• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli lë në fuqi masën e arrestit për Berishën, Gjokutaj: Vendim politik

09:13 : 25/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Apelit la në fuqi masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, një ditë pasi gjykata dëgjoi argumentet e palëve.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj paralajmëroi ankim të masës në Gjykatën e Lartë, ndërsa e cilësoi vendimin politik. Sipas tij, qëllimi është izolimi i Berishës.

“Unë ju thashë dhe dje, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares u shqyrtua pas marrjes së vendimit për Berishën, është një gjë absurde. As më shumë e as më pak, Gjykata e Apelit vërtetoi që u dekriptua përfundimisht qëllimi politik i mbajtjes në izolim të zotit Berisha. Pasi për SPAK-un dhe për Gjykatën Anti-Korrupsion nuk ka rëndësi nëse ai paraqitet ose jo, nëse ai jep shpjegime apo jo, është në dispozicion të procesit apo jo, qëllimi është që ai të izolohet. Zoti Berisha erdhi një ditë para gjykimit, Gjykata e shtyu sot, nuk e kuptova arsyen. Ka bërë dhe një gabim tjetër, se nuk është shprehur për kërkesën për përjashtimin që ne kemi animuar bashkë me vendimin.Beteja vazhdon! Ajo e shpalli vendimin, nuk kemi ça presim…Do të rekursohet vendimi i Apelit”, deklaroi Gjokutaj.

Berisha është nën arrest shtëpie që prej 30 Dhjetorit pasi akuzohet për korrupsion pasiv në procedimin penal për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vetë kryedemokrati i ka quajtur akuzat ndaj tij të motivuara politikisht nga kundërshtari i tij politik, kryeministri Edi Rama. Ndërsa procedurën e ndjekur ndaj tij deri në ashpërsimin e masës së sigurisë e ka cilësuar antikushtetuese.

Lexo edhe:

Berisha: Autorët e Rinasit të lidhur me qeverinë, Sheqeri u shpërblye me spaletat e oficerit të AMP

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

Dy ditë më parë, kryedemokrati u pyet për herë të parë nga prokurorët e SPAK lidhur me procedimin penal. Në një prononcimn për gazetarët pas daljes nga SPAK, Berisha tha se nuk u paraqit asnjë provë kundër tij, por vetëm akuza-mashtrime.

Javën e kaluar, Prokuroria e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-kryeministrit për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai vlerësuan se ligji nuk e parashikon miratimin e një kërkese të tillë. Lidhur vendim që është apeluar nga Berisha, kryedemokrati është shprehur se nuk ishte kompetenca e prokurorisë për ta marrë, por gjykata.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Autorët e Rinasit të lidhur me qeverinë, Sheqeri u shpërblye me spaletat e oficerit të AMP

13:00 : 13/11/2025
AKTUALITET

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

10:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Atentati në Rinas, provë që mafia dhe qeveria janë bërë një!

10:45 : 13/11/2025
AKTUALITET

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, caktohet data e seancës

10:34 : 13/11/2025
Para

E pazakontë/ Shkuan për të bërë denoncim, dy gratë rrahin policen

TË GJITHA

Berisha: Autorët e Rinasit të lidhur me qeverinë, Sheqeri u shpërblye me spaletat e oficerit të AMP

13:00 : 13/11/2025

Vokshi: Nuk kemi asnjë informacion mbi buxhetin për integrimin në BE

12:57 : 13/11/2025

SPAK: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

12:54 : 13/11/2025

Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj, nëna e shqiptarit që u gjet i djegur në Greqi ndërron jetë!

12:42 : 13/11/2025

Rama mbërrin në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni/ 16 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

12:38 : 13/11/2025

Buxheti i 2026/ Presidenca kënaqet edhe me 14 milionë lekë më pak

12:29 : 13/11/2025

Minatorët e Spaçit në Komision, Bardhi: Kompania nxjerr fitime falë djersës së tyre, nuk mund të cenojë të drejtat

12:25 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com