• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Investim i zgjuar”/ Familja e ish-ministrit Tahiri futet në sektorin e ndërtimit

Ndërsa ish-ministri i Brendshëm vuante dënimim për shpërdorim detyre, bashkëshortja e tij ngriti një perandori të vogël biznesi me investime në sektorin e turizmit, estetikës, ndërtimit dhe transportit detar.

21:02 : 31/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

‘Eagle Residence’ është një projekt ndërtimi me njësi tregtare dhe apartamente në rrugën Tahir Kadare, pranë ish-sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë. Ky projekt nuk dallon në mënyrë të veçantë nga pallatet që po mbijnë në dy krahët e rrugës hyrëse të kryeqytetit, përveç faktit se është në pronësi të familjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Investimet e familjes Tahiri kanë tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. BIRN ka mësuar se kjo e fundit ka filluar prej disa muajve një verifikim të gjithë pasurive të Tahirit, familjarëve dhe personave të lidhur me të për të konkluduar lidhur me ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre apo nëse ka fshehje pasurie.

Megjithatë, Tahiri insiston se sipërmarrjet e bashkëshortes janë transparente dhe ato janë mbështetur në prona të trashëguara nga prindërit dhe kredimarrje nga banka.

“Trualli ku po zhvillohet ndërtimi, është truall i trashëguar brez pas brezi i familjes së gruas time,” tha Tahiri në një përgjigje me shkrim për BIRN, ndërsa shtoi se vjehrri i tij kishte lindur në tokën ku po ndërtohej pallati.

Ai theksoi se prona ishte shtetëzuar gjatë periudhës së regjimit komunist dhe ishte kthyer gjatë viteve 1990′ familjes së bashkëshortes – kohë nga e cila është shfrytëzuar për biznese shërbimi nga kunati.

Projekti në ndërtim Eagle Residence

“Gjatë komunizmit toka u shtetëzua dhe u rimor permes ligjit pas vitit 90,” tha ai. “Që nga ajo kohë, kjo pronë është shfrytëzuar për biznesin e kunatit tim për më shumë se 20 vjet – dy restorante dhe bar, dhe gjithashtu e shfrytëzuar për biznese të tjera të familjes së bashkëshortes,” theksoi Tahiri.

Në lidhjet me hetimet e SPAK, ish-ministri i Brendshëm theksoi se nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare por u shpreh i gatshëm “për të dhënë sqarime kur të jetë e nevojshme.”

SPAK nuk dha informacion deri në publikimin e këtij shkrimi, nëse është regjistruar hetim pasuror ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij.

Kompani të suksesshme

Ish-ministri Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia pas shtyrjes së vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Foto: LSA
Ish-ministri Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia pas shtyrjes së vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Foto: LSA
Saimir Tahiri, me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, i emëruar si ministrër i Brendshëm në qeverinë ‘Rama 1′, u dënua me 3 vjet e 4 muaj për “shpërdorim detyre” pas një procesi të gjatë, ku u akuzua nga prokuroria për trafik të narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit në shkurt të vitit 2022, ai u shoqërua për në ambjentet e paraburgimit të burgut ‘313′ dhe në vijim në burgun e Fierit.

Pasi kreu rreth 16 muaj vuajtje dënimi, Tahiri u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Elbasanit Matlida Fetahu, e cila pranoi kërkesën e tij për zëvendësimin e dënimit me burg, në “qëndrim në shtëpi”.

Kërkesa për lirimin e Tahirit u bazua në ekspertiza mjeko-ligjore në të cilat parashtrohej gjendja shëndetësore e tij dhe e bashkëshortes.

Avokati i tij, Maksim Haxhia pretendoi atëherë se Tahiri nuk mund të qëndronte më në qeli dhe se duhej të kujdesej për fëmijët në një situatë kur bashkëshortja ishte e sëmurë – kërkime që u gjetën të drejta nga gjyqtarja Fetahu.

Lexo edhe:

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie

Megjithatë, investimet e bashkëshortes së Tahirit gjatë viteve të fundit duket se tregojnë se ajo ka qenë mjaft aktive dhe e suksesshme në biznes.

Në deklaratat e interesave private të dorëzuara në Inspektoriatin e Deklaraimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikiti të Interesit, ILDKPKI nga viti 2010 deri në vitin 2018, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron një pasuri familjare me vlerë 23.2 milionë lekë, e cila përbëhej nga pasuri të patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likuiditete bankare prej 9.3 milionë lekë dhe kursime në ‘cash’ prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kanë qenë në masën 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e ish-ministrit Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Pas largimit nga puna të ish-ministrit për shkak të procesit penal, bashkëshortja e tij ka regjistruar një seri kompanish me aktivitet në fusha të ndryshme, të cilat sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtarë të Biznesit kanë rezultuar të sukseshme.

Afro një muaj para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga imuniteti për t’i lënë rrugë caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, më 4 prill të vitit 2018, bashkëshortja e tij, Fatlinda Tahiri kishte themeluar si ortake e vetme me një kapital prej 100 mijë lekësh shoqërinë Health Tourism Albania, HTC, me objekt veprimtarie “shërbime në fushën e mjekësisë dhe shëndetit për vendas dhe të huaj. Shërbime në specialitete të ndryshme mjekësore, vizita, konsulta, kontrolle mjekësore, ekzaminime etj.”.

Ndërkohë që Tahiri përballej me procesin penal, kompania HTC në pronësi të bashkëshortes së tij, ka blerë më 5 maj 2020 shoqërinë Constech group sh.p.k. për vlerën e kapitalit që kishte në atë kohë, në shumën 100 mijë lekë. Constech Group operon në fushën e ndërtimit.

Në vijim kompania ‘mëmë’ e krijuar nga bashkëshorjta e Tahirit në vitin 2018, ka investuar sërish duke themeluar më 16 qershor të vitit 2021 Lavender Clinic, me objekt shërbime mjekësore dhe estetike.

Më 7 dhjetor 2023, HTC me përfaqësuese Fatlinda Tahirin, në cilësinë e një prej tre ortakëve me 30% të kuotave, ka nënshkruar themelimin e shoqërisë ‘Albania Luxury Ferries’ sh.p.k., me kapital 1 milion lekë dhe me aktivitet transportin detar të udhëtarëve, si dhe agjenci turistike.

“Bashkëshortja ka nisur biznesin si agjensi për turizmin shëndetësor – aktivitet konsulence, e më pas, përmes nje kredie bleu për nje vlerë rreth 30 mijë euro një biznes estetike (Lavender Clinic) në vitin 2019, në një ambjent që edhe sot është me qera,” tha Tahiri. “Që nga blerja e deri me sot biznesi është rritur,” shtoi ai.

Ndërsa për kompaninë Albania Luxury Ferries, Tahiri theksoi se ai ishte një projekt i ri dhe “ka thuajse dy javë që është krijuar, dhe me asnjë ditë aktivitet.”

Kredi për investime

Më 17 tetor 2022, kompania Constech Group reklamoi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, fillimin e punimeve për ndërtimin e ‘Eagle Residence’.

Sipas tabelës informuese për projektin të vendosur në rrethimin e kantierit, leja e ndërtimit është miratuar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj më 1 nëntor 2021 dhe ka një afat prej 60 muajsh ose pesë vjet.

Trualli që po zhvillohet ka një sipërfaqe prej 4740 m2, ndërkohë që strukturat që po ndërtohen zënë 1888 m2. Një prej godinave është përcaktuar të jetë me 7 kate, ndërsa tjetra 4 kate.

Në tabelë shënohet se trualli i përket bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlinda Tahirit dhe babait të saj, Burhan Berishës, në cilësinë e përfaqësuesit të familjes bujqësore.

‘Investim i zgjuar’, shkruhet në tabelat informuese të vendosura përreth kantierit dhe shënohet se në Eagle Residence – që reklamohet si një pol i ri i Tiranës vetëm 3.3 kilometra nga qendra, do të ofrohen shërbime shëndetësore, si dhe do të ketë bare, restorante, apartamente e dyqane.

Aktualisht, në faqe online të njoftimeve shfaqen apartamente të nxjerra në shitje nga kjo kompani me çmim deri në rreth 1000 euro për m2.

Sipas pasqyrave financiare, shoqëria “Constech Group” ka një vlerë asetesh rreth 2.5 milionë euro. Investimi është financiar nga një kredi bankare rreth 700 mijë euro nga Raifeissen Bank.

“Kompania Constech është e lidhur vetëm me ndërtimin në rrugën 29 Nëntori,” tha Tahiri. “Ky ndërtim është zhvilluar ekskluzivisht përmes kredisë,” theksoi ai.

Kredia nga Raifeissen nuk është i vetmi borxh që ka marrë familja Tahiri. Ish-ministri pranoi së bashkëshortja ka marrë edhe një hua prej 80 mijë euro nga biznesmeni Julian Morina, ndonëse është e paqartë se për çfarë është përdorur.

“I ka dhënë borxh 80.000 euro, me kontratë noteriale dhe me transfertë bankare,” tha Tahiri, ndërsa shtoi se borxhi është kthyer në po të njëjtën mënyrë. “Rrethana më transparente nuk mund të ketë,” përfundoi ai.

/Reporter.al/

Etiketa: Eagle Residencendertimsaimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie

15:56 : 12/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth/ Shembet objekti dy katësh që ishte në ndërtim e sipër (VIDEO)

20:19 : 09/07/2025
AKTUALITET

“Flluska” e ndërtimit në Tiranë/ Agjenti imobiliar: Po “ftohet” tregu i shit-blerjes së apartamenteve

09:00 : 05/07/2025
AKTUALITET

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

16:15 : 02/07/2025
AKTUALITET

U arrestua dje në Francë, ekstradohet ish-truproja i Saimir Tahirit

13:32 : 02/07/2025
Para

La Liga/ Talenti 18-vjeçar i jep fitoren Barcelonës ndaj Osasunës (VIDEO)

TË GJITHA

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20:55 : 20/07/2025

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com