• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U gjet me pantallona të ulura/ Hetimet për vrasjen e Bledar Dedjas, hakmarrje ose një takim i shkuar keq

10:23 : 22/01/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Mediat italiane kanë zbardhur detajet nga hetimet e autoriteteve rreth vrasjes së 39-vjeçarit Bledar Dedja, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i masakruar me thikë me plagë të shumta në kokë dhe në gjoks, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, Treviso, Itali

Bledari ishte resident në Asolo dhe u gjet i vrarë nga një mik i familjes. Sipas mediave vendase, trupi , iu gjet i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale. Ishte goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me majën e thikës. Një nga goditjet i kishte shpuar edhe një mushkëri.

Në krahë kishte dhe plagë tipike të atyre që përpiqen të pengojnë goditjet. Dedja duket që është përleshur me autorin por fatkeqësisht nuk ka mjaftuar. Sipas raportimeve mediatike, ai është gjetur me pantallona të ulura. Autopsia do të vërtetojë nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale apo jo. Njëqind metra larg vendit ku u gjet trupi i pajetë ishte dhe makina e tij, një Mercedes Benz i bardhë Class B, i parkuar në anë të shtegut.

Një zonë ideale për t’u takuar, veçanërisht në mbrëmje, larg syve kureshtarë. Një nga pistat që po ekzaminohet nga hetuesit është pikërisht ai i një përplasjeje që përfundoi me gjak. Por nuk mund të përjashtohen hipoteza të tjera, si ajo e lajres së hesapeve. Arma e vrasjes nuk është gjetur ende.  Policia po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Dedja, kishte shkuar në Itali njëzet vite më pare. Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai rezultonte i zhdukur që prej pasdites së të shtunës, 20 janar. Hera e fundit kur u pa ishte në restorant-piceri Borso del Grappa, ku punonte si kopshtar dhe pastrues. Pastaj ai nuk u kthye më në banesën e tij. Telefonata e fundit, ishte me kunatën e tij, në orën 16:15, kur ai sapo kishte mbaruar turnin.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

Të dielën kishin planifikuar të shkonin për të peshkuar me një shok të tij. E kishin lënë të takoheshin në orën 02:00 të mëngjesit. Ku kishte shkuar në banesë Bledari nuk kishte dalë dhe as nuk i ishte përgjigjur telefonatave apo mesazheve. Edhe bashkëshortja e tij është përpjekur ta telefonojë. Celulari ka qenë i hapur deri në orën 03:00 dhe më pas asnjë sinjal.

Në atë moment nisën kërkimet. Mendimi i parë ishte për një aksident të mundshëm, ndaj kontaktuan urgjencën më të afërt, atë në Bassano. Por asgjë. Pas një nate pa gjumë, mëngjesin e djeshëm, familjarët e tij kanë shkuar për të denoncuar zhdukjen e tij në komisariat, duke vijuar ndërkohë kërkimet. Ka qenë miku i tij Marco Barbi ai që ka vënë re makinën e 39-vjeçarit në rrugë. Ishte ora 09:30. Njëqind metra më tutje, në mes të shkurreve, ishte trupi i Dedjes i mbuluar me gjak.

Policia do të ekzaminojë rrobat dhe makinën për të gjetur ndonjë gjurmë apo ADN të autorit. Në vendngjarje u gjetën dhe gjurmë gjaku dhe pikla gjaku tregues se Bledar Dedja mund të jetë përleshur me autorin/ autorët

Ende nuk dihet shumë se çfarë ka ndodhur por nga gjurmët e gjakut lihet të kuptohet për një takim që ka përfunduar në debat dhe më pas në vrasje. Mendohet se viktima mund të kenë mbërritur në vendin e ngjarjes me të njëjtën makinë.  Policia po verifikon kontaktet e 39 vjeçarit, tabulatet telefonike si dhe imazhet e telekamerave të instaluara në zonë.

Dedja nuk ishte emër i panjohur për policinë. Njihej për disa precedente të vogla, por familjarët dhe kolegët e tij e përshkruajnë si djalë mjaft punëtor dhe baba i mirë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë orët e fundit të jetës së Bledarit. Çfarë ndodhi dhe me kë u takua? Kjo është ajo që hetuesit po përpiqen të zbulojnë. Ndërkohë që nesër trupi i tij do i nënshtrohet autopsisë

Etiketa: Bledar DedjahakmarrjeItalipantallona te uluratakim i shkuar keqthikevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025
BOTA

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025
AKTUALITET

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

14:58 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë, 4 të arrestuar! U gjenden para e bizhuteri ari

10:30 : 07/11/2025
AKTUALITET

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (EMRI)

09:25 : 07/11/2025
Para

Pushojnë reshjet e shiut dhe borës, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

TË GJITHA

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com