• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BE-ja përshëndet vendimin e Serbisë për njohjen e targave

Në një kohë që BE e përshëndet vendimin e Serbisë për njohjen e targave, RKS, Kosova e quan atë maskim. Ende nuk dihet, nëse Kosova do lejojë automjetet me targa serbe të hyjnë në vend pa mbuluar simbolet e shtetit serb.

13:49 : 27/12/2023
në RAJONI

Bashkimi Evropian e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Serbisë, përmes të cilit nga 1 janari i vitit 2024 lejohet hyrja e automjeteve me targat e Republikës së Kosovës (RKS) në territorin serb. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, këtë vendim e quajti “një hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ndërkaq, pret nga qeveria e Kosovës të përgjigjet me veprime pozitive. “Ne mirëpresim vendimin e Serbisë që zyrtarisht të njohë targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, por edhe obligimeve të mëhershme nga procesi i dialogut që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes. Kjo dëshmon se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundshëm”, tha zëdhënësi Stano. Ai shtoi se “ky vendim hap rrugën për heqjen e plotë të regjimit të letrave ngjitëse në targa. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”.

A do të përgjigjet Kosova pozitivisht pas vendimit serb?

Ende qeveria e Kosovës nuk ka njoftuar zyrtarisht, nëse do të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke i lejuar automjetet me targa të Serbisë të  hyjnë në Kosovë, pa mbuluar simbolet e shtetit serb. Kosova ka disa muaj që e përdor masën e reciprocitetit në targa me Serbinë, ngjashëm si Serbia që e përdor me vite në raport me targat kosovare. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog, tha se “vendimi i Qeverisë serbe për t’i lejuar automjetet me targa të Kosovës, RKS, të lëvizin brenda territorit të saj nga 1 janari është tregues se të gjitha destabilizimet që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë të palogjikshme dhe të panevojshme”.

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE, Miroslav Lajçak para flamurit të BE
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE, Miroslav LajçakFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Merr fund konflikti 10-vjeçar i targave

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

“Duhet të theksojmë dhe rikujtojmë, se ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë. Ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë dhe dështimit të narrativës së tyre të ushqyer për kaq shumë kohë në Bruksel”, shkroi Bislimi në profilin e tij. Sipas tij, “çështja e targave mbi 10 vjet ka qenë marrëveshje e pazbatuar e për 2 vjet marrëveshje e përdorur si mjet dhe qëllim për eskalim e destabilizim”.

“Fatkeqësisht, është dashur të kalojnë 18 muaj me tensione e barrikada nga ana e Serbisë, rezistencë dhe insistim në nivel teknik që stikersat të jenë zgjidhje permanente, si dhe tërheqje nga institucionet në nëntor të vitit të kaluar, për të ardhur në përfundimin që është i njëjtë me propozimin fillestar të Kosovës”, theksoi Bislimi.

Megjithatë zëvendëskryeministri Bislimi, tha se me vendimin për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe. Bashkimi Evropian në disa raste ka kërkuar që mospajtimet rreth targave të mos përdoren për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë./DW

Etiketa: BEkosovenjohja e targaveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
BOTA

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

08:19 : 13/11/2025
AKTUALITET

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025
Para

Pensionistët “të dorëzuar” për fundvit: Më mirë të na varrosin

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com