• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 150 mijë euro/ KPP i rrëzon “Maskat” Blendi Gonxhes

12:27 : 26/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Blendi Gonxhe dhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor që ai drejton, duket se kanë një problem madhor me zhvillimin e tenderave.

Në një hark të shkurtër kohor, Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar dy herë rresht procedurat e prokurimit publik të zhvilluar nga ky institucion.

Pas rrëzimit të dyfishtë për rikonstruksionin e zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Lushnje, të raportuar më herët nga “Boldnews.al”, Blendi Gonxhe doli blof së fundmi edhe në një tender për blerje maskash anti-covid.

Në 14 Gusht 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) shpall tenderin për “blerje maska për punonjësit e DPSHTRR, 14 Drejtorive Rajonale në varësi të saj”, me fond limit/vlera e pritshme e kontratës 17,391,667 lekë pa tvsh, (rreth 150 mijë euro).

Lexo edhe:

Tenderi 800 mijë euro, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO, si po zvarritet çështja

Varianti K/ Shtohen rastet me grip në Shqipëri, mjekët: Vendosni maskat!

Pas mbylljes së tenderit, në datë 8 Shtator 2020, rezulton se kishin marrë pjesë 16 operatorë, nga të cilët u skualifikuan 10 prej tyre.

Një ndër kompanitë e skualifikuara, “U…” shpk, ankimoi vendimin pranë autoritetit kontraktor. Pas shqyrtimit të ankesës, DPSHTRR pranoi argumentat e saj.

Shoqëria “U…” shpk u rikthye në garë dhe u rendit e para, për shkak të ofertës më të ulët. Pas këtij vendimi, kompania që u rendit e dyta, “I…”shpk ankimoi renditjen e re pranë autoritetit kontraktor.

DPSHTRR nuk e pranoi ankesën e “I…” shpk dhe kjo e fundit iu drejtuar Komisionit të Prokurorimit Publik (KPP).

Në vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, të publikuar në 23 Tetor 2020, jepen një seri detajesh për procedurat e gabuara dhe të dyshimta të ndjekura nga Drejtoria e drejtuar nga Blendi Gonxhe.

Në shqyrtimit paraprak të ofertave, DPSHTRR skualifikoi shoqërinë “U…” shpk, për shkak se ajo nuk kishte dorëzuar dokumentin që kishte shlyer detyrimet për energjinë elektrike, një ndër kushtet thelbësore për vijimin e garës.

Pas ankesës së “U…” shpk, institucioni i Gonxhes e kualifikoi këtë kompani, duke rrëzuar vendimin e saj të parë dhe duke renditur të dytën kompaninë “I…” shpk.

Ky operator i kërkoi Komisionit të Prokurorimeve Publike që të anulonte vendimin e ri, të marrë nga DPSHTRR, duke deklaruar se autoriteti kontraktor ka kualifikuar një konkurrent, i cili nuk kishte dorëzuar të gjithë dokumentat e tenderit, duke iu referuar vërtetimit për pagesën e energjisë elektrike.

Sipas ankimuesit, DPSHTRR duhet të dilte me një vendim për dokumentat e dorëzuar në tender, duke ngritur në një lloj forme dyshimet se vërtetimi i OSHEE-së ishte përfshirë më vonë në letrat e dorëzuar nga shoqëria “U…” shpk.

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), pasi shqyrtoi ankimin, konstatoi se pretendimi i shoqërisë “I…”shpk qëndronte dhe se vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugorr për kualifikimin e “U…” shpk duhej ndryshuar.

KPP argumenton se “…operatori ekonomik “U….” shpk nuk ka pasqyruar asnjë dokument provues për shlyerjen e detyrimeve të energjsë elektrike për muajin e fundit, referuar datës së zhvillimit të procedurës së prokurimit duke mos plotësuar në këtë mënyrë kriterin e lartpërmendur të përcaktuar nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit…”.

Për këtë arsye, KPP vendosi që të pranojë ankesën e shoqërisë “I…” shpk dhe detyron autoritetin kontraktor, pra DPSHTRR “të anulojë vendimin e KVO-së mbi kualifikimin e operatorit ekonomik “U….” sh.p.k, dhe të korrigjoj, duke e skualifikuar atë”.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka ende asnjë zhvillim të ri mbi këtë tender, përfshirë ankesa të mundshme apo shpallje fituesi përfundimisht.

Etiketa: gonxhemaskatenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi 800 mijë euro, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO, si po zvarritet çështja

14:41 : 19/02/2026
AKTUALITET

Varianti K/ Shtohen rastet me grip në Shqipëri, mjekët: Vendosni maskat!

17:43 : 24/12/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Grabitja e karburantit në Librazhd/ Kush janë autorët, maskat dhe armën i hodhën në shkurre (EMRAT)

16:09 : 16/09/2025
Para

Dojna Mema zbulon detaje për jetën e saj personale: Ka 2 vite e gjysëm që zemra më rreh fort

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom