• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi-grave demokrate: Po tregoni se ç’do të thotë të luftosh për të drejtat e tua

18:51 : 29/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, dhe Kryetarja e LDG, Albana Vokshi, në fjalën e saj të mbajtur në protestën kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha është shprehur se sot po kalojmë ditë të vështira për Shqipërinë, për demokracinë dhe pluralizmin.

Vokshi theksoi se për vite të tëra, nëpërmjet abuzimit me taksat tuaja, nëpërmjet lobimeve brenda dhe jashtë vendit, korruptimit edhe të agjentëve të FBI, Edi Rama u mundua ta eliminonte opozitën.

Deklarata

“Përshëndetje vëllezër dhe motra. Të dashur zonja, zotërinj, të dashur gra dhe burra qëndrestarë që këtë rrugë, rrugën e Sali Berishës, Rrugën e Shpresës e keni kthyer në foltoren e mendimit të lirë, në tribunën e fjalës së lirë. Falenderime pa fund për çdo burrë dhe grua. Falënderime pa fund për çdo të ri dhe të re që nuk kanë munguar në 29 ditë të kësaj proteste sublime. Një falënderim për çdo zonjë, për çdo nënë, për çdo grua, sepse ju keni sakrifikuar më shumë se burrat. Shpesh herë keni marrë fëmijët me vete sepse nuk keni pasur ku t’i leni. Shpesh herë keni sakrifikuar kohë nga përkujdesjet për fëmijët, burra apo familjarët. Keni vrapuar për të kapur urbanin në trafikun e çmendur të Tiranës apo të ecni me orë të tëra. Kam mirënjohjen më të thellë për secilën prej jush. E keni bërë këtë sakrificë jo vetëm për të shprehur mbështetjen e pakufizuar për liderin historik të PD, profesor doktor Sali Berishën, por ju të dashura gra dhe nëna keni dhënë një leksion shumë të çmuar për fëmijët tuaj. U keni treguar se ç’do të thotë të luftosh për të drejtat e tua. Jemi në regjim, kushdo që mendon se jemi në demokraci, e ka shumë gabim. Edi Rama ka instaluar një neodiktaturë. Sot po kalojmë ditë të vështira për Shqipërinë, për demokracinë dhe pluralizmin“, tha Vokshi.

“Sot po kalojmë ditë të vështira për Kushtetutën dhe parlamentarizmin. Edi Rama po mundohet të eliminojë parlamentarizmin si institucioni më i rëndësishëm. E keni marrë vesh që Edi Rama ka përjashtuar 19 deputetë të opozitës, që përfaqësojnë mbi 200 mijë votues. E ka bërë këtë vetëm pse ne protestuam dhe nuk pranuam farsën e një marrëveshje kulte Rama-Basha, një marrëveshje që ka nisur në resortet e jugut dhe ka vazhduar me takimet e fshehta Basha-Balla dhe tani i njëjti çift po mundohet që të kapë komisionin ad-hoc të reformës zgjedhore. Dhe kërkon që ne ta pranojmë. Po a mendoni se deputetët e opozitës reale do pranojnë një farsë-reformë elektorale? Do lejojmë që edhe njëherë zgjedhjet të dhunohen dhe të vidhen. Sepse ky është qëllimi i tyre, që të legjitimojnë vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme. Por grupi parlamentar i opozitës së vërtetë është i vendosur të vazhdojë aksionin opozitar për të përfaqësuar interesat tuaja. Ndaj jemi të gjithë këtu sot në këtë foltore, që në fakt është foltorja e qyetarëve të lirë, e qëndrestarëve të guximshëm. Për vite të tëra, nëpërmjet abuzimit me taksat tuaja, nëpërmjet lobimeve brenda dhe jashtë vendit, korruptimit edhe të agjentëve të FBI, Edi Rama u mundua ta eliminonte opozitën. Ia arriti deri diku me ish-kryetarin, për fatin tonë të keq, të PD, Lulzim Basha. E dobësoi PD-në, hoqi institucionin e vlerave dhe të votës. Por një gjë e kishin bërë gabim, rikthimin më të fuqishëm se kurrë të Sali Berishës”, shtoi.

Lexo edhe:

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

“Nuk e kishin llogaritur Sali Berishën, i cili jo vetëm e rithemeloi PD-në, jo vetëm riktheu sistemin e votës, por riktheu shpresën që PD dhe çdo forcë tjetër opozitare reale mund të bëhet forcë fituse, forcë qeverisëse. Kjo është arsyeja pse të gjitha pushtet që kontrollon sot Edi Rama, edhe ai i drejtësisë, kanë pasur një betejë kundër Sali Berishës. Sot kemi liderin e opozitës në arrest shtëpie pa akuzë. Në cilin vend të botës ndodh kjo? Vetëm në regjimin e Edi Ramës. Pse mbahet i arrestuar Sali Berisha? Sepse Edi Rama është i tmerruar nga Sali Berisha. Sepse Edi Rama është i tmerruar nga institucioni i të vërtetave që ngriti Sali Berisha. Ndaj sot, Sali Berisha është i arrestuar pa akuzë sepse Edi Rama kërkon që ta izolojë atë nga ne? Po a mund të ndodhë kjo? Shih sa shumë jemi këtu, por edhe qindra e mijëra të tjerë që na ndjekin, por ndoshta nuk kanë guximin të vijnë këtu. Jemi në një regjim dhe sot për fat të keq, për kryeministër kemi të birin e atij që ka firmosur për varjen e një poeti vetëm pse i shkruajti lirisë, të drejtave. Jemi në një regjim sepse për fat të keq janë rikthyer të njëjtët apo bijtë e tyre me të njëjtat metoda si të Sigurimit të Shtetit. Kanë futur edhe sistemin monstruoz të patronazhimit, jam e sigurt se edhe këtu kemi patronazhistë, por i kanë bërë llogaritë gabim sepse ju jeni qëndrestarët e fjalës së lirë. Sot kemi një qeveri një lukuni të babëziturish. Edi Rama ka instaluar një regjim dhe nuk do të ndalet. Por do e ndalim ne, jemi më të fortë se kurrë për të ndalur këtë regjim që na shkel të drejtat. Sot jemi shumë, nesër do jemi akoma më shumë. O sot, o kurrë! Zoti ju bekoftë”, përfundoi Vokshi.

Etiketa: albana VokshiPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Rama i pashpresë”, Berisha për protesën: Rrethim epik i epiqendrës së krimit

12:42 : 22/06/2026
Para

Epidemiologu Alimehmeti: Fruthi ngjitës 4 ditë para shenjave

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet