• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: Veliaj tallet me SPAK, dy drejtoreshat e kallëzuara për shkelje i promovon si nënkryetare bashkie

14:37 : 22/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kryer një akt talljeje dhe poshtërimi ndaj SPAK-ut. Për këtë deklaratë, Këlliçi iu referua vendimit të Veliajt për të emëruar Frida Pashakon dhe Jonida Halili si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi i konsideroi ato si përfaqësuese të korrupsionit bashkiak, teksa deklaroi se Pashako dhe Halili janë subjekte të SPAK për shkak të kallëzimeve të opozitës në dy raste të veçuara.

Ish-deputeti demokrat tha se Frida Pashako është kallëzuar nga opozita për rastin e tjetërsimit dhe falsifikimit të të dhënave për pronat e përfituara në kundërshtim me ligjin, nga kompania ‘Arlis Ndërtim’, për kompleksin ‘Square 21’, të ndërtuar mbi truallin e ish-Policisë Bashkiake.

Ndërsa, për Jonida Halili, Këlliçi u shpreh se ajon ë relacionin drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj, figuron si pika kyçe e Bashkisë Tiranë, në përllogaritjen e të ardhurave që duhet të përfitonte koncesioni korruptiv i inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Këlliçi tha se me këtë standard poshtërimi ndaj SPAK, Erion Veliaj fakton se personat e vetëm që mund të preken nga drejtësia në këtë vend, janë ata për të cilët partia shtet të jep leje. Sipas tij, fakti që këto dy zonja promovohen dhe nuk hetohen, flet shumë për standardin e organeve te reja të drejtësisë.

Lexo edhe:

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI

Të nderuar qytetare,

Kur të gjithë ju prisni që organet e drejtësisë së re, më në fund të bëjnë punën e tyre dhe reagojnë për vjedhjen e shekullit përmes Inceneratorit fantazmë të Tiranës, Erion Veliaj, me një akt talljeje dhe poshtërimi ndaj SPAK, ka emëruar dy zv. kryetaret e reja të institucionit me te korruptuar në Europë, Bashkise Tiranë, përkatësisht, znj. Frida Pashako dhe znj. Jonida Halili.

Të dyja këto shtetase, përfaqësuese të korrupsionit bashkiak, janë subjekte të SPAK për shkak të kallëzimeve tona në dy raste të veçuara. Frida Pashako është kallëzuar nga opozita për rastin e tjetërsimit dhe falsifikimit të të dhënave për pronat e përfituara në kundërshtim me ligjin, nga kompania ‘Arlis Ndërtim’, për kompleksin ‘Square 21’, të ndërtuar mbi truallin e ish-Policisë Bashkiake.

Një marrëveshje kryekëput korruptive e Bashkisë Tiranë me këtë subjekt, ku negociatat dhe miratimi ka ardhur nga vetë znj. Pashako, atëherë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Territorit e cila shpërbleu në një akt të paprecedentë, ndërtuesin e 7 kateve pa leje në zemër të Tiranës, përballë zyrës së Erion Veliajt, famozin Armand Lilo.

Për këtë kallëzim SPAK ende e ka gojën e mbyllur.

Shtetasja Jonida Halili, e cituar me këtë titull nga vetë Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, në relacionin drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj, figuron si pika kyçe e Bashkisë Tiranë, në përllogaritjen e të ardhurave që duhet të përfitonte koncesioni korruptiv i inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Në muajin maj të vitit 2018, Jonida Halili i dërgon një e-mail Taulant Tushës, drejtorit të bërë tashme kurban nga Erion Veliaj.

Në këtë e-mail janë përllogaritjet e parave të koncensionarit dhe ky e-mail përfundon nga Taulant Tusha, tek vetë Klodian Zoto. Fakt ky i cituar nga Altin Dumani, por i fshehur nga prokurori Dritan Prençi në dosjen hetimore të Tiranës.

Kjo shtetase jo vetëm që nuk merret në pyetje apo nën hetim nga SPAK, por në një akt karshillëku dhe talljeje ndaj organit të akuzës, emërohet tashmë si numri 2 i Bashkisë Tiranë.

Me këtë standard poshtërimi ndaj SPAK, Erion Veliaj fakton se personat e vetëm që mund të preken nga drejtësia në këtë vend, janë ata për të cilët partia shtet të jep leje. Fakti që këto dy zonja promovohen dhe nuk hetohen, flet shumë për standardin e organeve te reja të drejtësisë.

Këto fakte, të përmendura sot në këtë deklaratë, i janë nisur zyrtarisht Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani dhe sërish gjej rastin të garantoj qytetarët e Tiranës, se atje ku nuk guxon të shohë SPAK, shohim ne.

Partia Demokratike do vijojë të verë në dijeni zyrtarisht këtë strukturë për çdo fakt penal dhe me pas barra e provës bie mbi vetë organin e akuzës.

Deri me sot, nga ajo që kemi parë, rezulton se SPAK thjesht është shndërruar në trupën mbrojtëse të një strukture kriminale qeverisëse, të drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Etiketa: bashkieBelind KëlliçiErion VeliajFrida PashakoJonida Halilinenkryetarepromovonspakte kallezuaraTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

08:21 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
AKTUALITET

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
Para

Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore

TË GJITHA

Izraeli sulmon Gazën pas arritjes së armëpushimit

09:02 : 10/10/2025

I dënuari për drogë tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Rinas! Kush është 55-vjeçari me dy emra

08:55 : 10/10/2025

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

08:46 : 10/10/2025

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Filipine, lëshohet paralajmërim për cunami

08:32 : 10/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

08:21 : 10/10/2025

Këmbimi valutor 10 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:10 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com