• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vini nën hetim INSTAT-in

15:10 : 24/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Klodian Tomorri

Në vitin 2011, Instituti i Statistikave realizoi censusin e kohës. Puna në terren për mbledhjen e të dhënave u krye gjatë muajit tetor 2011, në intervalin nga 1 deri në 30 tetor, në të njejtën periudhë me vendet e tjera europiane.

Në atë kohë Shqipëria ishte më e pazhvilluar se sot, ndërsa teknologjia më e prapambetur. Të dhënat u mblodhën me letër përmes intervistimit derë më derë. INSTAT angazhoi mbi 15 mijë punonjës për Censusin nga të cilët 12 mijë e 500 ishin anketues në terren, të cilët mblodhën të dhënat derë me dërë në 740 mijë njësi ekonomike familjare.

Megjithatë, më pak se dy muaj nga përfundimi i mbledhjes së të dhënave në terrën, në 21 dhjetor 2011, INSTAT prezantoi për publikun rezultatet paraprake të censusit, të bazuara në një përllogaritje jopërfundimtare të individëve, Njësive Ekonomike Familjare, banesave dhe ndërtesave të numëruara. (Lexo këtu dhe këtu).

Censusi i radhës në Shqipëri ishte programuar në vitin 2020. Por INSTAT dhe qeveria e shtynë me 3 vjet për arsye nga më të ccuditshmet. Gjithsesi, puna në terren filloi në tetor 2023. Por këtë herë infrastruktura ishte shumë më e modernizuar se 12 vjet më parë. Të dhënat nuk u mblodhën me letër, por në mënyrë dixhitale.

Lexo edhe:

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

Rriten aksidentet në punë, 117 persona të aksidentuar gjatë vitit 2024

Instituti i Statistikave kontraktoi mbi 8 mijë tableta për anketuesit në terren me një kosto totale prej 1.6 milionë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar. Këtyre u shtohen dhe kostot e tjera operative duke e ccuar buxhetin total të shpenzuar për censusin në rreth 15 milionë euro.

Së dyti, Sistemi Informativ Gjeografik sot është shumë modern se sa 12 vjet më parë.  Megjithatë, edhe pse me një buxhet më të madh, ndonëse me një infrastrukturë totalisht të dixhitalizuara, INSTAT nuk i raporton të dhënat.

Teorikisht të dhënat kryesore të Censusit, si numri i popullsisë, ai i banesave si dhe disa treguesë të tjerë duhet të ishin gati për raportim që në momentin e përfundimit të mbledhjes së dhënave në terren. Kjo pasi ndryshe nga 12 vjet më parë, INSTAT-it nuk i është dashur të skanojë mbi 2 milionë pyetësorë.

Shtyrja e publikimit të rezultateve të Censusit për në qershor të këtij viti nga ana metodologjike dhe proceduriale është e paarsyeshme. Nëse në vitin 2011, rezultatet kryesore u shpallën për më pak se 2 muaj, askush nuk mund të gjejë logjikë se pse në vitin 2023 duhen 9 muaj.

Në këtë pikë kushdo ka të drejtë të dyshojë se qeveria dhe INSTAT po fusin duart tek të dhënat. Sali Berisha, i cili këtu është në terrenin e tij të preferuar, deklaron se nga regjistrimi ka rezultuar që në Shqipëri kanë mbetur më pak se 1.5 milionë banorë, ccka do të thotë që në një dekadë popullsia rezidente e Shqipërisë është rrudhur me 47.7 për qind.

Ne nuk do ta dimë dot nëse kjo është e vërtetë. Por dimë një të vërtetë tjetër. Që tani rezultatet e Censusit janë të paragjykuara. Jo për shkak të akuzave që Doktori di t’i hedhë me shumicë, por për shkak të vetë INSTAT dhe veprimeve të tij.

Shqiptarët e dinë se qeveria e tyre nuk ka një raport shumë miqësor me të vërtetën dhe me integritetin e të dhënave dixhitale, që nga përdhunimi i TIMS-it e deri tek nxjerrja e të dhënave sensitive të qytetarëve në pazar. Ndaj që Censusi të mos shtrëmbërohet, dikush duhet të vërë nën hetim INSTAT-in. Manipulimi i statistikave zyrtare është një krim shumë i rëndë. Dhe dyshimet janë të forta.

/Kapitali.al/

Etiketa: censusINSTATKlodian Tomorri

Lajme të lidhura

Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".
AKTUALITET

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025
AKTUALITET

Rriten aksidentet në punë, 117 persona të aksidentuar gjatë vitit 2024

15:27 : 14/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Moska akuzon Kievin për rrëzimin e avionit ushtarak rus

TË GJITHA

Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha sot në SPAK për “Partizanin”

08:59 : 17/11/2025

U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

08:40 : 17/11/2025

“Parlamenti para Kryeministrisë”/ Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e PD-së

08:40 : 17/11/2025

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

08:30 : 17/11/2025

Studimi/ Njerëzit që flasin më shumë gjuhë, plaken më ngadalë

08:30 : 17/11/2025

Sot seanca paraprake për Metën, vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo

08:22 : 17/11/2025

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com