• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Testi PISA, plani i premtuar për ringritjen e arsimit mbetet rrugës

20:02 : 05/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu deklaroi pas rezultateve të dobëta në testin PISA se në janar do të niste zbatimi i një plani masash për përmirësimin e arsimit, por Ministria thotë se ka nisur punën për përgatitjen e tyre.

Në 11 janar 2024, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pretendoi në një takim për rezultatet e Maturës Shtetërore, se ministria kishte gati një plan masash për të përmirësuar arsimin parauniversitar dhe rezultatet e nxënësve në testimet ndërkombëtare.

Plani i pretenduar nga Manastirliu ishte reagimi i parë pas njohjes me rezultatet e nxënësve nga Shqipëri në testin PISA, që dëshmoi rënien më të madhe të rezultateve të nxënësve shqiptarë në këtë testim.

“Ky plan synon të fillojë zbatimin e menjëhershëm nga ky muaj, me hapa konkretë që bëjnë bashkë të gjithë aktorët në fushën e arsimit dhe një ndërveprim maksimal i agjencive tona deri te shkolla, njësia bazë, aty është fokusi dhe qëllimi ynë,” tha Manastirliu.

BIRN i kërkoi Ministrisë së Arsimi planin e pretenduar nga Manastirliu, por mori si përgjigje një shkresë më pak se dy faqe, në të cilat përmenden plane dhe reforma, por asnjë masë konkrete.

Lexo edhe:

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

“Sa i përket planeve të veprimit të miratuara, ka nisur puna për përgatitjen e Kornizës së përmbajtjes së testimeve ndërkombëtare në të cilat Shqipëria merr pjesë, përfshirë edhe vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025, parapërgatitjet për të cilin kanë filluar sipas një organizimi ndërinstitucional me qëllim përgatitjen paraprake përmes testeve model të institucioneve arsimore sipas kalendarit të përcaktuar për çdo shkollë,” thuhet në përgjigje.

Po ashtu, Ministria rendit disa nisma, përfshi modernizimin e kornizës kurrikulare dhe një program kombëtar trajnimi për mësuesit, në formën e një prezantimi premtimesh.

Raporti i PISA për testimin e zhvilluar në vitin 2022 u publikua në fillim të dhjetorit 2023 dhe vuri në dukje se rënia e rezultateve të Shqipërisë krahasimisht me rezulatet e arritura në vitin 2018 ishte “një anomalitet negativ”.

Përtej faktit që Shqipëria renditej ndër vendet e fundit mes 80 vendeve në të cilat bëhet testimi PISA, rezultatet e testimit tregojnë përkeqësim në krahasim me veten.

Bazuar në grafikët e raportit, rezultatet e Shqipërisë në matematikë dhe shkencë ranë poshtë atyre të arritura në vitin 2009. Në të dyja degët, nxënësit kanë shënuar pak mbi nivelin e 350 pikëve. Rezultatet në lexim po ashtu nuk ishin të mira.

Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë joqeveritare e fokusuar te arsimi i tha BIRN se ata nuk ishin njohur me ndonjë plan të minitrisë sa i përket situatës. Xhemollari tha se edhe nga prezantimi që i bëri Manastirliu planit, ai është i mangët dhe dukej se kishte si qëllim kalimin e fajit te mësuesit dhe te testi në vetvete.

“Qëndrimi ynë ishte dhe është që nuk mund të shkojë faji tek mësuesi,” tha Xhemollari, ndërsa shton se ende nuk ka të dhëna publike mbi investimet reale në shkolla, infrastrukturën e mësimdhënies dhe teknologjinë. Xhemollari thotë se nëse problemi është te mësuesit, ai ka të bëjë me formimin univeristar dhe trajnimet nuk do ishin zgjidhje.

Xhemollari shtoi gjithashtu se qasja e Ministrisë së Arsimit për këtë problem “është e mbrapshtë”.

“Në prezantimin publik të masave, ministrja deklaroi se do i përgatisim nxënësit për testin PISA, nuk kishte një qasje për ta parë në thelb problemin. Ne nuk kemi nevojë t’ia hedhim testit, por analfabetizmit funksional,” tha ai.

Testi i PISA është një program i vlerësimit të studentëve ndërkombëtare përmes matjes së njohurive të tyre për leximin, matematikën dhe shkencën si dhe aftësive për të përmbushur sfida të jetës reale. Prej vitit 2009 deri në vitin 2018, Shqipëria njohu vetëm rritje në rezultate për të pasuar më tej me një rënie drastike.

/BIRN

Etiketa: mbetet rrugësministria e arsimitministrja e arsimitOgerta Manastirliuplani i premtuarqeveriaringritjen e arsimitTesti PISA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
Para

Më shumë se 9 mijë kompani të reja, bizneset ruse lulëzojnë në Beograd

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com