• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

CPJ: Numri i gazetarëve të burgosur ka shënuar rritje

20:35 : 18/01/2024
në BOTA

Numri i gazetarëve të burgosur është rritur ndjeshëm në vitin 2023 me vendet si Bjellorusia dhe Rusia të cilat si “armën e tyre më të zakonshme” përdorin ekstremizmin dhe ligje të tjera “anti-shtetërore” për të heshtur mediat e pavarura, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Në raportin e tij vjetor për gazetarët e burgosur, të publikuar më 18 janar, Komiteti tha se 321 reporterë ishin prapa hekurave që nga 1 dhjetori – numri i dytë më i lartë që nga fillimi i regjistrimit më 1992, shkruan REL.

Vendi që kryeson është Kina me 44 gazetarë të burgosur, tha CPJ, e ndjekur nga Majnmar me 43, Bjellorusia me 28, si dhe Rusia.

Totali është “një barometër shqetësues i autoritarizmit të rrënjosur nga qeveritë e vendosura për të mbytur zërat e pavarur”, tha CPJ, duke vënë në dukje se më shumë se 65 për qind gazetarëve të burgosur përballen me “akuza anti-shtetërore si lajme të rreme dhe terrorizëm në hakmarrje për mbulimin e tyre kritik”.

Në Bjellorusi, ku numri i gazetarëve të arrestuar është rritur ndjeshëm që nga trazirat e përhapura pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit 2022 që i dhanë autoritarit Alyaksandr Lukashenka mandatin e tij të gjashtë me radhë, CPJ tha se 71 për qind e të burgosurve përballen me akuza anti-shtetërore dhe pothuajse gjysma e tyre vuajnë dënim prej pesë vjetësh, ose më shumë.

Lexo edhe:

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

Sipas CPJ, Rusia – e cilia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – gjithashtu intensifikoi përpjekjet e saj për të shtypur raportimin e lirë.

“Moska po përpiqet të kriminalizojë gazetarinë përtej kufijve të saj duke lëshuar urdhër-arreste dhe dënime me burg në mungesë, për disa gazetarë të shquar që punojnë jashtë vendit”, thuhet në raport.

Ndërkohë 12, nga gjithsej 17 gazetarë jolokalë të arrestuar, mbahen nga Rusia, duke përfshirë Alsu Kurmasheva – gazetaren veterane në Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë (REL) – e cila është mbajtur në Rusi për tre muaj, dhe reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich.

Dhjetë gazetarë të tjerë nga Ukraina – pesë prej të cilëve janë tatarë të Krimesë – janë gjithashtu në paraburgimin rus. Moska aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Një vend për të cilin CPJ theksoi se ka shënuar rënie të numrit të gazetarëve që mbahen, është Irani, ku totali ra në 17 nga 62 sa ishte në vitin 2022.

Megjithatë, CPJ tha se shumë nga ata që ishin të listuar në regjistrimin e vitit 2022 janë liruar me kusht për të pritur akuzat ose dënimin, “që do të thotë se numri më i ulët i të burgosurve në vitin 2023 në asnjë mënyrë nuk sinjalizon se Irani ka hequr dorë nga shtypja e medias”.

“Në vend të kësaj, autoritetet i janë përgjigjur rritjes së raportimit për të drejtat e grave duke veçuar gazetaret e shquara femra” shtoi CPJ, duke thënë se tetë nga shtatëmbëdhjetë që mbahen ende, janë gra.

Në Azinë Qendrore, Taxhikistani doli të ishte vendi me gazetarët më të burgosur, me shtatë raste të vuajtjes së dënimeve me burg nga shtatë deri në 20 vjet – të gjithë të dënuar që nga fundi i vitit 2022.

“Dënimet e ashpra kanë përkeqësuar një klimë të përhapur frikësimi dhe vet-censurimi midis gazetarëve në një mjedis mediatik tashmë të shkatërruar prej vjetësh nga presioni i qeverisë,” tha CPJ duke përshkruar të gjeturat e ekipit gjatë një udhëtimi në Taxhikistan në fund të vitit 2023.

CPJ gjithashtu vuri në dukje se liria e shtypit gjithashtu “u përkeqësua me shpejtësi” në Azerbajxhan, me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Katër anëtarë të medias u arrestuan më 1 dhjetor dhe që atëherë të paktën tre të tjerë, tha CPJ.

Katër të parët ishin nga gazeta e njohur hetimore Abzas Media – e njohur për hetimet e saj mbi korrupsionin e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Autoritetet e Azerbajxhanit kanë akuzuar ambasadat dhe organizatat donatore të SHBA-së dhe Evropës për financimin e paligjshëm të medias.

Shumë vëzhgues në Azerbajxhan besojnë se qeveria filloi fushatën kundër SHBA-së për të ofruar një pretekst për shtypjen e gazetarëve vendas, veçanërisht pasi nuk ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në pozicionin e SHBA-së ndaj Bakut.

Etiketa: aziBurgTaxhikistan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
AKTUALITET

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025
AKTUALITET

Durrës/ Policia kontrolle ‘blic’ në burgun ku ndodhen politikanë dhe ‘koka’ bandash kriminale

11:30 : 25/10/2025
BOTA

Tension në burgun Santé, të burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë Sarkozy

15:07 : 24/10/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia

12:09 : 24/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në Kuçovë i dënuari me 29 vjet burg në Itali

10:13 : 24/10/2025
Para

Sekreti që mori në v*arr Liridona Ademaj? Eksperti: Gruaja e zhdukur kishte…

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com