• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkuan praninë e medias, GJKKO rrëzon një tjetër kërkesë të avokatëve të Berishës

13:17 : 27/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të avokatëve të kreut të PD-së, Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëmngjesi gjatë seancës për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Avokatët kanë kërkuar praninë e mediave në sallën e gjyqit, por kjo kërkesë është refuzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Më herët GJKKO ka rrëzuar dhe kërkesën e avokatëve Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëmngjesi për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila u përcaktua nëpërmjet shortit për të marrë përsipër këtë rast.

Në seancën e djeshme, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri, pasi dorëzuan prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin Sali Berisha vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku do t’i ndalohen kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë. Në dokumentin e SPAK thuhet po ashtu se adresa ku Berisha do duhet të qëndrojë është adresa e shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Lexo edhe:

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Aktualisht GJKKO i ka caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha ka refuzuar që të parqaqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Etiketa: avokatetBerishaGJKKOgjyqIrena Gjokamediaspranine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

16:01 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

09:15 : 14/11/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

13:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

I kallëzoi Kostandin Balloma i ‘Luis Medical Center’, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

11:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve

12:36 : 10/11/2025
Para

Prokuroria e Tiranës kërkon ‘arrest në burg’ për dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë

TË GJITHA

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com