• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Greqi – Hapet pallati i restauruar ku u kurorëzua Aleksandri i Madh

18:08 : 06/01/2024
në RAJONI

Lexo edhe:

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

Greva e doganierëve në Greqi/ Të hënën bllokohet Kakavija për katër orë

Ishte ndërtesa më e madhe e Greqisë klasike: pallati ku Aleksandri i Madh u shpall mbret përpara se të niste një fushatë pushtimesh që e çoi atë deri ku shtrihet Afganistani i sotëm. Pallati i Aigait në Greqinë veriore u rihap plotësisht këtë javë pas një rinovimi që zgjati 16 vjet dhe që kushtoi më shumë se 20 milionë euro, pjesërisht me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Pallati u ndërtua mbi 2300 vjet më parë gjatë mbretërimit të babait të Aleksandrit, Filipit II, i cili e kishte shndërruar mbretërinë e Maqedonisë në një fuqi ushtarake mbizotëruese të Greqisë antike. Aigai ishte kryeqyteti i saj mbretëror.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në ceremoninë e përurimit të premten. Pallati kishte oborre të rrethuar me kolona, kopshte, vende për t’u lutur dhe salla të mëdha banketesh, dysheme të zbukuruara me mermer me modele dhe mozaikë të ndërlikuar.

Ndërtesa mbulonte një sipërfaqe prej 15,000 metrash katrorë, vetëm pak më e vogël sesa sipërfaqja që zë ndërtesa e Kapitolit në Shtetet e Bashkuara.

Pallati i Aigait ishte qendra administrative dhe shpirtërore e mbretërisë. Rrënojat e pallatit dhe varret mbretërore aty pranë janë objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në zonën pranë fshatit të sotëm të Verginës.

Kolonat e mermerit u rikrijuan duke i plotësuar fragmentet e nxjerra nga rrënojat me pjesë të reja të ndërtuara sipas modelit të tyre.

Rreth 65 kilometra në jugperëndim të qytetit port të Selanikut, në Greqinë veriore, Aigai tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në fund të viteve 1970 gjatë gërmimeve të varrezave në një zonë kodrash të gjelbra mbuluar me lulëkuqe dhe lule të verdha.

Arkeologu grek Manolis Andronikos që tashmë ka vdekur, drejtoi gërmimet dhe zbuloi varret mbretërore, duke gjetur një arkivol ari dhe artefakte të tjera ari, si dhe eshtrat që besohet gjerësisht se i përkasin Filipit II.

Zbulimet nxorrën në pah një qytetërim të sofistikuar të banorëve të lashtë të zonës, të cilët shpesh ishin lënë në hije në rrëfimet historike për shkak të vëmendjes tek Athina.

Angeliki Kottaridi ishte ende studente e arkeologjisë kur iu bashkua projektit si ndihmëse. Ajo iu përkushtua gjithë jetën gërmimeve dhe restaurimit të pallatit dhe dekada më vonë u bë forca shtytëse për muzeun e ri në Aigai, i cili u hap një vit më parë.

Ajo doli në pension më 31 dhjetor si drejtuese e punimeve arkeologjike të rajonit dhe u nderua në ceremoninë e së premtes. Vendi i rinovuar hapet këtë fundjavë për publikun./ VOA/

Etiketa: aleksandri i maddhGreqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025
AKTUALITET

Greva e doganierëve në Greqi/ Të hënën bllokohet Kakavija për katër orë

17:42 : 25/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në brigjet greke skafisti nga Saranda, zbulohet një sasi e madhe droge

18:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zbardhja e telefonave/ Hetimet për vr*sjen e pronarit grek dhe shqiptarit, priten të tjera arrestime

09:40 : 24/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
RAJONI

Skandal me subvencionet e BE për fermerët në Greqi, 37 të arrestuar

21:36 : 22/10/2025
Para

Ja cila janë punët që paguhen më shumë në Europë

TË GJITHA

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com