• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetarët denoncojnë shërbimet e “One Albania”, Veliaj i jep tender gjysëm milioni euro për trafikun

10:55 : 24/01/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kompania e shërbimit të telefonisë së lëvizshme, “One Albania”, është vënë në qendër të akuzave kohët e fundit për një mori problemesh. Mijëra qytetarë janë ankuar për mungesë shërbimesh, duke nisur nga sinjali dobët, shkëputje interneti apo edhe prishje të sistemit. Akuza ka pasur edhe nga abonentë të cilët kishin paguar faturat, por në sistemin e tyre dilnin debitorë. Pavarësisht se kishin fatura të lëshuara nga bankat apo institucionet e tjera, sërish këta qytetarë u endën për shumë javë në dyert e kësaj kompanie. Por, përpos këtyre problemeve, çfarë bëjnë institucionet shtetërore? Natyrisht, në një vend normal, shteti duhet të ishte ngritur në këmbë për të mbrojtur konsumatorin, popullin, sovranin. Por në këtë rast, vetë shteti i jep të tjera miliona nga paratë e këtyre abonentëve. Pra, i jep tendera!

Faksimile: Bashkia e Tiranës e ka shpallur fitues kompaninë “One Albania” për tenderin e monitorimit të trafikut

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e tenderit “ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë” për nevoja të Autoritetit Kontraktor Bashkia Tiranë. “Ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë ‘VODAFONE ALBANIA’ me vlerë të ofertës pa TVSH prej 40.563.341 lekë dhe “ONE ALBANIA” me vlerë 40.383.527 lekë pa TVSH” thuhet në këto dokumente.

Sipas tyre, firma “VODAFONE” është skualifikuar pasi në preventiv s’kishte disa shërbime si objekt kontrate. “Operatori ekonomik nuk i është përmbajtur formatit të preventivit (pa vlerë) të publikuar nga AK, por ka ofertuar një çmim të përmbledhur nën zërin ‘Dark FO, SIM’” thuhet në këto dokumente. Sipas tyre, duke marrë shkak se tipologjia e shërbimeve, objekt kontrate është e ndryshme, çmimi i ofertuar në total e bën të pamundur identifikimin e çmimeve për secilën tipologji.

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për dyfishimin e vlerës së tenderit të monitorimit të trafikut në Tiranë

Disa javë më parë, redaksia e BoldNews.al denoncoi se një nga problematikat më të hasura në kryeqytet është trafiku i rënduar. “Megjithëse institucionet shtetërorë, administrata apo edhe shkollat janë pushim, sërish pjesa më e madhe e akseve është në trafik, duke rënduar kostot e qytetarëve për të lëvizur. Por, kjo s’e ka penguar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që të bëjë tendera të kotë. Realizojnë tendera vetëm për monitorimin e trafikut. Një tender i bërë edhe vitin e kaluar, por që në vitin 2023 i është dyfishuar vlera” thuhej në këtë denoncim. Në vjeshtën e 2023, Bashkia e Tiranës ka lajmëruar Agjencinë e Prokurimit Publik se ka në plan të bëjë një tender për të monitoruar trafikun në kryeqytet. Objekti i procedurës së prokurimit ishte “ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë e Tiranës”. Fondi limit i kësaj procedure është 41.666.667 lekë, ose mbi 400 mijë euro. Po në vitin 2022 a është bërë një tender i ngjashëm?! Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Veliaj ka bërë një tender të ngjashëm edhe në 2022-shin. Objekti ishte i njëjtë “ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut”. Në vitin 2022 tender kishte një vlerë sa gjysma e këtij aktuali, pra 200 mijë euro. Në atë kohë fitues u shpall kompania “ALBTELECOM” me një vlerë 18.676.960 lekë. Dy firmat e tjera që garuan i s’kualifikuan.

Ndërkohë, ky tender është në konflikt të plotë interesi pasi marketingu i “One Albania” menaxhohet nga kompania e vëllait të Veliajt, GOGEL.

Etiketa: Erion VeliajgogelONE Albaniatendertrafiku ne tirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

09:54 : 21/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
Para

Rrëzohet avioni ushtarak rus, mbi 70 të vdekur

TË GJITHA

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

21:39 : 27/10/2025

Blendi Fevziu: Drejtësia është në kaos, askush nuk mban përgjegjësi

21:35 : 27/10/2025

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

21:26 : 27/10/2025

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqen zvarrë

21:16 : 27/10/2025

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

21:04 : 27/10/2025

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com