• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha sulmon prokurorët e SPAK: Grup horrash që paguhen për të firmosur vjedhjen e votës nga Rama

20:02 : 14/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë fjalimit të mbajtur nga dritarja e banesës së tij në protestën e sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se ka ikur koha e betejave të tradhtuara dhe opozitës së kontrolluar, teksa e konsideroi atë protestë si kthesën e madhe dhe orën e të vërtetës.

Berisha u shpreh më tej se Edi Rama ka përzgjedhur Skapin e partisë si vrasës të dytë të votës së shqiptarëve, duke cituar dosjen e Bajrave, dosjen 1884 apo 339. Ai i konsideroi prokurorët e SPAK si një bandë mercenarësh, me kriminelë të cilët paguhen më shtrenjtë se çdo president i rajonit dhe paguhen vetëm për të firmosur vjedhjen e votës nga Edi Rama.

Berisha i sulmoi më tej duke thënë se ky grup horrash, duke iu referuara prokurorëve të SPAK, nuk kanë moral të shiten si njerëz të ligjit para shqiptarëve.

“Miqtë e mi! Populli opozitar qëndroi gjatë këtyre viteve, por ai nuk u mbështet. Një betejë të pashembullt në Europë bënë artistët në mbrojtje të Teatrit. Një betejë qytetare të pashembullt bënë banorët e Astirit për të drejtat e tyre. Një betejë të fuqishme që tronditi themelet e narkokracisë bënë studentët. Por këto beteja nuk realizuan qëllimet e tyre të mëdha, kauzën e tyre të drejtë, ato i vrau indiferenca e pafalshme, por edhe tradhtia e tyre. Kjo këtu është beteja pa kthim, është beteja e fitore, është beteja e cila do ti japë Edi Ramës ndëshkrimin e merituar në emër të të gjithë beteja të tjera. Miqtë e mi! Pasi vendosi mediat në kontroll Ourellian, pasi rrëmbeu me makinerinë e frikës dhe terrorit, dhe industrinë e blerjes, votën e shqiptarëve, ai u vërsul me egërsi edhe asaj që kishte mbetur opozitë, por që në fakt përfaqësonte mbi 600 mijë shqiptarë. Edi Rama duhet ta dini mirë, dhe ua them këtu, u vërsul sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar. Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim. Demokrate dhe demokratë. Kjo protesta këtu e përnatshme është protesta e kthesës së madhe. Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre. Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbuar nga opozita ka marrë fund. Çdo shqiptar duhet ta dijë se këta burra dhe gra, djem e vajza që vijnë çdo natë këtu, këta janë të pamposhtur. Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim. Ka ardhur orar juaj, është ora e të vërtetës.

Keni dëgjuar shumë gjëra për zgjedhjet, fushatat. Por cila është e vërteta? E vërteta është se me Edi Ramën, kurrë zgjedhje të lira nuk ka. Ju i keni parë vetë, zgjedhjet në Shkodër, se si autokolona e blinduar e mafias së Edi Ramës terrorizoi Rozafën e lirisë së shqiptarëve. Ju i keni dëgjuar vetë regjistrimet se si Edi Rama, ministrat e tij, drejtuesit e policisë, kryetarët e bashkive drejtonin grabitjen e votës së shqiptarëve. Për një moment pyesni veten. Çfarë ndodhi me dosjen 184, çfarë ndodhi me dosjen 339, çfarë ndodhi me autokolonën mizore të Bajrëve që mbillnin terror në qytetin e lirisë. Çfarë ndodhi me këto? Asgjë. Po pse nuk ndodhi asgjë? Sepse Edi Rama ka përzgjedhur Skapin e partisë si vrasës të dytë të votës tuaj. Miqtë e mi! Jam ish-kryeministër, ish-president. Gjithë jetën time jam përulur me nderim para çdo punonjësi që ka zbatuar ligjin. Kurse sot shqiptarët përballen me një bandë mercenarësh, me kriminelë të cilët paguhen më shtrenjtë se çdo president i rajonit dhe paguhen vetëm për të firmosur vjedhjen e votës nga Edi Rama. Për të firmosur karrigen e tij mbi pushtetin e krimit. A mund të pranohen ata të tillë, a mund të pranohen këta Zamanë dhe Damanë. Këta janë njëlloj si Bajrët, si banditët e tjerë të cilët terrorizojnë shqiptarët, u rrëmbejnë votën, kurse këta bëhen mburojë e tyre para ligjit. Dhe ka moral ky grup horrash të shitet si njerëz të ligjit para jush. Asgjë nuk kanë me ligjin, këta janë mercenarë të Edi Ramës, armiq të egër të lirive tuaja, armiq të egër të dinjitetit tuaj, armiq të egër të të ardhmes tuaj. Nuk mund ta mbyll këtë fjalë pa një mesazh për ata të cilët po bëhen gjithnjë e më të shumtë në këtë protestë, për të rinjtë, të rejat, që po i japin fytyrën kësaj proteste. Ju përshëndes në mënyrë të veçantë, ju bashkëmoshatarëve tuaj kudo që jeni. Ju jeni gjeneratë e një misioni të ri, e një misioni të madh, shpëtimtar. Por të dashur miq! E shpëtuan njëherë Shqipërinë në vitin ’90, bashkëmoshatarët tuaj. Ne të tjerët shkuam pas tyre. Ata hapën rrugët e shpresës, i dhanë guxim, ata zgjuan luanin e fjetur tek qytetarët shqiptarë. Ju sot në këtë betejë nuk jeni vetëm, me ju janë dhe do të jenë mijëra e mijëra demokratë që kanë vendosur të marrin kthesën dhe të përballen dhëmb për dhëmb me të keqen e këtij kombi, me monstrën e këtij kombi, me diktaturën e re të krimit, me Edi Ramën. Ndaj dhe u ftoj, ngrihuni si luanë në betejë pa kthim drejt fitores. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Nderimin më të madh për ju, për oratorët e mrekullueshëm që po e shndërrojnë këtë platformë, tribunë, në tribunën e shpresës, në tribunën e guximit, në tribunën e dinjitetit, në tribunën e lirisë. Fitore, fitore, fitore.” tha Berisha.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Etiketa: BerishahorramercenarëRamaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
Para

Forumi në Davos, diplomatët e lartë diskutojnë për fundin e luftës në Ukrainë

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com