• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklaratat e Ahmetajt/ PD: Ish-krahu i djathtë i Ramës vërtetoi akuzat tona. Demaskoi SPAK-un!

14:01 : 02/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me intervistën e mbrëmjes së djeshme nga arratia të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj apo ministres Belinda Ballukut në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku sipas tij, kërkojnë ta bëjnë “kokë turku” për të vërtetat “e llahtarshme”.

Në një deklaratë nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi u shpreh se dje shqiptarët kanë dëgjuar nga vetë ish-krahu i djathtë i Edi Ramës se koka i aferës korruptive të inceneratorëve është vetë Edi Rama, ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj.

Sipas tij, me deklaratat e Arben Ahmetajt u vërtetuan  akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratike. Boçi deklaroi më tej se Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajes dhe SPAK si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar, shantazhuar e dënuar, kundërshtarët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës.

Ish-deputeti demokrat deklaroi se Ahmetaj rikonfirmoi lidhjet okulte politikë-media-drejtësi-krim, të cilat orientojnë, frymëzojnë dhe mbrojnë korrupsionin marramendës të Edi Ramës.

“Dje ai vërtetoi me zërin e një socialisti se vendi udhëhiqet nga një bandë narko-politike që kanabizoi vendin” – u shpreh Boçi, teksa shtoi se nuk e shfajëson Ahmetajn, por e inkurajon atë të kontribuojë për drejtësinë.

Lexo edhe:

Afera “Bankers”/ Bushati: Korrupsion në bashkëpunim me zyrtarët shtetërorë, njësoj si inceneratorët

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

DEKLARATË PËR MEDIA E N/KRYETARIT TË PD, LUÇIANO BOÇI

Të dashur qytetarë!

Dje shqiptarët kanë dëgjuar nga vetë ish-krahu i djathtë i Edi Ramës se koka i aferës korruptive të inceneratorëve është vetë Edi Rama, ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj, duke vërtetuar kështu akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratike.

Arben Ahmetaj faktoi se mbrojtësit kryesorë të vjedhjes së shekullit janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe skapistët e tjerë, të cilët të korruptuar nga Rama-Veliaj shkartisen dosjen e vjedhjes së shekullit dhe nuk hetojne procedurën antiligjore te prokurimit të firmosur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj por bëjnë koka turku sipas urdhrit të Rama-Veliaj.

Arben Ahmetaj dëshmoi mbrëmë se Mirel Mertiri nuk është pronar i djegësit të Tiranës, por është Erion Veliaj dhe se për zhdukjen e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, Dumani Kraja dhe organizata e tyre kriminale nuk hetojnë, sepse ato para janë vjedhë zhdukur nga Rama-Veliaj.

Krahas kësaj Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajes dhe SPAK si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar e burgosur, shantazhuar e dënuar, kundërshtarët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës, apo këdo që synon të thotë të vërtetën për bandën e tij narko-politike.

Pasi Dumani-Kraja u thanë shqiptarëve se nuk mund të sekuestrohet inceneratori, sepse na hedhin në Arbitrazh, pasi deklaroi se nuk dihet kush jane pronaret, sikur të ishte një shtet jashtë planetit, deri sot nga 130 milionë para të vjedhura për ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, nuk ka gjetur apo konfiskuar një qindarkë të vetme, vetëm se ato janë paratë e padronëve të tij.

Metodat e përdorura nga SPAK nën drejtimin e Partisë në pushtet, u demaskuan si metoda staliniste që nuk respektojnë asnjë ligj, të denja për hetuesinë e periudhës së diktaturës komuniste, duke e shndërruar atë në një aparat shtypës politik që vetëm drejtësi nuk bën.

Si ish ministër i qeverisë socialiste, qeveri që i bie gjoksit për reformën në drejtësi, Ahmetaj rrëzoi dhe iluzionet më të fundit të mbetura në këmbë ende për vetingun dhe rezultatet e kësaj reforme, e cila ka shendruar drejtesine ne njernen prej degve me te korruptuara te egzekutivit qe mbjell vetëm padrejtësi.

Ai rikonfirmoi lidhjet okulte politikë-media-drejtësi-krim, të cilat orientojnë, frymëzojnë dhe mbrojnë korrupsionin marramendës të Edi Ramës

Dje ai vërtetoi me zërin e një socialisti se vendi udhëhiqet nga një bandë narko-politike që kanabizoi vendin, e shpopulloi atë e korruptoi fund e krye dhe sot kontrollon çdo pushtet e institucion, që grabit milionat e pasurisë publike, që synon të eleminojë politikisht e madje deri fizikisht ata që thonë të vërtetën, pavarësisht krahut politik.

Prapa fasadave e fanfarave, fjalimeve figurative e dirigjimeve qesharake të Edi Ramës, shqiptarët kuptuan dhe njëherë se fshihen intriga, poshtërsi, ngulje thikash, vrasje politike e jo politike, ndarje parash e interesash të nivelit të basifondeve të botës së krimit.

Shqiptarët u njohën dhe njeherë, siç jua a ka bërë të ditur Partia Demokratike, se në krye të vendit është një grup i strukturuar kriminal që duhet të përfundojë në honet e burgjeve dhe honet e historisë.

Ne nuk shfajësojmë Ahmetajn, por e inkurajojmë atë të kontribuojë për drejtësinë.

Shqiptarët nga dje janë të bindur gjithnjë e më shumë se vendi ka rreshqitur drejt një autokracie kriminale që tenton të konfirmojë sundimin e saj duke kërkuar të eleminojë çdo opozitë.

Vendi është në rrezik!

Qytetarët duhet të reagojnë!

Partia Demokratike i bën thirrje çdo demokrati, çdo qytetari, çdo të riu e të reje që të ngrihen në këmbë.

Të nisim aksionin politik të bashkuar për të shpëtuar vendin dhe demokracinë.

Është koha e sakrificave!

O sot o kurrë!

Etiketa: Ahmetajinceneratoretintervistaluciano bociPD. Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Bushati: Korrupsion në bashkëpunim me zyrtarët shtetërorë, njësoj si inceneratorët

21:35 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

16:04 : 03/07/2025
AKTUALITET

Opozita kërkon debat për inceneratorët, Tabaku: Kuvendi të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive

10:41 : 03/07/2025
AKTUALITET

Meta e ‘pëson’ pas intevistës televizive, nuk do i lejohen aktivitet sportive për 10 ditë në burg

15:12 : 11/06/2025
AKTUALITET

OVERDOZË

12:21 : 11/06/2025
AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
Para

Gazetari: Humbja e 250 kg heroinë në Belgjikë, shkaku i vrasjes së djalit të "Buzdërrit" me snajper

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com