• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Plani i BE për të ndaluar trafikun e drogës/ DW: Kriminelët japin ryshfet dhe kërcënojnë punonjësit e porteve

12:22 : 31/01/2024
në BOTA

BE-ja synon një luftë më efikase dhe me vendosmëri kundër kontrabandës së drogës. Një aleancë e re e porteve synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore dhe atyre të ndjekjes penale në nivel europian.

Porti i Anversës në Belgjikë, i dyti nga madhësia në Europë, është kthyer në një pikë kyçe për transportimin e drogës. Presioni ndaj politikanëve europianë për të ndërmarrë masa që t’u mbyllen rrugët bandavë të kontrabandës së drogës është në rritje.

Për këtë është vendosur krijimi i një aleance europiane të porteve: „Ne po bashkohemi për të krijuar një rrjet që t’i japë fund një rrjeti tjetër: Ne po krijojmë një aleancë të porteve për luftuar kriminalitetin në të gjitha portet.

Të luftohet kriminaliteti vetëm në një port, kjo do të bënte që kriminelët të spostoheshin në një port tjetër”, theksoi një zyrtare e BE-së në Bruksel.

Lexo edhe:

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

Drogat vijnë kryesisht nga Amerika Latine, më së shumti nga Ekuadroi apo Kolumbia.

Mendohet se kriminelët mund të kenë paguar qindra mijëra euro ryshfete për punonjësit e porteve si dhe kanë kërcënuar ata e familjet e tyre për të mundësuar aksesin tek transportet e drogës.

Porti i Holandës, Roterdam është gjithashtu në fokusin e hetuesve. Vitet e fundit në Holandë, Belgjikë e vende të tjera europiane janë vrarë gjatë akteve të dhunës së bandave të drogës mjaft njerëz ndër ta edhe hetues e avokatë të njohur.

Por edhe Gjermania është e prekur, sikurse u shpreh së fundit ministrja e Punëve të Brendshme Nancy Faeser: Trafikimi i drogës ka depërtuar edhe duke përdorur portin kryesor të Gjermanisë në Hamburg, tha ajo.

Faeser tha më tej, se kartelet e drogës janë përgjegjëse “për një spirale të paimagjinueshme dhune” që drejtohet edhe ndaj gazetarëve e prokurorëve, të cilët kërcënohen me vrasje dhe se në Europë janë krijuar dhoma torturash.

“Ndaj unë dua veprim më të ashpër dhe më ndërkombëtar kundër tregtisë së kokainës dhe drogës”, tha Faeser.

Edhe një zyrtare e BE-së thekson, se „kur jetët e njerëzve shfrytëzohen si një mjet për biznese joshëse e shkatërrimtare, dhuna kulmon më keq se në filmat me mafie.

Sa më i fortë të jetë kundërshtari aq më kreativë, kooperativë e të guximshëm duhet të jemi ne me ligjet tona për t’iu kundërvënë atyre.”

Në aleancën e re të porteve synohet të forcohet gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kombëtare doganore dhe atyre të ndjekjes penale në nivel europian.

Kështu synohet të vendosen teknologji të reja si skanimi i kontejnerëve për të përmirësuar sigurinë. Por autoritetet nuk duan të bëjnë publike shumë detaje në mënyrë që kriminelët të mos kenë njohuri për këto plane.

Detyra është gjigante dhe autoritetet europiane e kanë të qartë që kjo luftë kërkon vullnet e këmbëngulje./DW

Etiketa: BEportetrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Para

Rama u hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura/ PD: Ligjin do e çojmë në gjykatë!

TË GJITHA

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025

Elhaida Dani: Mora kërcënime për jetën pas lidhjes me Ledianin në “DWTS”

15:56 : 29/10/2025

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com