• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Arben Kraja dhe Dritan Prençi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt

13:15 : 28/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lideri i opozitës, Sali Berisha, edhe sot kur pritet të jepet një masë më e ashpër sigurie ndaj tij nga GJKKO, heqja e lirisë, nuk e ka ndalur denoncimin e aferës së inceneratorëve, vjedhjes qeveritare më të madhe të shekullit siç e ka cilësuar si edhe amnistinë që i ka bërë SPAK-u, dy personave kyç që e ideuan dhe vazhdojnë të përfitojnë miliona prej asaj skeme, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë shtypi së bashku me Belind Këlliçin, ish-kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e fundit vendore, Berisha tha: “Edhe njëherë, asgjë nuk do të ndalojë dot, nuk do të ndërpresë dot vullnetin e hekurt, vendosmërinë e PD-së për të denoncuar para medieve dhe shqiptarëve, amnistinë e shekullit që Skapi i partisë i ka bërë vjedhjes së shekullit, vjedhjes së shekullit me firmëtarë kryesorë Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliajn, Artur Metanin, Gjiknur dhe kompani.”

“Nuk ka akt më kriminal pas vjedhjes së shekullit se sa amnistia e shekullit, – theksoi Berisha. – Kjo përbën aktin më cinik, dhunën më të egër ligjore, shkelmimin më të rëndë të parimeve të së drejtës, kur për një vjedhje që gjer sot është 130 milionë euro dhe që në kontratë shkon 1 miliard euro, pasi hetohet vite e stërvite, arrestohen si përgjegjës për Bashkinë e Tiranës, dy drejtorë, të cilët në çdo të drejtë po t’i gjykosh, janë gjysmëfajtorë, gjysmë pa faj.

Janë fajtorë, nuk ka diskutim, sepse kanë votuar në Komisionin e Dhënies me Partneritet Publik-Privat të 8 pikëve për kompaninë që nuk ekziston.

Ata kanë firmosur por them gjysmë për gjysmë, pasi ata kanë një meritë, sepse publikisht kanë denoncuar pamundësinë e Bashkisë së Tiranës për të financuar vjedhjen e shekullit, inceneratorin e Tiranës, gjë të cilën, bosi i tyre Erion Veliaj e ka marrë përsipër me firmën dhe vulën e tij.

Lexo edhe:

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

Sot në këtë kuadër jemi këtu për të denoncuar një akt tjetër skandaloz në vjedhjen e shekullit.

Në një kohë kur Edi Rama, për sipërmarrjen e tij me qeverinë organizatë kriminalë, vendos në buxhetin e votuar për 5 minuta, 12 milionë euro për djegësin e Tiranës, Erion Veliaj vendos shumën tjetër për të mbushur xhepat në buxhetin e bashkisë.

Dhe për këtë zoti Belind Këlliçi, i cili de facto me dokumente të pakundërshtueshme po i bën gjyqin publik Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë eksponentëve kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Po i bën gjyqin publik Arben Krajës, këtij ish-xhelati të policisë sekretë shqiptare dhe prokurorit të lidhur këmbë e kokë me Zoton dhe McGonigal, Dritan Prençi, të cilët janë autorët e amnistisë së Erion Veliajt.

Që të dy në konfliktin më flagrant të interesit, pasi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt për vite e vite, ish-xhelati, oficer i Sigurimit të Shtetit Arben Kraja, u kujtua të lajë duart me dosjen dy javë para se dosja të shkonte në gjykatë.

Dhe Kraja e bëri këtë se mori 1 milion apo e bëri këtë se kishte nipin dhe mbesën në sqetullat e erion Veliajt, atë nuk mund ta them.
Kurse Dritan Prençi ishte i lidhur këmbë e krye me Zoton, por njëkohësisht i lidhur me famëziun McGonigal, pra me grupin e strukturuar kriminal Rama-McGonigal-Neza dhe Duçka.

Sot, zoti Këlliçi sjell fakt tronditës. I ka kapur në flagrancë me vjedhjen e fundit në djegësin e Tiranës.”

Etiketa: BerishaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

14:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
Para

Përfshihet nga zjarri një pallat tek "Varri i Bamit" në Tiranë (DETAJET)

TË GJITHA

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com