• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në Vlorë, kush është viktima (Emri)

22:34 : 07/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e kësaj të diele. Viktima është Gëzim Sinomati, 23 vjeç, i ekzekutuar në banesën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’, rreth orës 22:00.

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ndërkaq, burime policore bëjnë me dije se ka dyshime që Gëzim Sinomati, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, të jetë qëlluar me snajper në pjesën e kokës teksa ka dalë në ballkonin e banesës. Ekzekutori dyshohet se e mbante në vëzhgim nga një ndërtesë në ndërtim përballë, nga ku edhe ka qëlluar.

Zyrtarisht, policia njoftoi se është rrethuar zona ku ndodhi vrasja dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit apo autorëve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale, ndërsa në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë, shtojnë të njëjtat burime.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai”, në vitin 1997 në Vlorë.

Gjithashtu, në vitin 2022, xhaxhit të 23-vjeçarit, po ashtu person me precedent penalë, i është vënë tritol në makinë.

Lexo edhe:

Sherr me thika në Vlorë, plagoset 39-vjeçari (EMRAT)

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se Gëzim Sinomati është ekzekutuar për hakmarrje. Një tjetër pistë që po hetohet janë dhe konfliktet e mundshme që i riu mund të ketë pasur jashtë vendit.

Pas vrasjes, në dalje të qytetit të Vlorës është gjetur një automjet i djegur që sipas policisë, është përdorur nga autorët për tu larguar.
Makina e djegur
“Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip ‘BMW’, në lagjen ’24 Maji’, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve”, njofton policia.
Etiketa: vlorevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr me thika në Vlorë, plagoset 39-vjeçari (EMRAT)

09:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

19:23 : 14/11/2025
AKTUALITET

U tha se ndërroi jetë pas vdekjes së djalit në Greqi, familja e Sulo Halilit e mohon: Nëna është gjallë

14:40 : 14/11/2025
AKTUALITET

Gjendet i vdekur çifti korçar në Francë, çfarë dyshohet (EMRAT)

11:34 : 14/11/2025
AKTUALITET

Kokainë e fshehur në makinë, arrestohen tre të rinj në Vlorë (Emrat)

10:48 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Këmbanë alarmi”/ Hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

09:04 : 14/11/2025
Para

Blinken paralajmëron se lufta në Gaza mund të zgjerohet “lehtësisht”

TË GJITHA

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja zkema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com