• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshime në qeveri/ Rama emëron bashkëpunëtorin e vjetër në krye të ministrisë së re

15:21 : 08/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në Qeveri një ditë para takimit që do të zhvillojë me të tijtë në Lezhë, ku është parashikuar të kryhet një analizë e qeverisë dhe mazhorancës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai bën me dije se, ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila siç shprehet, “do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”.

Drejtuesi i kësaj ministrie është emëruar Blendi Gonxhe.

Me këtë vendim, Rama shkrin ministrinë e Kulturës me në krye Elva Margaritin, ndërsa sektori i ekonomisë hiqet nga Ministria aktuale e Financave dhe Ekonomisë që drejtohet nga Ervin Mete. Kështu, ky i fundit pritet të drejtojë Ministrinë e Financave. Rama kthen dhe Inovacionin si emërtim ministrie. Në vitet  2013-2017, Ministria e Inovacionit ka qenë ministri më vetë dhe drejtohej nga Milena Harito.

Rama e vlerëson kreun aktual të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor si “një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standardeve europiane”.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Figura e Blendi Gonxhes megjithatë është shumë larg nga ajo që e përshkruan Rama. Denoncimet e opozitës, por edhe raportimet mediake kanë zbuluar se si me kompaninë “Albarent”, Gonxhe ka përfituar qindra milionë para publike në procedeura tenderuese.

Gjithashtu, tenderat e DPSHTRR-së të ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik ngrenë dyshime për procedura të paracaktuara e korruptive nga Blendi Gonxhe.

Një vit më parë, ai ishte në qendër të kritikave pasi u shfaq si mbrojtjes i një nisme që parashikonte rritjen me më shumë se dyfish të çmimit të patentës.

Blendi Gonxhe është një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër e më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Në vitin 1998, kur ish-kreu i qeverisë, Fatos Nano, e mori Ramën nga emigrimi në Paris dhe e emëroi në krye të Ministrisë së Kulturës, Blendi Gonxhe u emërua shef i tij i kabinetit. Më tej, Rama e mori Gonxhen si zëvendës të tij në Bashkinë e Tiranës, në vitin 2002. Blendi Gonxhe u largua me dorëheqje, pas përmbytjes së “Tiranës së Re” nga një hapje e gabuar e digës së Liqenit Artificial.

Pas disa vitesh në aktivitet privat, Blendi Gonxhe rikthehet në Bashkinë e Tiranës, kësaj radhe si vartës i Erion Veliajt. Ai qëndroi për tre vjet në postin e drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe në vitin 2018 u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Etiketa: blendi gonxheEdi Ramaqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
Para

Analiza/ Rreziku i dështimit të zgjedhjeve në Maqedoni, skenarët e mundshëm

TË GJITHA

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com