• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Festa e Krishtlindjes në Bethlehem anulohet për shkak të luftës

15:54 : 22/12/2023
në BOTA

Krishtlindja dhe ditët para saj janë zakonisht sezon festiv në Bethlehem. Por këtë vit, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, qyteti palestinez i Bregut Perëndimor, ka anuluar festimet për shkak të luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Një kishë në Bethlehem, qytetin palestinez të Bregut Perëndimor, vendlindja tradicionale e Krishtit, ka rikrijuar një skenë të lindjes së Krishtit për t’u solidarizuar me palestinezët që po vuajnë për shkak të luftës në Gazë.

“Një djep mes gërmadhave, që duket si një shtëpi e shkatërruar në Gazë. Krishti foshnje si një foshnje nën gërmadha. Kemi parë aq shumë pamje të fëmijëve që po nxirren nga gërmadhat. Dhe për ne, kjo është porosia që Krishti identifikohet me vuajtjen tonë,” thotë zoti Munther Isaac nga Kisha Evangjeliste Luterane e Lindjes së Krishtit.

Gjatë Krishtlindjes, Bethlehemi është zakonisht i mbushur me turistë të huaj që shkojnë atje për të festuar në sheshin e dekoruar të qytetit. Por lufta që po vazhdon në Gazë dhe sulmet e vazhdueshme me raketa të hedhura nga Hamasi drejt Izraelit kanë mbyllur tërësisht industrinë e turizmit në Izrael dhe në Bregun Perëndimor. Komuna e Bethlehemit ka anuluar të gjitha festimet e Krishtlindjes.

“Qyteti i Bethlehemit është qytet palestinez dhe ne po mbajmë zi. Jemi të trishtuar si çdo qytet tjetër palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Andaj anuluam të gjitha festimet e Krishtlindjes dhe të gjitha festimet tjera për shkak të këtij agresioni kundër njerëzve tanë në Rripin e Gazës,” thotë kryetari i Bashkisë së Bethlehemit Hanna Hanania.

Lexo edhe:

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdekur pasi hëngrën tortë

Po tentonin të kalonin ilegalisht me gomone drejt Britanisë, autoritetet franceze shpëtojnë 107 persona

Kryebashkiaku thotë se rreth 70 për qind e ekonomisë së Bethlehemit varet nga turizmi. Aktualisht shumica e dyqaneve me dhurata janë mbyllur dhe rreth 70 hotelet, që zakonisht janë tërësisht të rezervuar për Krishtlindje, janë mbyllur. Të rinjtë e papunë sillen vërdallë, të acaruar.

“Mbretëron gjendje shumë e trishtuar. Njerëzit janë të mërzitur për shkak të luftës dhe tani nuk kemi as punë,” thotë palestinezi Leith Rudeideh nga Bethlehemi.

Disa nga turistët e rrallë që po vizitojnë qytetin janë rusë ortodoksë të krishterë nga Moska.

“Nuk frikësohem, jo. Jemi rusë. Nuk kam frikë nga raketat. Unë jam gjithashtu oficer i ushtrisë ruse,” thotë turisti rus Pavel Kriminetsky.

Ndonëse të gjitha festimet janë anuluar, ceremonitë fetare do të mbahen. Kryetari i Bashkisë Hanania thotë se do ta kalojë shumicën e Ditës së Krishtlindjes duke u lutur.

“Do të përqendrohemi në lutje për paqe sepse ky është qytet i paqes. Mesazhi i paqes lindi këtu në momentin kur Jezu Krishti lindi në këtë qytet. Ky mesazh është shpërndarë në gjithë botën. Dhe tani, Bethlehemi dhe qytetet e tjera palestineze kanë nevojë për paqe të vërtetë,” thotë ai.

Ai thotë se shpreson që vitin e ardhshëm, lufta në Gazë do të jetë vetëm një kujtim i largët dhe hareja do t’i kthehet sërish Bethlehemit./VOA

Etiketa: bethlehemkrishtlindje

Lajme të lidhura

BOTA

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdekur pasi hëngrën tortë

08:00 : 28/12/2024
BOTA

Po tentonin të kalonin ilegalisht me gomone drejt Britanisë, autoritetet franceze shpëtojnë 107 persona

19:20 : 26/12/2024
BOTA

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

21:30 : 25/12/2024
AKTUALITET

Dëbora bllokon rrugët, prish planet e turistëve për të festuar Krishtlindjen në Theth

20:41 : 25/12/2024
BOTA

Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve! DW: Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve më i dukshëm!

09:31 : 25/12/2024
AKTUALITET

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes

08:28 : 25/12/2024
Para

PS kërkon ndëshkimin e Flamur Nokës

TË GJITHA

I vihet tritol një banese në Durrës

12:04 : 13/08/2025

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Meteorologia tregon kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet

11:53 : 13/08/2025

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

11:41 : 13/08/2025

Zjarret dalin jashtë kontrollit, thirrje për evakuuim në Gramsh dhe Delvinë

11:30 : 13/08/2025

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

11:27 : 13/08/2025

Lapaj nuk heq dorë nga mandati deputetit, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

11:16 : 13/08/2025

PAMJE dramatike! Vatër e re zjarri në Delvinë, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës

11:13 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com