• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

VOA: Maqedonia e Veriut pritet të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar

19:33 : 25/01/2024
në RAJONI

ryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhanë sot dorëheqje nga postet e tyre për t’ia hapur rrugën formimit të qeverisë së përkohshme teknike. Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut qeverinë pritet ta drejtojë një shqiptar dhe ky do të jetë zoti Talat Xhaferi i Bashkimit Demokratik për Integrim. Qeveria teknike pritet të miratohen të dielën deri në mesnatë.

Dimitar Kovaçevski ia dorëzoi shërbimeve të parlamentit dorëheqjen nga detyra e kryeministrit, duke respektuar kështu ligjin që kërkon formimin e qeverisë teknike njëqind ditë para zgjedhjeve. Me dorëheqjen e tij, e gjithë qeveria është në largim, por pothuajse të gjithë ministrat e Lidhjes Social Demokrate, të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Aleancës për Shqiptarët mbeten po të njejtit që do të vazhdojnë detyrën në qeverinë teknike.

Në qeverinë e përkohshme teknike do të marrë pjesë VMRO-DPMNE-ja e opozitës me dy ministra dhe tre zëvendësministra që sipas kushtetutës njihen si “zëvendësministra plotësues”.

Kryeministri në largim, Kovaçevski shpreson të fitojë zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe sërish të marrë postin e kreut të qeverisë. Ai tha se kishte qenë nder, krenari dhe përgjegjësi për të që ta drejtonte Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi nevojën që shteti të ruajë rrugën strategjike, që është orientimi properëndimor dhe partneriteti me SHBA-të dhe që qeveria teknike “të kujdeset për qytetarët, sikur gjatë dy viteve të kaluara”.

“Kisha përgjegjësinë që ta drejtoj qeverinë gjatë një periudhe të jashtëzakonshme me turbulenca ndërkombëtare, por para së gjithash turbulenca ekonomike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë”, u shpreh zoti Kovaçevski duke vlerësuar se qeveria e tij ia ka dalur me sukses t’i kapërcejë këto sfida.

Lexo edhe:

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

Mijëra protestues në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Në krye të qeverisë teknike do të vijë Talat Xhaferi, kryetar i deritashëm i Parlamentit. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar, megjithëse me një mandat të përkohshëm prej 100 ditësh.

Sipas marrëveshjes midis dy partnerëve të koalicionit qeverisës, LSDM dhe BDI, vendin e kryetarit të parlamentit do ta marrë Jovan Mitrevski, i cili është kryesues i grupit të deputetëve social-demokratë. Ndërsa, Artan Grubi vendin e Zëvendës-kryeministrit të parë do t’ia lërë Bojan Mariçiçit, i cili është i ngarkuar me çështjet e integrimeve evropiane. Zoti Grubi mbetet zëvendëkryeministër për Sistem politik dhe marrëdhënie me komunitetet.

VMRO-ja opozitare e merr Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe ka propozuar Pançe Toshkovskin dhe Ministrinë e Çështjeve sociale me Gjoko Vellkovskin në krye të saj. Opozitës maqedonase i takojnë edhe tre zëvendësministra (plotësues): në Ministrinë e Financave, të Shoqërisë Informatike dhe të Bujqësisë.

Zoti Xhaferi, ndërkohë pas dhënies së dorëheqjen pritet ta njoftojë presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, i cili duhet t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë teknike:

“Me datë 27 (janar) i mandatuari duhet t’ia dorëzojë Parlamentit propozim-programin dhe propozim-përbërjen e qeverisë (teknike) dhe me këtë hapet rruga që me datë 28 janar, që përkon me ditën e 100-të para ditës së zgjedhjeve, të zgjidhet qeveria”, tha Talat Xhaferi, Kryetar në largim i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

VMRO-ja e opozitës ka paralajmëruar se nuk do ta votojë zotin Talat Xhaferi për kryeministër, një gjë që mund të sjellë për rrjedhojë komplikime të tjera, me që edhe BDI-ja në atë rast nuk do të votonte anëtarët e VMRO-së në kabinetin qeveritar e njësoj do të vepronte edhe Lidhja Social-Demokrate, siç ka njoftuar kryetari i saj, Kovaçevski.

VMRO-ja dorëheqjet i quan “fillimin i fundit të Lidhjes Social Demokrate dhe të BDI-së”.

Procedurat për fomimin e qeverisë teknike duhet të përfundojnë deri në mesnatën e të dielës, më 28 janar. Kjo do të jetë qeveria e tretë teknike që del si zotim nga Marravëshja e njohur si e “Përzhinës”, të arritur në vitin 2015, që u bë për shkak të heqjes së dilemave nga mundësia e manipulimit të zgjedhjeve, me emërimin e eksponentëve të opozitës në kabinetin qeveritar./VOA

Etiketa: kryeministermaqedonia e veriutqeveriteknike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026
AKTUALITET

Mijëra protestues në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

19:07 : 20/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri

22:43 : 19/06/2026
AKTUALITET

I dënuar me 10 vjet burg për lidhje me klanet napolitane, shqiptari arrestohet në Maqedoninë e Veriut

11:42 : 19/06/2026
AKTUALITET

Denar Biba i Konkurencës, “trimërohet” para deputetëve: Nuk dua t’i jap llogari asnjë institucioni (VIDEO)

12:06 : 11/06/2026
AKTUALITET

Ish oficeri “urdhër” protestuesve: Mos e lëshoni frontin

20:29 : 10/06/2026
Para

"Turp të kesh gënjeshtar"/ Berisha sulmon Dumanin: Do të shporrim bashkë me Ramën. Më i korruptuari!

TË GJITHA

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026

Selin Bollati nis projektin e ri, prapaskenat me DJ Gimbo bëhen virale

13:44 : 25/06/2026

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

13:37 : 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

13:34 : 25/06/2026

Rëndohet bilanci i tërmetit në Venezuelë, shkon në 164 numri i viktimave

13:17 : 25/06/2026

“S’jemi zëdhënës të protestuesve”/ Bardhi: Refuzimi i debateve, shkelje e rregullores së Kuvendit

13:11 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetnakitbahisjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet