• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Argumentat pro e kundër/ Rasti “Berisha”, Kushtetuesja “kyç” derën për opozitën

21:15 : 19/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata Kushtetuese i vuri vulën arrestimit politik të ish-kryeministrit Sali Berisha. Mjafton një element fare i thjeshtë.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në emrin e tij personal dhe të grupit të Lulzim Bashës, bashkoi votat me deputetët e Edi Ramës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për të autorizuar arrestimin e Berishës.

Ndërkohë, bashkëjetuesja e tij, gjyqtarja kushtetuese Marsida Xhaferllari, është pjesë e shumicës së kolegëve të saj që rrëzuan kërkesën e një të pestës së deputetëve, për intepretimin e Kushtetutës nëse masat ndaluese ndaj Berishës duhej të kalonin më parë nga Parlamenti apo jo.

Praktikisht, Alibeaj firmos dhe Xhaferllari vulos. Por, natyrisht, ky është elementi më banal i një vendimi tërësisht politik të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Kjo e fundit ka zgjedhur orët e vona të pasdites së të Premtes për të zbardhur argumentat se përse nuk pranoi të merrte në shqyrtim konfliktin e kompetencave mes Parlamentit dhe Prokurorisë e Gjykatës së Posaçme.

Thelbi i konfliktit është: a duhej të merrte Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme autorizimin nga Parlamenti, para se të aplikonte masat e sigurimit “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim për dalje jashtë shtetit” të deputetit Sali Berisha?

Kërkesa u depozitua nga një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, i cili përbën kuorum të nevojshëm për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Shumica e Kushtetues i mbyll derën opozitës

Vendimi i Kushtetueses është marrë me një shumicë absolute votash, 8-1 për moskalimin e çështjen në seancë gjyqësore. Është një qasje thuajse identike e gjyqtarëve kushtetues, sa herë që duan t’i shërbejnë përulësisht Edi Ramës dhe maxhorancës së tij.

Shumica e Gjykatës Kushtetuese që ka votuar kundër kërkesës së një të pestës së deputetëve, përbëhet nga kryetarja Holta Zaçja, dhe anëtarët Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marjana Semini dhe Fiona Papajorgji.

E vetmja që ka dalë në pakicë dhe që ka mbrojtur qëndrimin se Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtonte konfliktin e kompetencave është gjyqtarja Sonila Bejtja.

Në vendimin prej 23 faqesh lexohet qartësisht se shumica e gjyqtarëve kushtetues, jo vetëm që nuk duan të prekin “patatet e nxehta” të prodhuara nga Edi Rama, por kanë shkuar shumë përtej, duke i mbyllur derën një të pestës së deputetëve për t’u ankuar për çështje kushtetutshmërie, megjithëse Ligji Themeltar ua njeh qartësisht këtë të drejtë.

Argumentat pro e kundër

Çfarë thotë shumica e gjyqtarëve kushtetues për rastin e Berishës?

Thelbi i qëndrimit është që një e pesta e deputetëve nuk legjitimohen për të ngritur padinë në Kushtetuese, pasi nuk u janë cënuar të drejtat e tyre si opozitë. Për 8 gjyqtarët e shumicës, fakti që institucionet kanë këndvështrime të ndryshme, nuk përbën domosdoshmërisht çështje për t’u parashtruar para Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarja në pakicë, Bejtja, për këtë pikë, ka një këndvështrim tërësisht të ndryshëm. Në vlerësimin e saj, një e pesta e deputetëve legjitimohet plotësisht, pasi Kushtetuta dhe ligji nuk kërkon që deputetët të kenë cënim të drejtëpërdrejtë të interesave të tyre.

Sipas gjyqtares në pakicë, e drejta e një të pestës së deputetëve të Kuvendit nuk kushtëzohet me një interes subjektiv konkret, pasi deputetët, për shkak të funksionit, kanë detyrimin që të mbrojnë shtetin e së drejtës.

Shumica e gjyqtarëve, në vijim të argumentave të saj refuzues, ka deklaruar se, nëse kërkuesi (një e pesta e deputetëve në këtë rast), nuk është palë apo nuk cënohet në ushtrimin e funksioneve të saj, atëherë nuk mund t’i drejtohet Gjykatës për të kërkuar zgjidhje e konfliktit të kompetencave midis dy organeve.

Pra, për shumicën në Gjykatën Kushtetuese, konfliktin e kompetencave mund ta pretendonte vetëm Kuvendi si institucion dhe jo një e pesta e deputetëve që janë pjesë përbërëse e tij.

Këtij argumenti, gjyqtarja në pakicë, Bejtja, i kundërpërgjigjet me disa pyetje në formë retorike.

“Shumica (e trupës gjykuese) nuk ka përcaktuar, se cili është subjekti që mund të vërë në lëvizje Gjykatën në një rast të tillë…. A është Kryetari i Kuvendit? A është shumica parlamentare? Cila është mënyra e vënies në lëvizje të Gjykatës në një rast të tillë kur një organ tjetër interpreton Kushtetutën në mënyrë arbitrare dhe ushtron kompetenca që i përkasin ekskluzivisht një organi tjetër?”, thuhet në opinionin e pakicës

Duke vijuar qëndrimin e saj, gjyqtarja e pakicës ngre pikëpyetjen: “A mundet që një organ tjetër përmes vendimmarrjes së tij në interpretim të një norme kushtetuese, të përjashtojë Kuvendin nga ushtrimi i kompetencës kushtetuese, por qoftë edhe nga mundësia e dhënies së interpretimit origjinal të saj, duke kufizuar në këtë mënyrë edhe mundësinë e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar të tilla çështje?”

Mbi këto pyetje, Bejtja argumenton se, pikërisht për këto arsye themelore, një e pesta e deputetëve ka të drejtën që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e zbardhur lexohet gjithashtu se shumica e trupës gjykuese e ka kufizuar çështjen, duke e konsideruar thjesht si shqetësimin e një individi (Sali Berisha), i cili ka mekanizmat e nevojshëm ligjorë për të prezantuar pretendimet e tij.

-“Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se vendimet gjyqësore të kundërshtuara, duke qenë se i drejtohen një deputeti konkret janë ngushtësisht personale, për rrjedhojë kundërshtimi i tyre eventualisht edhe pranë Gjykatës, pas shterimit të mjeteve të zakonshme të ankimit, është në të drejtën e atij individi interesat e të cilit cenohen në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

-Ndërkohë, për gjyqtaren e pakicës, kërkesa e një të pestës së deputetëve nuk është shqetësimi i një individi, por është përplasje kompetencash kushtetuese, për të cilat, i duhej dhënë zgjidhje, fillimisht nga Parlamenti dhe më tej

“Kryetari i Kuvendit nuk kishte asnjë pengesë në këtë rast që në aspektin formal të niste procedura parlamentare, të thërriste seancën plenare, të niste kontroll kushtetues apo të kërkonte interpretim të nenit 73 të Kushtetutës…”.

Më tej, në opinionin e pakicës thuhet: “Mosveprimi i kryetarit të një organi kolegjial është e pamundur… të kufizojë subjektet kushtetuese dhe juridiksionin kushtetues, ndaj jo pa qëllim kushtetutëbërësi ka përcaktuar një grupim të posaçëm brenda një organi kolegjial që ka të drejtën dhe aftësinë të kërkojë kontrollin edhe të vetë organit…”.

Në fjalë më të thjeshta, nëse kryeparlamentarja Lindita Nikolla, për shkaqe politike, nuk preferoi të vlerësonte nëse SPAK- i ka marrë kompetencat Kuvendit, atëherë u lind e drejta e anëtarëve të Parlamentit (një të pestës së deputetëve) që të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese zgjidhjen e konfliktit të kompetencave.

Por, siç u pa qartësisht, kryeparlamentarja Nikolla nuk pati asnjë shqetësim që SPAK-u e tejkaloi kompetencën e tij, duke e injoruar Kuvendin.

Tashmë, edhe Gjykata Kushtetuese, me shumicë absolute, iu tha një të pestës së deputetëve që mos u ankoni për vendime që janë në interes të Edi Ramës dhe Rilindjes. Ato do të rrëzohen me vendime të mbushur me sofizma, por që kanë forcën e ligjit.

Etiketa: arrest shtepiakGjykata Kushtetuesekeshilli i mandateveopoziteSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK

11:32 : 27/06/2025
AKTUALITET

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj

10:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
Para

Goditjet kundër Lajçakut e BE-së, Brukseli i reagon kryediplomates Gërvalla

TË GJITHA

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu

15:15 : 27/06/2025

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

15:10 : 27/06/2025

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

14:56 : 27/06/2025

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025

Dy të moshuar përdhunojnë 38-vjeçaren në Tiranë, e shfrytëzonin dhe për prostitucion/ EMRAT

14:38 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com