• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon “izolimin”/ Përfundon seanca, GJKKO shtyn për nesër vendimin për Berishën

14:07 : 27/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Por, sërish gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka marrë një vendim, por seanca për shpalljen e vendimit do të mbahet ditën e nesërme në orën 15:00. Avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesin gjatë seancës së sotme kanë bërë sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, por këtë herë për shkeljet e kryera në këtë proces.

Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj e konsideroi GJKKO-në si gjykatë partizane, teksa sipas tij, zbaton autorizimet e kryeministrit Edi Rama.

“Gjykata nuk e pranoi kërkesën duke thënë se hetimi është sekret. Faktet e kësaj dosjeje kanë dalë në media dhe është shuar kurioziteti për këto. Vazhduam me gjykimin incidental. I kërkuam gjykatës që ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka lënë çështjen të pagjykuar në themel. Ju e dini që ata kanë vendosur moslegjitimimin e një të pestës së deputetëve dhe në mungesë të shterimit të gjykimit kushtetues që ta çojë në gjykim incidental në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e sotme, pa mbaruar mirë ne kërkimin vinte vendimi i gjykatës për rrëzimin e saj. Me autorizimin e Ramës, sipas atij, autorizimi vazhdoi dhe gjyqi. Kjo ka qenë edhe arsyeja e kohës. Ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares, pasi ajo relatoi se kërkesa jonë për përjashtimin e gjyqtares për shkak të shkarkimit nga Berisha, ky vendim është rrëzuar. Gjykata e shtyu nesër në orën 3 për shpallje, pasi e di që edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet. Të gjitha kërkesat tona janë rrëzuar. Kjo gjykatë ka vendosur një precedentë duke vazhduar gjykimin me kërkesë përjashtimi të pagjykuar. Ligji thotë se kur ngrihet kërkesa për përjashtim gjykata nuk mund të marrë apo japë vendim. Shqyrtohet kërkesa njëherë pastaj jepen vendimet. Këto janë të sigurta që do të rrëzohen. Argumentet ne i kemi parashtruar te gjykata. E drejta e fjalës në cilësinë e liderit të opozitës, gjykata duhet të vlerësojë gjithë rrethanat, edhe personin me të cilin ka të bëjë. Nëse kjo gjykatë do të veprojë për Berishën njësoj siç vepron për ditë me trafikantë e persona të ngjashëm, atëherë bën një gabim të rëndë. Kjo sot ishte e barabartë me gjykatat partizane që kanë qenë dikur”, u shpreh ai.

SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin Sali Berisha vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku do t’i ndalohen kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë. Në dokumentin e SPAK thuhet po ashtu se adresa ku Berisha do duhet të qëndrojë është adresa e shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

Gjatë ditës së sotme u rrëzua kërkesa e avokatëve të Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi pretendon konflikt interesi. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila u përcaktua nëpërmjet shortit për të marrë përsipër këtë rast.

Në seancën e djeshme, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri, pasi dorëzuan prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme, gjyqtarja Irena Gjoka rrëzoi dhe kërkesën e avokatëve Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi për praninë e medias në sallën e gjyqit.

Pavarësisht se në këto seanca gjyqtarja Irena Gjoka ka thirrur dhe kreun e PD-së Sali Berisha, ai nuk është paraqitur as ditën e djeshme dhe as sot, duke i paraqitur argumentet e tij përmes avokatëve.

Aktualisht GJKKO i ka caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha ka refuzuar që të parqaqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Kujtojmë se Kuvendi më 21 Dhjetor miratoi kërkesën e SPAK me 75 vota pro të mazhorancës për heqjen e imuniteti të liderit demokrat. Vlen të theksohet fakti se edhe grupimi i Lulzim Bashës është pro arrestimit të Berishës, të cilët dorëzuan një raport në Kuvend, ku në disa pjesë ishte edhe më i ashpër me qëndrimet e mazhorancë, edhe pse ata munguan në seancën plenare të 21 dhjetorit.

Edhe pse e konsideron si një vendim politik të diktuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha pritet ta respektojë vendimin nëse i caktohet masa e arrestit në shtëpi. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet nga deklarat e tij në media.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

 

 

Etiketa: arrestimiBerishaGJKKOIrena Gjokaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
Para

Vula e PD/ Berisha: Gjykata e Lartë duhet të rrëzonte përfundimisht vendimin e Apelit

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com