• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dil nga zyra ime ore”/ Fituesit e doktoraturave në universitetin e Mjekësisë shpallen pa emra e pa pikë

21:12 : 12/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, janë hapur 4 kuota për doktorantë dhe sipas një kandidati, procesi nuk ka qenë aspak transparent.

Kur ka dorëzuar dokumentet, kandidatit në fjalë nuk i janë marrë nga punonjësja e protokollit artikujt dhe konferencat shkencore ku ka marrë pjesë. Në denoncimin për emisionin “Stop”, kandidati thotë se kur u shpallën fituesit, emrat e tyre nuk u deklaruan e as pikët e vlerësimi për secilin.

Denoncuesi: Kam mbaruar studimet për “Bachelor” dhe “Master Shkencor” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Aktualisht, prej 4 vitesh punoj si pedagog i brendshëm pranë një institucioni të arsimit të lartë privat në Shqipëri. Kam kandiduar për ciklin e tretë të studimeve “Doktoratë” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Afati i fundit i aplikimit ka qenë data 24 Nëntor 2023. Gjatë dorëzimit të dokumentave për plotësimin e dosjes për kandidim, dorëzova të gjithë dokumentat dhe erdhi pjesa e dorëzimit të artikujve shkencorë dhe konferencave. Në atë momente, vajza që punon si pjesë e protokollit më tha që “nuk ka nevojë sepse i ke dokumentuar në CV”. Prita daljen paraprake të kandidatëve për doktoraturën. Kemi bërë prezantimin e projektit, jemi larguar dhe 2-3 ditë më pas kanë dalë përgjigjet paraprake të fituesve për ciklin e tretë të studimeve “Doktoratë”. Isha renditur i treti me 2.32 pikë diferencë nga vendi i dytë, shoh që në renditjen paraprake, fituesit ishin renditur sipas kartës së identitetit, me numër ID, jo me emër dhe mbiemër. Gjithashtu, vërej tek faktori i vlerësimit “Konferenca dhe artikuj shkencorë” jam vlerësuar me 0 pikë me pretendimin se nuk i kam dorëzuar. Kam dorëzuar letrën e ankimimit dhe dokumentat e artikujve shkencorë dhe konferencave. 2 konferencat e noterizuara dhe artikuj shkencorë të fotokopjuar.

Gazetarja: Pra, në finale nuk jua pranuan?

Denoncuesi: Në finale nuk u pranua.

Lexo edhe:

“As Zoti s’e ndryshon dot”/ Diploma me gabim i bllokon karrierën studentes, askush s’jep zgjidhje

Vonesa në bursat dhe ndihmën ekonomike në Mjekësi, studentët pa pagesa për muaj me radhë

Gazetarja: A dolën listat përfundimtare?

Denoncuesi: Listat përfundimtare dolën, përgjigjia ishte e njëjtë si listat paraprake.

Gazetarja: Ju e dini se kush e ka fituar?

Denoncuesi: Procesi këtu është i parregullt, duke filluar që nga paraqitja pa emër dhe pa atësi dhe pa mbiemër e fituesve.

Gazetarja: Ju nuk e dinit si do të vlerësoheshit në rast se keni 5 vite në shtet apo 5 vite në privat?

Denoncuesi: Asnjëri nga faktorët për të cilët na kanë vlerësuar dosjen, nuk ka pasur një rregullore se si do të vlerësohen këta faktorë.

Gazetarja: Dhe ju dyshoni se ndoshta kanë fituar persona që nuk e kanë merituar?

Denoncuesi: Patjetër.

Denoncuesi takon kryetaren e komisionit AD-HOC Enkeleda Sinaj, e cila shprehet se procesi ka qenë transparent, pavarësisht mosdeklarimit të pikëve.

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Komisioni të gjithëve ju kishte të barabartë.

Denoncuesi: Më duhet një VKM, që duhet të ishte bërë zyrtare në lidhje me mënyrën sesi pikëzohet dosja, nuk e kemi patur. Ti më thua e dinte komisioni, unë nuk e dija. Pra një artikull brenda vendit kaq pikë, një artikull jashtë vendit kaq pikë, një konferencë kaq pikë, 2 vite punë kaq pikë, 5 vite punë kaq pikë, 10 vite punë, për këtë po të pyes. A ka një rregullore të shkruar?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Të gjithë skedën e vlerësimit e përcakton, miraton komisioni AD-HOC, prandaj është komisioni.

Denoncuesi: Domethënë e përcakton në moment?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Po, në moment!

Denoncuesi: Pa u bërë e ditur për aplikantin?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit:  Të lutem, të gjitha gjërat që kanë të rreshtuara ne kemi nxjerrë udhëzimin 5, e ka nxjerrë institucioni dhe jo Rektorati dhe janë marrë në konsideratë të gjitha ato. Të lutem, më transparent nuk kishte, ku të shkonte.

Kur kërkoi më shumë shpjegime, Sinaj e nxorri nga zyra të interesuarin.

Denoncuesi: A ka një udhëzim të shkruar për kartën e ID dhe a ka një udhëzim të shkruar për pikëzimin e dosjes?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Tani, të lutem!

Denoncuesi: A mund ta kem të fotokopjuar? Ta marr me vete!

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Të lutem! Unë e mbarova bisedën me ty.

Denoncuesi: Ka, apo s’ka?

Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Ore, dil nga zyra ime të lutem!

Për këtë situatë, emisioni “Stop” në Tv Klan iu drejtua ish-zëvendësministres Nora Malaj, hartuese e ligjit për arsimin e lartë. Malaj thotë se nuk ka arsye pse të mbahen të fshehtë emrat e kandidatëve dhe fituesve. Ajo thotë se publikimi i kritereve dhe pikëve duhet të jenë të detyrushme në mënyrë që procesi të mos bëhet pis.

Gazetarja: A mundet që në rezultatet paraprake dhe në ato përfundimtare, të kemi dhënien e emrave fitues me ID dhe më pas zhdukjen e emrave përfundimtarë? A është kjo një mënyrë transparente?

Nora Malaj: Kur flasim për doktoraturat që janë niveli i studimeve më të larta në drejtim të kërkimit shkencor, kur kemi parasysh që edhe kuotat janë të limituara, transparenca është kryefjalë. Nëse vendos ta pranojë me ID që është detyruese, të ketë edhe emrin, dhe unë mendoj që nuk ka arsye pse të mos ketë emrin, në fund të listës së fituesve duhet bashkangjitur dhe emri që të mos ketë asnjë keqkuptim. Duhet të krijohet një rregullore, në mënyrë që unë, ti apo ai tjetri, të dimë si do të garojmë, të dimë cilat janë kushtet që do të garojmë, cilët do të jenë pikët dhe mbi bazën e tyre, të gjithë janë shumë të qetë në rezultatet që ata kanë në dosjen që ata kanë përgatitur. Flasim për nivelin më të lartë dhe duam transparencën më të lartë, nëse kjo nuk ekziston, atëherë vetë procesi pa dashjen e individëve që mund të kenë dashamirësinë, që mund të kenë lirinë akademike, e bëjnë pis duke mos e vënë deri në fund edhe detajin për të gjithë procesin.

Etiketa: 4 kuotadoktorantëEnkeleda SinajFakulteti i Shkencave Mjekësore TeknikefituesitKryetarja e komisionitshpallen. pa emra . pa pikëUniversiteti i Mjekesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“As Zoti s’e ndryshon dot”/ Diploma me gabim i bllokon karrierën studentes, askush s’jep zgjidhje

21:23 : 08/05/2026
AKTUALITET

Vonesa në bursat dhe ndihmën ekonomike në Mjekësi, studentët pa pagesa për muaj me radhë

21:36 : 10/04/2026
AKTUALITET

Berisha “zhgënjen” fituesit: Primaret nuk ishin garë për të qenë në listë të sigurtë!

12:53 : 03/03/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Si u shpallën fituesit e tenderave të ARRSH pas shantazhit ndaj punonjësve

10:51 : 15/06/2024
SHOW BIZ

Të përbashkëtat e tre fituesve të ‘Big Brother VIP Albania’

16:58 : 28/05/2024
AKTUALITET

Shkeljet/Skandali me pranimet në Magjistraturë, a do të hetojë Dumani,Arben Rakipin?

12:40 : 24/04/2024
Para

Dodik kërcënon Bosnjë Hercegovinën: Do ju djeg flamurin, mos e sillni këtu

TË GJITHA

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:03 : 24/06/2026

Protestat/ Rudina Hajdari: Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim

20:57 : 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

20:50 : 24/06/2026

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet