• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kryediplomati britanik: Duhet të shprehim zhgënjim me sjelljen e Qeverisë serbe

22:33 : 09/01/2024
në RAJONI

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se duhet të shprehet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Cameron tha se për shkak të sulmit në Banjskë, që ndodhi më 24 shtator, ai qëndroi në Prishtinë më 4 janar, për të parë nga afër situatën.

Në shtator, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një zyrtar policor. Gjatë përleshjeve, u vranë edhe tre sulmues. Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, por Beogradi mohoi çdo përfshirje.

Përgjegjësinë për sulmin, që Kosova e konsideron terrorist, e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Ne duhet të shprehim zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe. Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar mendim që t’i japim shans Serbisë për integrim euroatlantik. Por, mendoj se ka frustrim për këtë sjellje të tyre dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë. Nëse BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë këtë zhgënjim, unë nuk e di, duhet t’i pyesni ata. Por, nga bisedat që kam pasur kam ndier se ka zhgënjim sepse Banjska ishte një moment i një rreziku të madh”, tha Cameron.

Kryediplomati britanik u pyet se pse Qeveria britanike nuk ka publikuar vlerësimin e saj për ndodhitë në Banjskë. Ai tha se Qeveria britanike e di shumë qartë çfarë ndodhi më 24 shtator në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, duke shtuar se nëse Policia e Kosovës nuk do të arrinte të ndalte grupin e sulmuesve të armatosur, do të mund të kishte një sërë sulmesh të tjera ndaj stacioneve policore e do të vendoseshin barrikada.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

“Jam i vetëdijshëm se sa e rrezikshme ishte, prandaj ishte një prej arsyeve që shkova në Kosovë”, tha Cameron duke iu referuar vizitës në Kosovë ditë më parë.

Cameron tha se është koha që të ndryshohet qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar se Rusia po synon që ta destabilizojë këtë rajon.

“Mendoj se qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor u krijua para se Rusia të pushtonte Ukrainën. Ne tani duhet të mendojmë shumë lidhur me atë se çfarë ka ndryshuar, sepse sigurisht Rusia dëshiron të bëjë më shumë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, të bëjë më shumë përmes bashkëpunëtorëve të saj, përfshirë Serbinë, t’i bëjë këto shtete, përfshirë Moldavinë më pak të sigurta. Prandaj, ne duhet të punojmë për të gjetur mënyra se si ta luftojmë këtë. Mendoj se politika jonë është e ashpër dhe realiste”, tha ai.

Pas sulmit në Banjskë, që u dënua nga shtetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, autoritetet në Kosovë ekspozuan një sërë armësh të konfiskuara, që thanë se janë të prodhuara në Serbi. Po ashtu, autoritetet thanë se kanë gjetur disa të dhëna për përfshirjen e mundshme të rusëve, në ngjarjet në Banjskë, dyshime të cilat kanë thënë se janë në fazën e hetimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Rusia po synon të ndezë një vatër krize “në oborrin e Bashkimit Evropian”, me qëllim që, sipas tij, të shpërqendrojë NATO-n. Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s, ndërkaq, ka thënë se siguria në Kosovë është kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e përforcimit të përhershëm të aleancës në Kosovë përmes misionit të saj paqeruajtës, KFOR.

Etiketa: camerunkosoveserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
KRYESORE

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

21:59 : 12/11/2025
RAJONI

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025
AKTUALITET

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025
Para

Zyrtare/ Arbër Hoxha firmos me Dinamo Zagreb

TË GJITHA

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com