëmurë është mbreti Charles dhe ç’mund të ndodhë tek Royals?

Mbreti Charles pas një ndërhyrjeje kirurgjikale u diagnostikua me kancer. Nga mbarë bota atij i urojnë shërim të shpejtë. Por çfarë mund të ndodhë me fronin nëse shëndeti e pengon mbretin për ushtrimin e regjencës?

09:30 : 07/02/2024
në BOTA

Në fakt qe një operacion rutinë i prostatit, gjë që ndodh shpesh tek meshkujt në moshë – prej nga edhe një mbret mund të preket. Ndaj mbreti Charles ka qenë krejt i hapur lidhur me sëmundjen e tij, madje ka bërë edhe fushata sensibilizimi për meshkujt, që nga një moshë e caktuar të tregojnë kujdes profilaktik ndaj këtij problemi. Charles është 75 vjeç.

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla duke ecur në park
Mbreti Charles dhe mbretëresha CamillaFotografi: Joe Giddens/empics/picture alliance

Më 29 janar ai bashkë me mbretëreshën Camilla në krah të tij doli i kënaqur nga spitali, jo larg Buckingham Palace. Gjithçka dukej në rregull, derisa mjekët pas analizave të hollësishme pas operacionit konstatuan, që mbreti Charles është i sëmurë nga një “formë kanceri”. “Madhëria e tij ka nisur terapitë përkatëse, ndërsa me këshillën e mjekëve të tij nuk do të ndërmarrë takime zyrtare jashtë. Ai do të vazhdojë megjithatë të kujdeset për punët e shtetit dhe përpunimin e dokumentave zyrtare.” Kështu u komunikua të hënën në mbrëmje (5.2.2024) përmes një deklarate shtypi nga Pallati Buckingham.

Princi Harry dhe dukesha Meghan Markle
Princi Harry dhe dukesha Meghan MarkleFotografi: zz/NDZ/STAR MAX/IPx/picture alliance

Madje edhe Harry do të vijë

Sipas një njoftimi të BBC, Charles ia komunikoi personalisht rrethit të ngushtë familjar diagnozën. Madje edhe djali i vogël i tij Harry, duka i Sussex, do të mbërrijë së shpejti nga Kalifornia në Londër për t’u takuar me babain. Raportet e tyre kanë qenë të ftohta vitet e fundit, pasi Harry dhe gruaja e tij Meghan në janar 2020 u larguan nga Pallati Buckingham duke hequr dorë nga titulli mbretëror dhe privilegjet përkatëse.

Lexo edhe:

Kalimi i rrezikshëm drejt Britanisë, Franca shpëton 157 emigrantë

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë të kërkuar, zbulohen skedat e tyre kriminale

Që Harry vjen në Londër, kjo lë hapësirë për spekulime, se sa e rënduar mund të jetë gjendja e mbretit në të vërtetë. Por mund të jetë edhe thjesht një vizitë kortezie e djalit tek i ati i diagnostikuar me kancer.

Charles dëshiron t’u kundërvihet hapur spekulimeve lidhur me gjendjen e tij. Kjo është shenjë, se Charles dëshiron ta ndryshojë dhe ta modernizojë monarkinë, shprehet historiania Sarah Gristëood për BBC: “Deri tani brishtësia e një monarku mbahej e mbyllur me kujdes brenda mureve të pallatit.” Nëna e Charles-it, mbretëresha Elizabeth, ishte mjaft e rezervuar me informacione lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Në këtë kontekst është diskutuar gjithmonë, se deri në çfarë mase publiku ka të drejtë të jetë i informuar për gjendjen e kreut të shtetit.

Buckingham Palace dhe turistët para sheshit
Buckingham Palace: Edhe tani nuk depërton shumë jashtë mureve të pallatit. Megjithatë duket se në kohën e Mbretëreshës Elizabeths mbyllja ka qenë më hermetike.Fotografi: Günter Gräfenhain/imageBROKER/picture alliance

Urime për shërim të shpejtë nga e mbarë bota

Charles pasoi fronin pasi nëna e tij mbretëreshë Elizabeth II. ndërroi jetë vjeshtën e vitit 2022. Teksa britanikët shqetësohen për Charles-in, kryeministri Rishi Sunak është besimplotë, që mbreti së shpejti do të gëzojë shëndet të plotë. E po ashtu edhe nga e gjithë botës mbretit i vijnë mesazhe inkurajuese duke i uruar atij shërim të shpejtë.

Si mund të veprohet më tej?

Vitin e kaluar mbreti Charles ka realizuar mbi 500 takime. Këtej e tutje ai duhet t’i kufizojë shumë aktivitetet – për ta zëvendësuar këtë boshllëk do të aktivizohen anëtarë të tjerë të familjes mbretërore. Bashkëshortja e Charles-it, mbretëresha Camilla do të vazhdojë programin, dhe princi William, pasuesi direkt i fronit, do të përfaqësojë babain e tij.

Në rastin më të keq, nëse Charles nuk mund të kthehet më dhe të mos e përballojë sëmundjen, pak pas fillimit të regjencës së tij përpara 17 muajsh është rregulluar, se si të veprohet më tej. Ashtu si edhe për mamanë e tij ka një protokoll të saktë, që parashikon hapat që duhen ndërmarrë në rast se mbreti nuk jeton më. Si në rastin e Queen Elizabeth (“London Bridge”) ky protokoll mban emrin e një ure: “Menai Bridge” – emërtuar sipas urës së parë të varur prej hekuri në botë në Anglesey, Uells. Eshtë e qartë, që ky emër lidhet me titullin, që mbante Charles deri në ngjitjen në fron: Prince of Wales.

Pritet, që “Operacioni Menai Bridge” të ketë shumë ngjashmëri me “Operacionin London Bridge”. Sapo protokolli të zbatohet, princi William bashkë me gruan tij Kate do të kurorëzoheshin.

Princi trashëgimtar i fronit William, duka i Kembrixhit dhe bashkëshortja, dukesha e Kembrixhidit Catherine
Princi trashëgimtar i fronit William, duka i Kembrixhit dhe bashkëshortja, dukesha e Kembrixhidit, CatherineFotografi: Justin Tallis/AFP

Sidoqoftë tani për tani duket se Pallati Buckingham është shumë larg përmendjes së operacionit “Menai Bridge”. Deklaratat janë optimiste dhe populli britanik inkurajohet me frymë pozitive. Ndonëse ky vit nuk ka nisur fort mbarë për familjen mbretërore.

Sërish një “Annus horribilis”?

E gjitha nisi më 4 janar, teksa u bë e ditur, se vëllai i Charles-it, princi Andrew në valën e skandalit të aferave seksuale rreth Jeffrey Epstein ka ngacmuar seksualisht një tjetër grua. Pak më parë ai i shpëtoi një procesi me akuza për abuzim duke rënë në marrëveshje me paditësen – por tani bëhet e qartë, se kjo grua nuk paska qenë e vetmja, madje tani bëhet fjalë për “orgji me minorene”.

Më 17 janar pasuan lajmet për sëmundjen e mbretit nga prostati dhe njëkohësisht u njoftua, që princesha Kate iu nënshtrua një operacioni në mitër. Më 20 janar erdhi dhe lajmi i tjetër i keq për diagnostimin për herë të dytë brenda një viti me kancer të ish-kunatës së Charles-it, Sarah Ferguson.

Pavarësisht gjithë këtyre lajmeve të këqia, mbreti Charles me sa duket nuk do të dorëzohet. Ai sipas të dhënave nga pallati mbretëror „është optimist” dhe gëzohet, që sa më shpejt të mund të kthehet në shërbim të vendit të tij./DW

Etiketa: Anglikancermbreti charls

Lajme të lidhura

BOTA

Kalimi i rrezikshëm drejt Britanisë, Franca shpëton 157 emigrantë

22:28 : 19/06/2026
AKTUALITET

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë të kërkuar, zbulohen skedat e tyre kriminale

20:30 : 14/06/2026
BOTA

Irlanda dera e pasme për të hyrë në Angli, “Telegraph” zbulon ofertat në TikTok të trafikantëve shqiptarë

17:49 : 11/06/2026
BOTA

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

21:37 : 07/06/2026
RAJONI

 “Turistët e krimit”/ “Skifterët’ vjedhin 45 orë luksoze me vlerë 1,5 mln euro nga vila e pronarit të anijeve

19:31 : 27/05/2026
AKTUALITET

Telegraph: Shqiptarët, 10 herë më shumë gjasa të dënohen për drogë/ Numri i deportimeve nga Britania në Shqipëri

22:38 : 26/05/2026
Para

“Putin po përgatitet për luftë ndaj Europës”

TË GJITHA

Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 punonjës shtetëror

14:15 : 25/06/2026

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026

Selin Bollati nis projektin e ri, prapaskenat me DJ Gimbo bëhen virale

13:44 : 25/06/2026

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

13:37 : 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

13:34 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet