• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E menduam lapsus”/ Dhoma e Avokatisë “godet” Sadushin: U shfajësua për vonesat dhe stokun e dosjeve

15:20 : 17/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me deklaratën e bërë fundvitin e kaluar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili kritikoi avokatët për mënyrën se si i bëjnë rekurset.

Në deklaratën e Dhomës së Avokatisë theksohet se e kanë konsideruar si një lapsus deklaratën e Sadushit, duke pritur një ndjesë prej tij, gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas Dhomës së Avokatisë, Sokol Sadushi duke fajësuar rekurset e bëra pa të drejtë nga avokatët, u shfajësuat lidhur me vonesat e gjykimit të çështjeve në Gjykatën e Lartë e për rrjedhojë edhe të stokut të krijuar ndër vite.

Më tej thuhet se me ketë kapërcim artificial të shkakut real të stokut, duke e faturuar tek numri i lartë i rekurseve, kreu i Gjykatës së Lartë nuk bëri prezent shkaqet e vërteta te krijimit të vonesave në gjykim te krijuara ne vite. Sipas avokatëve, Sadushi duhet të ishte transparent dhe të pranonte shkakun real të vonesave e për rrjedhoje të stokut për shkak mosparashikimeve si dhe të mosmanaxhimit te problemeve qe do te passillte zbatimi i reformes ne drejtesi.

Dhoma e Avokatisë po ashtu sqaron se me atë deklaratë, Sokol Sadushi cënoi hapur dy te drejta bazike, “së pari, të drejtën individit per t’ju drejtuar gjykatave në mënyrën që e vlerëson ai në kërkimin e një të drejte dhe së dyti te drejten per te ushtruar pa kufizim ushtrimin dhe realizimin e mbrojtjes nga avokatet, si dy te drejta themelore te sanksionuar ne kushtetute”.

Lexo edhe:

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin

Deklaratë për Shtyp

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë nëpërmjet kësaj deklarate, me keqardhje dhe shqetësim të madh bën me dije gjithë opinionin publik dhe komunitetin e juristëve, qëndrimin e saj në përgjigje të prezantimit në media dy ditë para mbylljes të vitit 2023, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë lidhur me instalimin e një praktike unikale dhe te paparë e padëgjuar në praktikën gjyqësore të çdo vendi demokratik apo vendi ne zhvillim, me anën e të cilit, kërkohet të gjobiten të gjithë rekursbërsit, duke nisur nga avokatët në të gjitha ato raste kur rekurset nuk pranohen nga gjykata.

Në emër të avokatëve të Shqipërisë, i drejtohemi Kryetarit te Gjykatës se Larte  se : “ bërja publike e kësaj deklarate nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë duhej të ishte bërë të nesërmen e deklaratës Tuaj dhe jo sot”.

Kjo vonesë, nëse do e quajmë të tillë, ka te bëjë me faktin e pritjes të reflektimit tuaj nëpërmjet kërkimit të ndjesës publike, duke e konsideruar ate si një lapsus.

Mos reflektimi dhe mostërheqia nga qëndrimit juaj, me shpresën se ky është nje qëndrim tërësisht personal na detyroi ne Dhomës e Avokatisë e Shqipërisë të bëjmë të qartë se:

Ju duke fajësuar rekurset e bëra pa të drejtë nga avokatët u shfajësuat lidhur me vonesat e gjykimit të çështjeve në Gjykatën e Lartë e për rrjedhojë edhe të stokut të krijuar ndër vite.

Me ketë kapërcim artificial të shkakut real të stokut, duke e faturuar tek numri i lartë i rekurseve Ju, nuk bëtë prezent shkaqet e vërteta te krijimit të vonesave në gjykim te krijuara ne vite.

Ju duhet të ishit transparent dhe të pranonit shkakun real të vonesave e për rrjedhoje të stokut për shkak mosparashikimeve si dhe të mosmanaxhimit te problemeve qe do te passillte zbatimi I reformes ne drejtesi.

Duam t’ju kujtojmë se reforma në drejtesi u bë për shkak të shumë problemeve të krijuara ne vite, veçanërisht korrupsionit që kishte mbërthyer organet e dhënies së drejtesise dhe organet e ngritjes së akuzës, përkatësisht gjyqësorit dhe prokurorisë e aspak të avokateve.

Rëndësinë dhe rolin e avokatëve, ju e dini shumë mire i nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu Ju, dhe kushdo e ka të qartë që korrupsioni fillon dhe mbaron atje ku jepet drejtesia dhe jo atje ku kërkohet drejtësi dhe mbrohen interesat legjitime të një paleve në proçeset civile, penale e administrative.

Zoti kryetar, Ju dhe kushdo e ka të qartë që avokati përfaqëson dhe shpreh interesat dhe vullnetin e atij qe mbron, ( Klientit ), e për rrjedhojë çdo rekurs është shprehje ekskluzive e vullnetit të individit si person fizik apo juridik i cili shpreson tek drejtësia dhe apelon në çdo shkallë te gjykimit përfshi edhe Gjykatën e lartë.

Me këtë deklarim dhe qëndrim Ju cënoni hapur dy te drejta bazike, së pari, të drejten individit per t’ju drejtuar gjykatave në mënyrën që e vlerson ai në kerkimin e një të drejte dhe së dyti te drejten per te ushtruar pa kufizim ushtrimin dhe realizimin e mbrojtjes nga avokatet, si dy te drejta themelore te sanksionuar ne kushtetute.

Zoti Kryetar, Avokatia është një shërbim i pavarur nga organet e Gjyqësorit dhe Prokurorisë e për rrjedhojë në sallën e gjykimit pozicioni yne në përfaësimin e interesave të palëve duhet të jenë të barabrta dhe te trajtohet teresisht dhe smund të kufizohen nga vullneti me asnje akt apo mjet.

Kjo nuk është orvajtja e parë dhe e vetme, kohët e fundit në hallkat e gjyqësorit po ngushtohet aksesi i individit në drejtësi e për rrjedhojë edhe ai i ushtrimit të profesionit të avokatit në gjykimin e proçeseve penale, civile dhe administrative. Me keqardhje konstatojme praktiken e instaluar nëpermjet gjykimit në dhomat e këshillimit pa pjesmarrjen e avokateve dhe palëve, praktikë e cila nga e fiksuar në ligj si një gjykim i veçantë është kthyer në gjykim të zakonshëm .

Ju vëmë në dukje se kjo praktikë është në kundërshtim me konventat ndërkombetare, me kushtetutën tonë dhe me kodet e proçedurave si dhe me praktikën e Gjykatës Europiane të Të Drejtave të Njeriut, lidhur me parimin e një proçesi të drejtë e ligjor. Aty ku barazia e palëve dhe degjimi i tyre drejtëpërdrejtë nga gjykata janë parime gjykimi bazë për marrjen e një vendimi të drejtë bazuar në ligj e prova. ,

Zoti Kryetar i Gjykates së Lartë deklarata Juaj përfundimisht sanksionoi qëndrimin e shkallëzuar që i është bërë ndër vite ushtrimit të profesionit të avokatit nga legjislativi nga ekzekutivi dhe tashmë së fundmi edhe nga Ju, duke uruar dhe shpresuar qe deklarata Juaj ishte teresisht personale dhe jo nga trupa e nderuar a Anetareve te Gjykates se Larte, po ju drejtojmë edhe pyetjen:

Deklaruat se keni dhene dënimin me gjobë të avokatëve për paraqitje të rekurseve të pabazuar, po per rekurset e pabazuara te prokurorëve, avokatëve të shtetit dhe institucioneve, a keni dhene ndonje vendim te tille ?

Se fundmi, sa siper me keqardhje vleresojme se, qëndrimi ndaj institucionit të avokatise sot, ne nje vend qe aspiron dhe ka filluar procedurat per antaresimin ne Bashkimin Europian, është shumë herë më i rëndë nga ajo që ndërmori regjimi totalitar që lam pas i cili, hapur mbylli dhe hoqi dhunesisht per 25 vjet  institucionin e avokatisë ne procesine e dhenies te drejtesise.

                                        Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë

                                                                                 K r y e t a r i

                                                   Prof Dr. Maksim  HAXHIA

Etiketa: dhoma e avokatisefajesoiGjykata e larterekursetshfajesuasokol sadushistokun e dosjevevonesat e gjykimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

17:17 : 25/07/2025
AKTUALITET

I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin

15:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

13:58 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve

13:42 : 21/07/2025
BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.
AKTUALITET

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

08:48 : 20/07/2025
AKTUALITET

Në arrest përtej afateve/ Kushtetuesja: Tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares Margjeka

18:15 : 18/07/2025
Para

EMRI/ I shpallur në kërkim për një vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Britani

TË GJITHA

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com