• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Të arrestuarit nga SHBA për mashtrim iu kërkua financim për inceneratorin e Tiranës

12:27 : 26/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike denoncoi ketë të premte se firma përfituese e inceneratorit të Tiranës, me pronare realë Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton sipas SPAK, i ka kërkuar financim një të arrestuari në SHBA për mashtrim financiar.

Në një dalje nga selia blu, Belind Këllici deklaroi se kompanisë “Ethos Asset Management INC” i është kërkuar 100 mln euro financim nga “Geogenix BV” – kompania mëmë e firmës përfituese e koncesionit të Tiranës. Ai publikoi një dokument sipas së cilit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë ”Ethos Asset Management Inc” është arrestuar në SHBA për ngritjen e një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me persona të tjerë.

Këlliçi solli në vëmendje një denoncim 8 muaj më parë, lidhur me mungesën e fondeve nga firma përfituese e koncesionit, për financimin e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës.

“Kur u miratua kjo kontrate koncensionare, sipas propozuesve përfitimi kryesor i shtetit ishte se kjo kompani, zotëronte me kapitale të sajat 140 milionë euro, mjaftueshëm për të ndërtuar inceneratorin të cilin shteti me fondet e tij, nuk mundej dot ta realizonte këtë vepër. Me këtë argument u përzgjodh skema e PPP. Por çfarë thonë dokumentet e publikuara nga ne? Ne një dokument të datës 9 dhjetor të vitit 2022, kompania mëmë në Hollandë ‘Geogenix BV’, i drejtohet Ethos Asset Management INC, me adrese San Diego Kalifornia, përfaqësuar nga Carlos Manuel da Silva Santos, të quajtur “Project summary”, ku specifikon se totali i investimit për ndërtimin e Inceneratorit në Landfillin e Sharrës është 141 milionë euro. Faza e pare është 28 milionë euro, nga te cilat janë financuar 22 milionë euro dhe nevojiten të financohen me borxh edhe 113 milionë euro të tjera. Kur kam bërë këtë denoncim, i jam drejtuar jo vetëm organeve ligjzbatuese, por edhe qeverisë shqiptare për të prishur këtë kontrate, pasi ishte e miratuar mbi fakte të rreme dhe dokumente te falsifikuara”, tha Këllëçi.

Anëtari i kryesisë së PD-së publikoi një dokument të autoriteteve amerikane lidhur me arrestimin për mashtrim ndaj CEOS-s së firmës që iu kërkua financim për inceneratorin e Tiranës.

Lexo edhe:

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

“Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtesisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim.  Hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations”, tha Këlliçi.

Më tej, ai paralajmëroi publikimin e dokumenteve të reja dhe u shpreh i bindur se pas aferës për inceenratorin e Tiranës fshihen kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj.

“Kompania mëmë në Holande e Inceneratorit fantazme, “Geogenix”, tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29-vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombëtar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Grupi i Eksperteve pranë PD, po vazhdon të analizojë shumë dokumente të reja për këtë çështje. Në ditët në vijim, ne do të bëjmë transparencë për fakte dhe dokumente të reja. SPAK nuk mundet më të fshihet dhe të bëjë sehir për këtë aferë. Askush nuk do të kishte guximin të hynte në marrëdhënie te tilla financiare, pa garancinë e pagesave mujore, të cilën mund ta jepte fillimisht Edi Rama, e ndërkohe sot e jep këtë garanci i vetëm, Erion Veliaj. Të mos harrojmë se vetëm para 1 muaji, në Buxhetin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj miratoi 12 milionë euro pagesë për Inceneratorin vetëm për vitin 2024”, u shpreh.

Deklaratën e mbylli me një apel drejtuar kreut të SPAK për intensifikim të hetimeve.

“I bej thirrje urgjente sot Drejtuesit te SPAK z. Altin Dumani, të shfrytëzojë të gjitha marrëveshjet që ka me Agjencitë Ligjzbatuese në SHBA e më gjerë, të nisë disa Letër Porosi, në shtete si Çeki, Turqi dhe Qipro, në lidhje me këto fakte të reja, për hetimin e thelluar të kësaj skeme financiare piramidale, e cila tashme është e faktuar përtej çdo dyshimi, që i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe kërkon të fusë në territorin shqiptar fonde, burimi i të cilave nuk dihet”, tha Këlliçi.

1
2
3
4
5
6
7
8

Kërkesa për financim nga “Geogenix BV” drejtuar “Ethos Asset Management INC”

 

Etiketa: Belind KëlliçiErion Veliajinceneratori i tiranesPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025
AKTUALITET

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
Para

Aksident në Berat, shoferi përplas të moshuarin - EMRI

TË GJITHA

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com