• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreziqet e turizmit shëndetësor në Shqipëri, rikthehen frikshëm skemat e Forex

09:02 : 20/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar të turizmit shëndetësor, sidomos atij dentar. Fqinjët e Italisë janë klientët kryesorë. Por, zhvillimi i shpejtë mbart dhe rreziqe. Aktorët e tregut theksojnë se duhen kontrolle mbi sektorin, për cilësinë e ofrimit të shërbimeve, mbi çmimet e një sërë problematikash që shoqërojnë këtë proces, në mënyrë që ky bum të mos kthehet në bumerang. Skemat e dikurshme forex janë kthyer në agjenci të turizmit shëndetësor, që ofrojnë ndërlidhjen me mjekët/klinikat këtu dhe fenomeni po merr përmasa të frikshme, shkruan Deada Hyka në Monitor.

Nuk përbën më habi për të gjithë ne që të ecim rrugëve të Tiranës dhe të ndeshim italianë, të vetëm apo në grupe. Shumëkush mund të mendojë se jehona e turizmit vijon ende në javët e para të dhjetorit. Por, arsyet lidhen ngushtësisht me …turizmin dentar.

Ditëve të fundit ekziston një diskutim, mbështetur edhe nga kronika italiane mbi cilësinë e shërbimeve në Shqipëri, në lidhje me ndërhyrjet e ndryshme estetike ose dentare, të cilat janë tërheqëse për shkak të çmimit të lirë.

Përtej këtij diskutimi, klinika të shumta në vend vazhdojnë të operojnë, në një treg të lirë, por të parregulluar me një ligj të posaçëm.

Bashkimi i ofertës turistike dhe kapacitetit të rritur të shërbimeve shëndetësore e ka shndërruar Shqipërinë vitet e fundit në një destinacion të pëlqyer, për ata që janë në kërkim të një përvoje të pazakontë të turizmit shëndetësor. Por jo vetëm për përvojën.

Lexo edhe:

Trafikonin armë në Shqipëri, arrestohen 2 kosovarë, sekuestrohen 8 pistoleta

Debati Rama-Farage/ Lubonja: Show me IA! Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese

Çmimi duket se ka qenë arsyeja kryesore e ofertës tërheqëse të vendit tonë.

Aktualisht, ka investime në infrastrukturën e shëndetit që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend. Partneritetet ndërkombëtare dhe certifikimet e arritura kanë bërë një ndryshim pozitiv në imazhin e turizmit shëndetësor shqiptar.

Bashkëpunimet me qendra prestigjioze shëndetësore dhe përfitimi i certifikimeve të njohura ndërkombëtare kanë krijuar një mjedis besimi për vizitorët.

Kjo ka ndihmuar në tërheqjen e një audience më të gjerë ndërkombëtare, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të pëlqyer për ata që kërkojnë shërbime shëndetësore.

Ndërsa industria e turizmit shëndetësor po zhvillohet, është e rëndësishme të adresojmë sfidat dhe të shohim përpara. Ka gjithmonë edhe një anë tjetër të medaljes për t’u parë.

Siguria e shëndetit dhe ruajtja e mjedisit natyror janë sfida të cilat kërkojnë angazhim të përbashkët dhe strategji afatgjata. Por jo vetëm kaq.

Aktorët e tregut gjithashtu theksojnë se duhen kontrolle mbi sektorin, për cilësinë e ofrimit të shërbimeve, mbi çmimet e një sërë problematikash që shoqërojnë këtë proces, në mënyrë që ky bum të mos kthehet në bumerang.

Sipas tyre, sfida kryesore është siguria e shëndetit.

Një tjetër problematikë, sipas komunikimeve me disa aktorë tregu, është nevoja për trajnime të vazhdueshme për personelin shëndetësor.

Për të ruajtur cilësinë dhe standardet e larta të shërbimeve, personeli duhet të jetë i trajnuar dhe i përgatitur për të ofruar trajtime dhe këshilla të specializuara. Investimet në zhvillimin e kapaciteteve profesionale janë të domosdoshme për të siguruar një përvojë cilësore për vizitorët.

Një aspekt tjetër i problematikave të tregut është menaxhimi i turizmit në mënyrë të qëndrueshme. Një rritje e shpejtë e numrit të vizitorëve mund të ketë ndikime negative në mjedisin natyror, duke kërcënuar ekosistemet lokale dhe trashëgiminë kulturore.

Ekspertët, në këtë rast, deklarojnë se është e rëndësishme të hartohen politika dhe strategji që nxisin turizmin e qëndrueshëm, duke përfshirë praktika të orientuara nga eko-turizmi dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Konkurrenca me vende të tjera turistike dhe nevoja për të ruajtur një imazh pozitiv janë sfida të tjera që mund të ndikojnë në zhvillimin e turizmit shëndetësor në Shqipëri.

Për të përballuar këto sfida, një strategji e mirëpërcaktuar e marketingut dhe promovimit është e nevojshme, duke përfshirë përdorimin e mediave sociale dhe promovimin e përvojave unike të ofruara nga destinacioni.

“Nëse Shqipëria do të arrijë të mbajë një balancë të qëndrueshme midis zhvillimit të turizmit shëndetësor dhe mbrojtjes së mjedisit dhe kulturës, ka të gjitha mundësitë të bëhet një lider në këtë sektor në rajon.

Por rruga për të arritur atje, është e gjatë dhe nuk mund të bëhet vetëm nga një ose disa aktorë seriozë të tregut.

Përvoja e turizmit shëndetësor në Shqipëri mund të jetë një histori e suksesi, nëse do të ketë strukturim, mbështetje e mbikëqyrje të tregut nga autoritetet, duke ndikuar në rritjen e ekonomisë, zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe promovimin e pasurisë kulturore dhe natyrore të vendit.

Në këtë rrugë, bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekspertë ndërkombëtarë dhe implementimi i praktikave të qëndrueshme do të jenë kyç për suksesin e industrisë së turizmit shëndetësor në Shqipëri”, – deklaroi Gent Dulja, drejtuesi i një agjencie ndërmjetësimi, “Medical Tourism Albania”./MONITOR

Etiketa: shëndetësorShqiperiturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikonin armë në Shqipëri, arrestohen 2 kosovarë, sekuestrohen 8 pistoleta

12:30 : 04/07/2025
AKTUALITET

Debati Rama-Farage/ Lubonja: Show me IA! Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese

21:45 : 03/07/2025
AKTUALITET

Sipërfaqja me të mbjella ulet ndjeshëm, shqiptarët po braktisin punimin e tokës

18:02 : 03/07/2025
AKTUALITET

Korriku përvëlues! Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën

17:08 : 03/07/2025
AKTUALITET

Klima, BB: Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem

12:28 : 02/07/2025
AKTUALITET

Bilanci i krimit: Në 6 muaj 19 vrasje, ende të pazbardhura 6 atentate

15:36 : 01/07/2025
Para

Fier/ Theu xhamin e dyqanit dhe vodhi paratë, policia në kërkim të grabitësit

TË GJITHA

Vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij, zbardhen detaje të reja rreth aksidentit tragjik

16:14 : 04/07/2025

FOTO/ Masakër mjedisore! Lumi Fan bëhet i kuq nga ndotja e fabrikës së bakrit! Ngordhin gjallesat

16:10 : 04/07/2025

E rëndë në Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

16:05 : 04/07/2025

Skënderbeu pranë akordit me mesfushorin e Sassuolos

15:52 : 04/07/2025

Aksident i rëndë në Shkodër, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur

15:50 : 04/07/2025

Biseda telefonike me Putin, Macron: Rusia dhe Ukraina janë ende larg armëpushimit

15:47 : 04/07/2025

Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës

15:45 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com