• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Nisma e AMA-s për matjen e audiencës, e dështuar

20:35 : 31/01/2024
në AKTUALITET

AMA organizoi një takim të dytë, ku mes propozimeve të bëra është ngritja e një Komiteti Teknik, ku do të matet audienca me qëllim rregullimin e tregut të reklamave. Sipas analistit Andi Bushati, nisma është e dështuar, pasi matjet e audiencës kanë vlerë në shoqëri demokratike, jo në ambiente ku loja luhet në mënyrë autokratike. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Bushati thekson se në Shqipëri reklamat jepen që kompanitë e mëdha të mos kritikohen dhe janë produkte klientelizmi, prandaj shton ai asnjë nga aktorët në treg s’e do matjen e audiencës.

“Është një ide e vjetër. Është diçka që e kanë gjithë vendet e zhvilluara. Thelbi i saj është që reklama të jepet në bazë të audiencës. A jepet sot reklama në Shqipëri në bazë të audiencës? Natyrisht që jo. Sot nuk jepet në bazë të audiencës, është një trafikim influence politike dhe ekonomike. Më tepër kemi një kastë të mbyllur, ku reklama jepet që kompanitë e mëdha të mos kritikohen. Është cilësia e naftës e keqe, askush të mos flasë për këtë, vdes një punëtor në minierë, askush s’duhet të flasë me këtë. Kjo ka lidhje me një kod ‘Omerta’-je ku dikush paguan për t’u mbrojtur në rastet kur shkel ligjin, në këtë kuptim është absurd matja e audiencës. Askush nga aktorët në treg s’e do matjen e audiencës, për sa kohë reklama jepet për klientelizëm, dhe jo si një produkt i pastër tregu. 
Problemi është produkti që do nxirret a do jetë i besueshëm. A kemi ne sot një kompani të besueshme sondazhi për zgjedhjet etj. etj., sepse i tillë është edhe matja e audiencës. Këtu gjithmonë njëra palë i kundërshton. E njëjta gjë do ndodhte edhe nëse dikush do bënte një matje audience për mediat. Sistemi ynë është i ngritur i gjithi për abuzim. Ne sot kemi media opozitare, që i merr policia financiare, mos i ço reklamë atij që shan qeverinë. Reklamën shqiptare s’e përcakton tregu. Edhe një matës audience është i pakuptimtë. Sondazhet, matja e audiences, janë produkte që kanë vlerë në një shoqëri demokratike. Në një ambient ku loja luhet në mënyrë autokratike, këto matës janë të pavlefshëm. Prandaj them që nisma e sotme është e dështuar”.

I pyetur nëse ka ndryshuar raporti i Ramës me mediat, Bushati shton:

“Qëllimi i tij final është të mos dalë në shesh e vërteta. Ne kemi parë një Ramë më agresiv, me fjalor më të ashpër, para disa vitesh se sa sot. Kjo s’vjen si pasojë e moderimit të Ramës, por si pasojë e zbutjes dhe moderimit të medias. Sa më shumë kohë Rama bën në pushtet, aq më shumë squllen dhe zbythen mediat”.

I pyetur nëse duhet të jetë TVSH pjesë e lojës së tregut, Bushati shprehet:

Lexo edhe:

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

“Fatkeqësisht në një shoqëri kapitaliste që ka të gjitha defektet e vetja të njohura, matja e tregut, audienca, është një e keqe e domosdoshme, në këtë kuptim edhe TVSH duhet të ketë një raport me audiencën. Por përveç audiencës televizioni publik duhet të ketë edhe mision edukues, aty duhet të gjenim më shumë programe kulturore. Unë mendoj që TVSH është ende një vegël në duart e pushtetit të radhës, dhe është shumë larg debatit se sa duhet të ketë ndikim audienca, dhe sa duhet të ketë interesi publik”.

Lidhur me intervistën e Ahmetajt nga arratia, që do të transmetohet nesër, Bushati tha se flitet për deklarata “bombë” nga ish-zv.kryeministri, por që sipas tij s’do kenë efekt te veprimet e SPAK.

“Nga fjalët që më thonë kolegët e mi, Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ‘bombë’ që do shkaktojë goxha zhurmë nesër kur të transmetohet. Por Shqipëria duke mos qenë një demokraci e pastër, jo çdo eveniment mediatik kthehet në një tërmet juridik, që të vërë në lëvizje SPAK-un. Ne kemi shumë fakte të reja për shumë ngjarje që dihen publikisht por SPAK-u nuk vepron. Nuk pres të kemi zhvillime të reja te inceneratorët për faktin që një dëshmitar i ri flet më shumë për herë të parë”.

Etiketa: AMAAndi Bushatimatja e audiences

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

Si ta zbulosh një kripto Ramist

20:37 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Votime shk*rdhatë”/ Bushati: Banda e SPAK u soll si certifikuesi qesharak në këto zgjedhje

22:34 : 22/05/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

12:26 : 22/05/2025
Para

Formacionet zyrtare/ Liverpool-Chelsea, ja vendimi i Pochettinos Armando Brojën

TË GJITHA

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që do të bllokohen sot dhe nesër në Tiranë

15:26 : 05/06/2025

Tabaku në Kuvend: Zgjedhjet e 11 Majit, mundësi e humbur për Shqipërinë

15:12 : 05/06/2025

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025

Hoti-Spiropalit: Notere e regjimit! Shijoi këto ditë se në shtator ke arrogancën e Belindës mbi ty

14:43 : 05/06/2025

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli

14:21 : 05/06/2025

Do t’i shiste lëndë narkotike një personi, vihet në pranga 36-vjeçari në Dibër

14:06 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com