Anëtari i Kryesisë së PD Belind Këlliçi duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi aferën e inceneratorit të Tiranës theksoi se pronarët e vërtetë janë Rama dhe Veliaj. Këlliçi vë në dukje se biznesmeni shqiptaro-zviceran Blerim Hoxha që zotëron 40 për qind të aksioneve, ka lidhje të ngushta me Ramën e Veliajn dhe ka financuar fushatën e PS.
Këlliçi vë në dukje se Darbord dhe Metaj që janë pjesë e bordit drejtues të kompanisë së Blerim Hoxhës, figurojnë edhe në dy kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy që sipas tij janë faktuar si të financuar nga kompania Gunvor, një kompani që ndodhet në “listën e zezë” të SHBA pasi u përket oligarkëve rusë dhe ka lidhje me Putinin.
“Ajo çka ka qenë një risi në intervistën e Ahmetajt, është gjithçka që opozita ka denoncuar në lidhje me aferën e inceneratorët, është jo vetëm e faktuar me dokumente të panumërta, por faktohet me një dëshmi shumë të fortë, rrëqethëse të ish-nr.2 të qeverisë, krahut të djathtë të Edi Ramës për 15 vite në qeveri, Arben Ahmetaj.
Duke qenë se z.Ahmetaj ka qenë një nga personat që e ka bllokuar me një numër të caktuar dhe me një procedurë konstante financimin e inceneratorit të Tiranës, duke qenë se është individi që ka lënë gjurmë në këtë proces, sa i përket parregullsive, mungesës së kapaciteteve, dhe që ka arsyetuar më së miri pas ish-ministrit Shkëlqim Cani, që kjo ishte një sipërmarrje që s’mund të përballohej dot nga shteti shqiptar, dhe tashmë dëshmia e tij se Mirel Mërtiri është larguar përdhunshëm nga ky biznes, sigurisht ne kemi kohë që e themi që ai është përdorur si prestanome, dhe vetëm si fasadë, pasi pronarët pa mëdyshje tani janë Rama dhe është Veliaj. E tha Ahmetaj, e kemi thënë edhe me dokumenta.
Në këtë moment ka një zhvillim të ri, një emër që publikua nga Ahmetaj, Blerim Hoxha, një biznesmen shqiptaro-ziviceran që del në dokumente pas muajit maj 2022, kur ndërron edhe struktura e pronësisë mbi inceneratorin, ku 40 për qind i zotëron kompania zvicerane Ikare Holding roup, 40 për qind Franco Tosi Meccanica, që është e lidhur me regjimin e Tehranit, 20 për qind janë offshore.
Në 40 për qindshin e zotëruar nga Blerim Hoxha, ka një detaj interesant, kjo kompani tre drejtues kryesor dhe pjesëtarë të bordit ka Marigona Metaj në mos gaboj, Darbord dhe Hoxhën. Darbord dhe Metaj figurojnë edhe në dy kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy që janë të faktuar me dokumenta shqiptare, që janë financuar me miliona dollarë nga kompania Gunvor, një kompani e blacklist-uar nga administrata amerikane si një kompani e oligarkëve rusë dhe me lidhje të drejtpërdrejta me Putinin”.
Këlliçi akuzoi prokurorin Dritan Prençi se ka zhdukuar edhe provat që kishte faktuar Altin Dumani në korrik. Ai theksoi se ka dy rrugë “ose do shkojnë në burg Rama e Veliaj”, ose prokurorët.
“Këto që unë po them janë të faktuara me dokumente, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Pyetja a ka financime ruse për inceneratorin e Tiranës është shtruar për SPAK-un. Në momentin që këta persona e çuan në falimentim, për skrap ARMO-n, pikërisht këta individë figurojnë sërish në sipërmarrjen e inceneratorit të Tiranës, kur dihet që biznesmeni Hoxha është lidhje e ngushtë e Ramës dhe Veliajt, financuar i fushatave të PS, dyshimet janë mëse të forta dhe arsyeshme që kemi të bëjmë me një lidhje ruse në këtë aferë.
Në 7 vite është faktuar që janë paguar 110 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston dhe pyetja është ku kanë shkuar 110 milionë euro. Ka një pyetje që refuzon SPAK-u të përgjigjet, në momentin kur janë shkelur të gjitha ligjet e vendit dhe procedurat, kryebashkiaku ka marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak, dhe kryeministri dha 8 për qind bonus, si ka mundësi që shteti, SPAK-u nuk ndalojnë këtë kontratë që çdo ditë i vjedh qytetarëve të Shqipërisë të paktën 80 mijë euro. Si ka mundësi që SPAK-u nuk frenon këtë kontratë dhe nuk përgjysmon çmimin, kjo vjen se ka një marrëveshje të heshtur për ta mbyllur këtë aferë dhe për të shpëtuar pronarët realë që janë Rama dhe Veliaj. Unë e shoh daljen e Ahmetajt si mesazh të drejtpërdrejtë për të mbrojtur jetën e tij dhe të familjarëve. Kurrë nuk ka ndodhur që një zv.kryeministër të thotë që kryeministri më ka kërcënuar me jetë.
Ahmetaj e tha tekstualisht që unë do refuzoj të bëhem kokë turku për Ramën, ashtu siç u bë Koka, Tahiri, ashtu siç do bëhet Beqaj, ashtu siç u bë Bllako. Pikëpyetja e madhe shtohet te SPAK-u. Unë e them me përgjegjshmëri të plotë se kam depozituar të paktën 1200 faqe dokumente, screenshoot-e ku përmendet drejtpërdrejt Veliaj në mesazhe me Mërtirin, etj., dhe ende sot s’ka asnjë reagim. Është një drejtësi me regji, shpesh herë në drejtimin e Ramës dhe shpesh herë në drejtimin e Veliajt. Sot që ne flasim SPAK-u ka humbur shumë pikë në hetimin deri në fund të kësaj afere. Provat që unë kam depozituar do të vinin 100 për qind para përgjegjësisë Veliajn. Ai firmosi vet për të dhënë miratimin për inceneratorit pa marrë një vendim të Këshillit Bashkiak, siç e detyron ligji. Sepse në 2017 në Këshillin Bashkiak ishin ende këshilltarët e PD dhe LSI që ia pamundësonin kuorumin. Veliaj si pronar i këtij biznesi vendosi të futej vetë në lojë dhe e ndërroi vetë fatin e këtij koncesioni. Ai mori përsipër të lehtësojë edhe proceset e pronësisë, dhënies së lejes.
Është rekord europian, sepse flasim për qindra milionë të vjedhura, dhe aty ende s’ka një kapanon teneqeje, dhe jo më të ketë një incenerator. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, pjesën dërrmuese të provave s’i kam bërë publike, sepse do pres SPAK-un. Nëse Altin Dumani në korrik të vitit 2023 hetoi deri te pllakat e shtëpisë së Ahmetajt, punimet në shtëpi të partneres së tij, apo ish-gruas, i njëjti standard do duhet të përdoret në rastin e inceneratorit të Tiranës me Erion Veliajt. Por më absurdja, Altin Dumani në korrik të 2023 e përmend disa herë në dosjen e tij voluminoze 300 faqëshe emrin e kryetarit të bashkisë Tiranë, flet për përfshirjen e kryetarit të bashkisë dhe faktin që janë shkelur ligji për vetqeverisjen vendore, janë marrë kompetencat e këshillit bashkiak, dhe 6 muaj më pas në dhjetor, kur u lëshuan 15 urdhër-arreste Dritan Prençi zhduk edhe ato që prova që kishte faktuar Dumani në korrik”.