• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’ka sjellë përgjigje Kadastra”, noterja mashtronte qytetaren: Ato lekë janë mundi i tre brezave

22:12 : 24/01/2024
në AKTUALITET

Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11 vitesh ka blerë një apartament 2+1 në kompleksin Fishta, Edra 06 me administrator Sait Fishta. Por ajo nuk po pajiset me certifikatë pronësie. Zonja thotë se ka paguar 58 milionë lekë dhe 3600 euro për pajisjen me hipotekë që do ia bënte noterja Valbona Hajdari në vitin 2021. Pranvera tregon për “Stop” se noterja vetëm justifikohet.

Në takimin me gazetaren e emisionit, noterja Valbona Hajdari thotë se ka aplikuar për certifikatë pronësie në Kadastër që në vitin 2021, por në sistem, sipas saj, nuk ka asnjë përgjigjje. Drejtori i Kadastrës së Shkodrës Deart Qorri na tregon se noteres i ka vajtur përgjigje me postë manualisht në 12 gusht 2021 dhe ajo vetë e ka firmosur që e ka tërhequr. Në përgjigjen e Kadastrës thuhet se kjo pronë është me kufizime që në momentin që është shitur dhe pa iu hequr kufizimet nuk mund të regjistrohet.

Deart Qorri: I ka vajtur kjo përgjigje.

Gazetarja: Kur i ka shkuar përgjigjja pas aplikimit?

Deart Qorri: 12 gusht 2021.

Lexo edhe:

“Aty ka gafa për në burg”/ Ndërtuesi dhe noterja shesin apartamentin dy herë

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Gazetarja: I ka vajtur manualisht?

Deart Qorri: Po.

Gazetarja: Që do të thotë me postë?

Deart Qorri: Po, ja lidhjen e postës ku e ka që mos të thotë s’kam marrë përgjigje noterja, e ka marrë përgjigjen dhe përgjigjja është kjo.

Gazetarja: Noterja Hajdari, e ka firmosur vetë kjo zonja?

Deart Qorri: Po, përgjigjja thotë ka kufizim kjo pronë.

Gazetarja: Çfarë do të thotë ka kufizim prona?

Deart Qorri: Pasuria kufizohet deri në realizimin e kontratës së këmbimit, do të thotë që ka një kontratë këmbimi me pronarët e truallit, ka një kufizim dhe pa hequr këtë kufizim, normalisht noterja s’duhet ta bënte fare kontratën e shitjes.

Me këtë fakt emisioni “Stop” përball noteren Hajdari, e cila nuk di ç’të thotë për shkeljen e saj ligjore.

Valbona Hajdari: Në sistem e kisha unë…

Gazetarja: Çfarë domethënë? Është manualisht. E dyta, të dalim te problematika. Zonjë e nderuar, si keni bërë një kontratë shitjeje juve, një qytetari, një pronë që është e bllokuar, ma sqaron? Me kufizime?

Valbona Hajdari: Me pronarët e truallit se është kryer, kemi bërë deklaratën.

Gazetarja: Jo, jo të lutem. Një pronë me kufizime nuk mund të realizohet kontratë shitjeje dhe ti notere e nderuar je në shkelje.

Valbona Hajdari: Një minutë, a mundesh të presësh pak?

Gazetarja: Sigurisht. Nga korriku 2021  ti nuk merrje dot një përgjigje nga Kadastra ndërkohë unë erdha brenda një ore, mbaj në punë sot gjithë hipotekën, ditë e premte, ora 3 për të më dhënë përgjigjen tënde  që ti duhet të ma jepje.

Valbona Hajdari: Nuk kam asnjë koment këtu unë.

Gazetarja: Të lutem, zonjë e mirë mirë këtë se mbaje mend që e kishe marrë si përgjigje.

Valbona Hajdari: S’e mbaj mend.

Gazetarja: Të lutem si e ke shitur në këto kushte?

Valbona Hajdari: Po desha të t’i dëftoja me dokument moj zonjë.

Gazetarja: Po nuk ke të drejtë ti si notere të shesësh një dokument të bllokuar, ti si notere në momentin që vijnë dy palët, firma e ndërtimit me qytetarin, ti shikon njëherë, kjo prona çfarë statusi ka?

Valbona Hajdari: Çfarë do të fitosh prej meje se mirë që po e thua?

Gazetarja: Je në shkelje.

Valbona Hajdari: Okej.

Drejtori i Kadastrës shpjegon se firma e ndërtimit mund të zgjidhë problemin duke arritur një marrëveshje me pronarët e truallit për të hequr kufizimin. Qytetarja bën apelin e saj kundrejt firmës.

Pranvera Çoçja: Unë i bëj një thirrje nëpërmjet “Stop”-it zotit Sait Fishta, më liro pronën nga pronarët ekzistues dhe unë të marr atë që më takon. E kam me mund e me djersë. Të lutem shumë se një ditë më ke thënë veç një ditë merre, ne e bëjmë tapinë. Kaluan 11 vjet e gjysmë, të lutem shumë. Ato lekë janë mundi i tre brezave, jo vetëm djersa ime dhe e tim shoqi. Të lutem shumë!

Etiketa: Deart QorriKadastramashtronnoterjaPranvera ÇoçjaqytetarenValbona Hajdari:

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Aty ka gafa për në burg”/ Ndërtuesi dhe noterja shesin apartamentin dy herë

21:10 : 16/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kadastra “ngatërron” dy herë rrugën me lagjen, qytetarja s’merr shtëpinë e saj

21:17 : 26/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025
AKTUALITET

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

16:28 : 06/09/2025
Para

Kievi “pranon” rrëzimin e avionit rus me robërit ukrainas: Nuk e dinim

TË GJITHA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com