• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Holanda do t’ia japë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16

15:24 : 22/12/2023
në BOTA

Holanda do t’ia dërgojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16, për t’i ndihmuar në betejën kundër pushtimit rus, ka njoftuar qeveria holandeze, të premten.

“Sot kam informuar presidentin [e Ukrainës, Volodymyr] Zelensky për vendimin e qeverisë sonë për të përgatitur 18 avionët e parë luftarakë F-16 për dërgim në Ukrainë”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Mark Rutte, nëpërmjet një shkrimi në platformën sociale X, e njohur më parë si Twitter.

“Dërgimi i F-16-shave është një ndër elementet më të rëndësishme të marrëveshjeve të arritura për mbështetje ushtarake për Ukrainën”, është shprehur ai.

Dërgimi i avionëve luftarakë ende varet nga aprovimi për eksportim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës, dhe nga përmbushja e kritereve për stafin dhe infrastrukturën në Ukrainë, ka shtuar Rutte, pa përmendur afate për këto vendime, raporton Reuters.

Por, njoftimi i ndihmës ka bërë të mundshëm rezervimin e fondeve dhe njerëzve për përgatitjen e avionëve për dërgim, ka thënë qeveria holandeze.

Lexo edhe:

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

“Kam folur me Mark Rutten për ta falënderuar qeverinë holandeze për vendimin e saj për të filluar përgatitjen e 18 avionëve të parë F-16 për dërgim në Ukrainë”, ka thënë presidenti ukrainas, Zelensky, në X.

Holanda ka dërguar F-16-shin e parë, prodhim amerikan, në një qendër të re trajnimi për pilotët dhe stafin ukrainas, në Rumani, muajin e kaluar.

Danimarka, Norvegjia dhe Belgjika, po ashtu, kanë njoftuar se do t’i japin Ukrainës avionë F-16, pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara ka aprovuar dërgimin e tyre që Kievi të mbrohet kundër Moskës, sapo të jetë përfunduar trajnimi i pilotëve.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Etiketa: droneholandeUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026
BOTA

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

11:28 : 22/07/2026
BOTA

Dronët ukrainas godasin depot e Wilberries në Rusi, 7 viktima dhe 25 të plagosur

16:05 : 18/07/2026
BOTA

Ish-shefi i CIA: Ukraina ka tejkaluar SHBA-në në prodhimin dhe përdorimin e dronëve

15:04 : 17/07/2026
BOTA

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026
BOTA

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

21:15 : 16/07/2026
Para

Gaz Paja ndahet nga bashkëshortja? Veprimi i papritur që ngriti dyshimet

TË GJITHA

Boks/ Prenga rrëzon dy herë Anthony Joshua-n, por britaniku fiton duelin me KO në raundin e dytë

08:37 : 26/07/2026

Aksident i rëndë në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, pesë të tjerë të plagosur (Emrat)

08:26 : 26/07/2026

Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

08:12 : 26/07/2026

Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

08:01 : 26/07/2026

Horoskopi, 26 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 25/07/2026

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

22:50 : 25/07/2026

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e 2 të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:42 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş