• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden fajëson Trump për bllokim të projektligjit për sigurinë kufitare

09:05 : 07/02/2024
në BOTA

Presidenti Joe Biden tha se një projektligj ndërpartiak që parashikon ndihmë financiare për Ukrainën dhe fonde për rritjen e sigurisë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është bllokuar në Kongres. Presidenti demokrat bëri përgjegjës për situatën ish-presidentin Donald Trump, kandidati kryesor republikan për president.

Ai i bëri thirrje Kongresit të “tregojë vendosmëri” dhe të kundërshtojë ish-Presidentin. Projektligji duket se po shkon drejt mosmiratimit, pasi republikanët në Senat sinjalizuan kundërshtimin e tyre. Kjo e lë presidentin Biden pa ndonjë rrugë të qartë për të çuar përpara ndihmën për Ukrainën, përmes Kongresit.

“Sinjalet tregojnë se ky projektligj nuk do të shkojë në Senat. Përse? Arsyeja e thjeshtë: Donald Trump-i”, tha Presidenti Biden. “Sepse Donald Trump-i mendon se kjo e dëmton politikisht”.

Shqetësimet për emigracionin janë bërë një ndër çështjet kryesore në fushatën presidenciale të këtij viti, ndërsa ish-Presidenti Trump përgatitet për një tjetër përballje me Presidentin Joe Biden. Trump ka nxitur republikanët në Kongres të refuzojnë marrëveshjen ndërpartiake rreth sigurisë kufitare, e cila u bë publike të dielën. Projektligji me një buxhet prej 118 miliardë dollarësh, që përfshin gjithashtu ndihmën për Izraelin dhe Ukrainën, po humbet mbështetjen në Kapitol. Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë shprehur kundër ndërsa më shumë se 20 senatorë republikanë kanë thënë se parashikimet ligjore nuk janë të rrepta mjaftueshëm. Disa demokratë e kanë kundërshtuar gjithashtu projektligjin sepse thonë se disa nga masat e tij i trajtojnë emigrantët shumë ashpër. Presidenti Biden nuk i përmendi kundërshtitë në radhët e demokratëve, por fajësoi republikanët se po i nënshtrohen trysnisë së ish Presidentit Trump, që sipas tij, i ka kontaktuar ligjvënësit republikanë për t’i “frikësuar ata që të votojnë kundër këtij propozimi”.

“Sinqerisht, ata e kanë detyrim ndaj popullit amerikan të tregojnë vendosmëri dhe të bëjnë atë që është e drejtë”, tha Presidenti Biden.

Lexo edhe:

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

Të martën, edhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer kritikoi ish-Presidentin Trump për rritjen e kundërshtive ndaj marrëveshjes rreth sigurisë kufitare.

“Donald Trump-i parapëlqen që të vazhdojë kaosi në kufi, në mënyrë që ta shfrytëzojë në fushatën elektorale, në vend që të lejojë Senatin të bëjë gjënë e duhur dhe të japë zgjidhje për situatën”, tha Schumer./ VOA

Etiketa: BidenprojketligjTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
Para

“Gërdeci”, Mediu paraqitet në GJKKO

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com