• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sulltani” i Maliqit i jep 1.8 mln € firmës së pastrimit “Korsel” që u përjashtua për dokumente false!

14:27 : 25/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gëzim Topçiu ka “harruar” datën kur është ulur në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Maliqit. Aktualisht, ai është në mandatin e 7-të në atë bashki, ndërkohë që më parë është thirrur “Beu”. Më pas, kur fitoi mandatin e 5-të, nofka i ndryshoi në “Pashai i Maliqit”. Por, “gradat” iu shtuan dhe aktualisht ai është as më pak e as më shumë por “Sulltani i Maliqit”. Megjithëse Maliqi është një nga qytezat më të varfëra të Shqipërisë, teksa shumica e banorëve janë me ndihmë ekonomike, ai qëndron kryelartë në atë pozicion, teksa banorët po largohen dita-ditës brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Madje, “akuza” ka pasur edhe nga një biznesmen që ka investuar në atë zonë, ku Topçiu i siguroi se do të kishte punëtorë, por nuk i dërgoi askënd. Ndërkohë, ai vijon në atë detyrë duke firmosur përditë dhënie ndihmë ekonomike me qëllim mbushjen e kutive të votimit. Një skemë e pastër, ku rezulton se më shumë se gjysma e buxhetit të kësaj bashkie shkon për rroga dhe për ndihmë. Mësohet se administrata e kësaj bashkie është fryrë së tepërmi, teksa janë krijuar drejtori edhe të kota. Gjithsesi, i vetmi person që ka kontroll të plotë është Topçiu, i cili firmos dhe vendos se kujt do t’i japë tenderin e radhës.

Njoftimi i fituesit të tenderit të pastrimit të qytetit të Maliqit

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Bashkia e Maliqit i ka dhënë një tender prej 1.8 milionë euro firmës “Korsel”. E njëjta firmë që u skualifikua nga tenderët se kishte paraqitur dokumente false. Atë që s’e bëri dot Raqka i Korçës e bën vetë Topçiu, i cili me këtë tender ka synuar që ta “rehabilitojë” këtë firmë, të gjetur me shkelje të mëdha dhe një nga të preferuarat e eksponentëve të mazhorancës. Në vitin 2022 kjo firmë u skualifikua për 18 muaj nga tenderët, pasi kishte paraqitur dokumente false në një procedurë tenderuese në Tiranë.

Lexo edhe:

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

Tender 700 mijë euro/ “Albascan” merr “çertifikatë pastërtie” nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

Që prej asaj kohe, “Korsel” ka qenë në hije, teksa ka vijuar me kontratat që ka pasur në fuqi, në Korçë, Sarandë, Elbasan etj. Por, edhe në këto qytete ka pasur probleme me pastrimin. Mësohet se kjo firmë i ka pasur lidhjet me të forta në Korçë, ku ka fituar tenderat e pastrimit që nga viti 2012. Tashmë zhvendoset pak më në veri të Korçës, në qytezën e Maliqit për të synuar që të fitojë procedurat në ato bashki, pasi ka “mbështetje” të madhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Dokumenti i mësipërm i është drejtuar firmës “Korsel”, për tenderin me objekt “shërbimi i pastrimit, grumbullimit, largimit të mbetjeve urbane dhe gjelbërimit për Bashkinë Qendër Maliq dhe Njësitë Administrative Libonik, Pojan, Vreshtas, Pirg”. Afati i kësaj kontrate është plot 4 vite, edhe pasi Topçiu të jetë larguar nga drejtimi i kësaj bashki. Ligji i ri për Qeverisjen Vendore e ka përcaktuar se maksimumi i mandateve është 3 dhe Topciu, që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ka fituar 3 mandate. Por, jo kontratat dhe “nderet”, pasi ai po bën procedura tepër të gjata, që t’i ketë gjendje edhe gjatë “pensionimit”. Mësohet se firma “Korsel” ka ofertuar 154.369.528 lekë pa TVSH. Një nga 3 firmat në garë nuk dha ofertë, ndërkohë që ajo që dha, firma “GRIALD” u skualifikua nga gara.

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al dhe vendimi i skualifikimit të kësaj firme nga pjesëmarrja në tendera

Redaksia e BoldNews.al ka investiguar disa herë vendimmarrjet e bashkive për këtë firmë. Madje, vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar skandalin ku në tenderin 6 milionë USD të pastrimit të zonës 2 janë përdorur dokumente të falsifikuara. Por, deri më sot, për këtë skandal të madh, asnjë person nuk është hetuar dhe arrestuar. As zyrtarë dhe përfaqësues të firmës private. Skandali i ngjason tenderit të Unazës së Madhe, ku u përdorën dokumente false. Dhe, kjo procedurë u “kopjua” nga vartësit e Lalit, të cilët kanë pranuar me sy mbyllur dokumentet e ngarkuara nga firma private.

Por, nëse KPP ka faktuar falsifikimin e dokumenteve, ku kanë qenë vartësit e Lali Erit? Apo janë bërë palë dhe kanë lejuar veprimet? A mbajnë përgjegjësi këta zyrtarë që kanë shpallur fitues të një tenderi një firmë me dokumente false? Në shkrimin e atëhershëm, BoldNews.al citonte se ishin bërë vetëm hetime administrative, por e çuditshme ishte se asnjë organ akuze nuk kishte vepruar deri më tani. Madje as në këtë kohë, kur e njëjta firmë që përdori dokumente false vijon të fitojë tendera dhe para’ publike!

Etiketa: firme pastrimigezim topciuKorselMaliqtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

18:09 : 15/07/2025
AKTUALITET

Tender 700 mijë euro/ “Albascan” merr “çertifikatë pastërtie” nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

10:17 : 13/07/2025
AKTUALITET

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita

12:17 : 10/07/2025
AKTUALITET

Tiranë–Durrës, qeveria kujtohet që është emergjencë kur degradimi arrin kulmin! Hapet tenderi

12:59 : 09/07/2025
Para

47 deputetë të opozitës kërkesë Nikollës: Të ndryshohet përbërja e "Zgjedhores"

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com