• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Berisha, standardet dyfishe të SPAK. Sa është realisht imun Dumani nga politika?

13:07 : 23/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi në mes të kësaj jave se ai dhe e gjithë trupa e prokurorëve të posaçëm nuk intimidohet nga politika.

“Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe ragimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK”, deklaroi shefi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Ky është një sinjal me të vërtetë pozitiv, por nuk është aspak i ri. Të njëjtin mesazh kanë dhënë thuajse të gjithë paraardhësit e tij, të cilët nuk kanë drejtuar të njëjtën strukturë si Dumani, por që kanë pasur pushtet institucional të ngjashëm.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në një intervistë për “TV Klan” në Dhjetor të vitit 2002, deklaronte se “Ne as nxitemi dhe as stepemi nga politika, ne zbatojmë ligjin”.

Lexo edhe:

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

Ina Rama, e cila drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme në periudhën 2007-2012, deklaronte në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në Shkurt të vitit 2010.

“Vizioni im lidhur me presionin apo ndikimin që mund të ketë politika mbi këtë institucion i vetmi i tolerueshëm do të thoja është deviza e përbashkët për një luftë kundër kriminalitetit”, deklaronte Ina Rama.

Pasardhësi i saj, Adriatik Llalla, gjithashtu mbajti një qëndrim të ngjashëm në raport me politikën, në një intervistë për “Top Story”.

“Unë kam bindjen se nëse drejtuesi i një institucioni nuk i afrohet politikës, nuk bën pakt me politikën, politika nuk guxon t’i afrohet atij”, deklaroi ai në Janar 2013.

Parë në këtë këndvështrim, deklaratat e fundit të Dumanit nuk përbëjnë as gjë të re dhe as gjë origjinale.

Ndryshe nga ish-prokurorët e Përgjithshëm, mbi të cilët ndikimi politik ishte i pranishëm, si në emërimin e kreut të Akuzës, ashtu edhe në procesin e emërimit dhe transferimit të prokurorëve, në rastin e SPAK-ut, teorikisht, presioni politik duhet të jetë afër zeros.

Ndaj, edhe pritshmëritë ndaj këtij institucioni të ri të Akuzës janë shumë të larta. E, më së pari, kërkohen standarde të larta hetimi.

Të dhënat e deritanishme, sidomos për dosjet e profilit të lartë politik, dëshmojnë se standardet e ndryshme që po ndjek Prokuroria e Posaçme janë një pikë shumë e dobët, e cila vë në dyshim të gjithë veprimtarinë e institucionit.

Berisha-Rama, standardi për hetimin e VKM-ve

Në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai kanë kanë ngritur dyshimet për kryerjen e veprave penale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke analizuar dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të miratuara nga qeverisja e Partisë Demokratike, në vitet 2007-2008.

Duke shqyrtuar ato vendime kolegjiale qeveritare dhe me natyrë të përgjithshme, prokurorët e posaçëm kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se Berisha ka favorizuar interesat financiare të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, megjithëse me ato VKM që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave përllogariten rreth 100 mijë përfitues.

Nga ana tjetër, i njëjti prokuror, Kraja, kësaj radhe i shoqëruar nga kolegu i tij, Dritan Prençi, nuk kanë marrë në analizë dhe, rrjedhimisht, as nuk kanë ngritur dyshimet, mbi kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë zyrtarë të lartë, të cilët kanë miratuar “me urgjencë” vendimin e Këshillit të Ministrave për miratimin e bonusit prej 8 përqindësh për një kompani “inekzistente”, “Integrated Energy bv”, e cila fitoi kontratën me kosto koncesionare 128 milionë euro për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës.

Vendimi i Ramës dhe i qeverisë së tij ishte “nominative”, pra për një emër të përveçëm, i cili fitoi kontratën e paligjshme, siç është zbuluar nga vetë SPAK-u.

Në hetimin e inceneratorit të Tiranës, prokurorët e SPAK-ut jo vetëm që nuk kanë shqyrtuar vendimmarrjen qeveritare, por, as nuk kanë guxuar që të përmendin emrin e kryeministrit Rama.

Pra, duket qartë që standardi i ndjekur nga SPAK-u, madje edhe nga i njëjti prokuror, ndryshon nga Rama tek Berisha.

“Shënimet” e drejtuesit

Kur prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi dorëzuan në gjykatë kërkesën për “detyrim paraqitje” dhe “ndalje jashtë shtetit” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, u shkaktua një ilaritet i madh në opinionin publik.

Beqja dyshohet si një prej organizatorëve kryesorë të koncesioneve të dyshimta në Shëndetësi, të cilat përllogariten në total në qindra milionë euro.

Ndaj, masa “e butë” ndaj tij nuk u përkrah aspak nga opinioni publik. Nën frymën reaguese të opinionit, në media u raportua se drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, nuk kishte qenë dakord me këtë masë të butë.

Për shkak se kompetencat e tij nuk e lejojnë të ndërhyjë në hetimin e prokurorëve të pavarur, titullari ka përdorur të vetmin mjet që ka, duke lënë “shënim” në dosje se nuk ishte dakord me “butësinë” e prokurorëve të strukturës së tij ndaj Ilir Beqjas.

Ky qëndrim, natyrisht, i jep pikë drejtuesit, i cili bëhet njësh me qëndrimin e opinionit të gjerë publik. Madje, ai qëndrim ka një vlerë më të madhe, pasi, ndryshe nga qytetarët, titullari i SPAK-ut ka shumë të dhëna mbi dosjen hetimore.

Por, të paktën deri më tani, nuk është raportuar asnjë “shënim” i Dumanit për dosjen e inceneratorit të Tiranës, ku prokurorët e çështjes kanë anashkaluar në mënyrë flagrante hetimet, ose më së paku, verifikimet, për Vendimet e Këshillit të Ministrave të Edi Ramës dhe shkresat “parimisht dakord” të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Madje, për Dumanin, duket se nuk ka qenë aspak problem që prokurorët e çështjes as nuk kanë guxuar të përmendin emrat e Ramës dhe Veliajt në dosjen hetimore.

Ndaj, e parë nën dritën e standardeve të ndryshme, ku prokurorët tregohen shumë kurajoz me ish-kryeministrin dhe aspak të tillë ndaj pushtetarëve të fuqishëm, Rama-Veliaj, edhe ajo deklarata e Altin Dumanit se “nuk ndihet i intimiduar apo i ndikuar nga politika”, duhet marrë me shumë rezervë.

Etiketa: ALTIN DUMANIEdi RamainceneratoreSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit

21:29 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

17:03 : 04/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

14:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
Para

Kapen 2 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali, një pjesë e drogës për klanin shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com