• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet rrjeti europian i drogës/ Dhjetëra të arrestuar në Shqipëri dhe pasuri të sekuestruara

14:24 : 05/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një rrjet i shpërndarjes së drogës në Europë është goditur në një operacion të përbashkët mes autoriteteve të disa vendeve europiane, mes tyre edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Mes personave të prekur nga urdhër-arrestet e lëshuara nga prokuroria antimafia e Firences janë kryeisht shqiptarë e italianë, ndërsa hetimet kanë zbuluar se Shqipëria shërbente si një vend trafikimi i lëndës narkotike drejt Italisë. Siç raporton “Rai”, droga trafikohej në Itali nga Shqipëria, me gomone.

Sipas mediave italiane, katër grupe kriminale të përbëra nga shqiptarë e italianë u identifikuan gjatë hetimeve, dy me bazë në Toskana, një në Holandë dhe tjetra në Shqipëri.

Në vendin tonë, janë arrestuar më herët dhjetëra persona si pjesë e të njëjtit rrjet, konfirmoi Prokuroria e Posaçme, ndërsa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge. Ndërsa këtë të hënë, janë sekuestruar një sërë pasurish të luajtshme e të paluajtshme, si dhe llogari bankare.

Aksioni në Firence

Lexo edhe:

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

“La Nazione” raporton se një mega operacion po zhvillohet në Itali, që prej orëve të para të mëngjesit – kryesisht në Firence, por edhe zona të tjera në rajonin e Toskanës. Gjithsej, janë 83 urdhra-arresti të lëshuar nga prokuroria antimafia e Firences dhe miratuar nga gjykata. 70 janë masa arresti me burg, 68 janë të huaj (jo italianë); prej tyre, 28 banojnë në zonën metropolitane të Firences, 36 në zona të tjera të territorit italian dhe 16 në shtete të tjera të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Tetë persona janë lënë në arrest shtëpie, katër në detyrim paraqitje.

Sipas të njëjtit burim, operacioni është zhvilluar me mbështetjen e forcave policore shqiptare, spanjolle, holandeze dhe gjermane, në vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri, si dhe me organet e bashkëpunimit Eurojust, Europol, Interpol.

Operacioni goditi një organizatë kriminale ndërkombëtare të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marihuanë) në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri. Në Firence, u godit edhe zinxhiri i furnizimit me pakicë të drogës.

Hetimi, i zhvilluar nga viti 2019 deri në vitin 2021, bëri të mundur zbulimin e një trafiku të gjerë droge (kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marihuanë) të futur në Itali nga Shqipëria (përmes brigjeve të Pulias) ose nga Holanda. Droga më pas shitej pjesërisht në provincën e Firences, si edhe në zona të tjera në Itali apo në Gjermani. U identifikuan katër struktura të ndryshme kriminale të cilat bashkëpunonin me njëra-tjetrën, të përbëra nga shtetas italianë dhe shqiptarë – një me qendër në Holandë, një tjetër në Shqipëri dhe dy të tjerat në Toskanë.

Në Bolonja u zbulua një depo magazinimi dhe një servis ku modifikoheshin mjetet e destinuara për transport droge. Gjithashtu, u godit edhe gjithë rrjeti i tregtarëve me pakicë të drogës në Firence.

Sipas mediave italiane, akuza më e rëndë, ajo e trafikut të drogës për llogari të grupit kriminal është ngritur për 28 persona. 68 të tjerë akuzohen për transport apo shitje të lëndëve narkotike, ndërsa 13 të tjerë për shitjen e dograve te të mitur.

Gjurmimi i shqiptarit zbërtheu rrjetin

Hetimet nisën në vitin 2019 kur një 42-vjeçari shqiptar iu sekuestrua në “Piazza Muratori” në Firence një sasi prej 2 ​​kilogramësh marijuanë.

“Ai ishte një trafikant i shquar me lidhje në Holandë, Francë dhe Spanjë dhe duke ndjekur lëvizjet e tij u bë e mundur të zbulohej grupi kriminal. Gjatë hetimeve, u zbuluan lidhjet mes kësaj organizate me një tjetër, po nga Firence, e cila merrte sasi të mëdha hashashi dhe marihuanë nga Shqipëria, të transportuara me gomone në Grotte di Castro (Leçe) dhe më pas prej andej, përmes transportit rrugor në Firence, në zonën Campo di Marte, nga ku shitej më tej në zona të tjerë të Italisë si dhe në Gjermani”, raporton “La Nazione”.

E njëjta media raporton edhe për dy arrestime të tjera kyçe – Në Gjermani u vu në pranga një italian (falë bashkëpunimit me Eurojust), i kapur me 25 kilogramë marijuanë; në Firence u arrestua një tjetër me 80 kilogramë të së njëjtës lëndë narkotike.

Më tej, u arrestua në Pulia edhe kreu i një organizate kriminale duke drejtuar një furgon me 340 kg hashash dhe marihuanë.

Përveç trafikut të drogës nga Shqipëria përmes detit, hetuesit zbuluan dhe një linjë furnizimi nga Holanda në rrugë tokësore. Përveç organizatës në Shqipëri, edhe ajo në Holandë drejtohej nga shqiptarë. Ishte me qendër në Amsterdam dhe degë në veri të Italisë, të afta për të lëvizur qindra kg kokainë drejt gjithë Evropës Veriore, shkruan “toscanaindiretta“.

Gjatë hetimeve, janë arrestuar rreth 15 kilogramë kokainë, 120 kg hashash, 487 marihuanë, 217 bimë kanabis, gati 2 litra vaj hashash, 95.000 euro kesh, dy pistoleta, një pushkë, 7 automjete dhe miliona euro pasuri.

Operacioni në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme konfirmoi se këtë të hënë u finalizua operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST. Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta”, njoftoi SPAK.

Sipas të njëjtave burime, vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh që nga prokuroria llogaritet me vlerë 2.7 milionë euro.

Ndërkohë, operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive që sipas SPAK, kapin vlerën e 5 milionë eurove. Konkretisht, në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore. Operacioni i sotëm, shton SPAK, u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve italiane, gjermane, spanjolle dhe britanike.

Lexo edhe:

“Muratori”/ Trafiku ndërkombëtar i drogës, kush janë bosët e grupeve kriminale (Emrat)

https://boldnews.al/2024/02/05/operacioni-antidroge-kush-jane-65-shqiptaret-e-prekur-nga-masat-e-sigurise-emrat/

Etiketa: drogeItalispaktrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

18:35 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali

15:45 : 19/07/2025
AKTUALITET

Itali/ E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

08:35 : 19/07/2025
AKTUALITET

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025
AKTUALITET

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

15:43 : 18/07/2025
Para
Foto ilustruese

I dënuar me burg për drogë, arrestohet 46 vjeçari në Krujë - EMRI

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com