• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjeku ‘kirurg robot’ i Ramës mund të merret i pandehur nga SPAK

11:41 : 30/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Vetëm pak orë pasi ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja kishte bërë adetin e paraqitjes në SPAK, si i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, për aferën e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, kreu i qeverisë Edi Rama dha një “premtim të madh” për të reja në sistemin shëndetësor. Do të sjellë mjekë robotë për të kryer operacione…

“Tani po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet. Kemi të gjitha arsyet të ndjehemi të inkurajuar dhe optimistë. Kemi shumë arsye konkretë për të besuar se Shqipëria e vitit 2030 do të jetë një vend me një shërbim shëndetësor që do t’u krijojë të gjitha shqiptarëve kushtet psikologjike”-tha Rama tre ditë më parë.

Një deklaratë e tillë në “perves-politikë” shkon si thikë në shpinën e çdo mjeku të ri apo studenti të mjekësisë. Shumë prej tyre, krahas orëve në punë kryejnë njëkohësisht kurse të gjermanishtes, si kandidatët e ardhshëm për t’iu bashkuar minjëra kolegëve që e kanë lënë këtë vend jo nga infrastruktura, por mungesa e shpresës.

Lexo edhe:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Janë mjekë, por sado të zotë të jenë në profesionin e tyre nuk e shërojnë dot “sëmundjen e Rilindjes”, e cila quhet korrupsion, propagandë dhe “pandemi konçesionare”.  Aktualisht, Shqipëria ka 16.47 mjekë për 10 mijë banorë, e cila është shifër të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë.

Po ashtu ky fenomen dhe problem i madh është edhe në infermieri. Kërkesat më të mëdha të studentëve për vitin akademik 2023-2024 ishin kryesisht për studime në infermieri. Mbi 90% e tyre të pyetur se përse kanë zgjedhur këtë degë shprehen se e shohin si mundësi vetëm për tu larguar jashtë vendit.

Politikat qeverisëse po largojnë mjekët e “gjallë” ndërsa në propagandë flitet për robotë që do i zëvendësojnë. Kjo është më shumë se një arsye për të vënë alarmin se po ikin të rinjtë e shkolluar, duke e lënë Shqipërinë e plakur edhe pa mjekë dhe infermierë. Nuk është më vetëm çështje page, por dinjiteti dhe mundësish të vrara nga mënyra qeverisëse dhe mbi të gjitha nga fyerja që u bëhet.

Si një vend çmendurish, nuk është çudi që të sajohet ndonjë robot si mjek që do thuhet se “bën mrekullinë” dhe se falë Ramës ia arritëm kësaj dite. Po as çudi fare nuk do jetë që telekomandën ta mbajë vetë kryeministri në duar dhe të pendohet se përse e hoqi “zorrën qorre” një vit më parë dhe jo tani që i erdhi roboti kirurg…

Nëse vjen, ky robot do të kryejë operacion me sitet kirurgjikale të konçesionit të Ilir Beqjas. Po ashtu “analizat e pacientit” do të dalin nga konçesioni i laboratorëve, një tjetër aferë që pritet të shpërthejë. Po sikur roboti të mësojë hiletë e elitës drejtuese dhe të kërkojë të jetë “kryetar i tenderave konçesionare” në Ministrinë e Shendetësisë? Këtu do të jetë edhe “risia” më e madhe që “roboti kirurg” mund të merret “i pandehur” nga SPAK nën akuzën e korrupsionit. Kjo mund të vlejë në një të ardhshme ndoshta shumë të largët, pasi për aq kohë sa ka “prokurorë robotë” që hapin e mbyllin dosjet të telekomanduara nga qeveria, rreziku nuk ekziston!

Etiketa: Edi RamaIlir Beqjamjeku robotspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025
Para

VIDEO/ Kërcyesi anglez humb jetën, u hodh nga kati i 29-të i një pallati

TË GJITHA

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025

Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

20:48 : 31/10/2025

Shkarkohet Bordin, Tirana prezanton trajnerin e ri

20:44 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

20:12 : 31/10/2025

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

20:12 : 31/10/2025

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com