• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksportuesit paralajmërojnë protesta: Po falimentojmë, do rritet papunësia

11:30 : 21/12/2023
në AKTUALITET, EKONOMI
Loading red cargo Container (done in 3d)

Loading red cargo Container (done in 3d)

Kompanitë eksportuese dhe prodhuese paralajmërojnë se në ditët e para të janarit do të dalin në protestë për situatën aktuale në të cilën ndodhën.

Sipas tyre humbja e konkurrueshmërisë, rënia e vlerës së shitjeve nga dobësimi i euros dhe rritja e kostove direkte të ndikuara nga inflacioni po shtyjnë shumicën dërrmuese të eksportuesve drejt falimentimit.

Me date 20 Dhjetor 2023 u organizua takimi mes Përfaqësuesve të grupeve eksportuese dhe Përfaqësuesve të Sindikatave – Organizatave dhe Shoqërisë civile që janë në mbrojtje të të drejtave të punonjësve.

Kompanitë eksportuese dhe prodhuese, sipas treguesve financiarë të tyre po prodhojnë më pak dhe do të ofrojnë po ashtu më pak produkte për shitje. do të thotë gjithashtu që kompanitë kanë nevojë për më pak punonjës dhe shpesh po rezultojnë pushime nga puna.

Lexo edhe:

Industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Gjithçka që po ndodh në ekonominë e prodhuesve për eksport po ndikon në tregun e punës.

Humbja e konkurrueshmerise se Eksportuesve, rënia e vlerës së shitjeve nga forcimi i shpejtë i lekut dhe rritja e kostove direkte dhe ndikimi i inflacionit në shpenzimet e përditshme po krijojnë me shpejtësi ambientin e pafavorshëm për të vijuar më tej dhe po e detyrojnë pjesën dërrmuese të eksportuesve të mbyllin aktivitetet dhe të aplikojnë për status pasiv.

Kjo masë drastike e detyruar nga akumulimi i humbjeve dhe nga mospatja e një qartësie për tregun në vitin që po hyn do të krijojë një efekt në rritjen e papunësisë me të paktën 6% nga niveli aktual, ku kryesisht papunësia më e madhe do të ndihet te të punësuarat dhe të rinjtë.

Përfaqësuesit e Sindikatave shprehën mbështetje duke vlerësuar faktin se shoqëritë eksportuese mbajnë ekuilibrat ekonomikë dhe të punësimit. Një shqetësim në rritje është edhe nevoja që për të matur realisht ndikimet dhe efektet e kësaj situate në ekonomi, në jetën sociale dhe në buxhetin e shtetit dhe atë të bizneseve nevojiten statistika zyrtare të sakta, në kohë reale dhe të shërbejnë si baza e përbashkët e dialogut social mes palëve.

Rrjedhimisht këta punëtorë dhe biznese janë lënë të vetëm dhe Qeveria fatkeqësisht këtë problem ekonomik dhe krizën aktuale e sheh vetëm përmes dy qasjeve: atë të lënies në dorë të tregut të adresojë problemet duke e konsideruar si një dështim të modelit të biznesit, si dhe trajtimin sipas kuadrit ligjor për papunësinë dhe për ofertën për punë në sektorë të tjerë nëse ndodh masivisht mbyllja e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese.

Kriza aktuale e ka vënë në pah edhe një dobësi të jashtëzakonshme të përgatitjes së Institucioneve për të përballuar raste të tilla të pragmbylljes së një sektori të tërë nëpërmjet krijimit të fondeve të posaçme për tu përdorur për periudha krizash sektori apo kriza të shkaktuara nga moskoordinimi mes Institucioneve dhe detyrave të pakryera për një ambient konkurrues dhe me rregulla tregu të një ekonomie të lirë.

Tani ka ardhur momenti, që krizën po e ndjejmë të gjithë. Në këtë situatë ekstreme do të nevojitej një ndërgjegjësim i institucioneve kopetente për tu përgatitur duke e ndjerë se sa i vështirë është ballafaqimi me momente të tilla. Potencialisht secili prej nesh, kemi shumë nevojë për mbështetje institucionale në rastin e humbjes së biznesit dhe të humbjes rrjedhimisht edhe të vendeve të punës. Prandaj ballafaqimi dhe shterimi i gjithë argumenteve nëpërmjet tryezave institucionale është domosdoshmëri shoqërore dhe ekonomike për vendin tonë si dhe do të propozohet që diskutimi dhe propozimet për dialog mbi situatën të vendosen në mbledhjen më të parë të Këshillit Kombëtar të Punës.

Si masë e parë dhe urgjente, kërkohet vazhdimi i tavolinave teknike dhe gjetjen e zgjidhjeve për kapërcimin e situatës.

Ndërkohë, masa të tjera të përshkallëzuara do të vijojnë të diskutohen, ku vendosmëria dhe bashkëpunimi shumëpalësh ka marrë vendimin që të zhvillohet së bashku me Sindikatat dhe me punonjësit e sektorëve eksportues “Protestë përballë Kryeministrisë” në ditët e para të muajit Janar./Monitor

Etiketa: ekonomieksportuesfalimentpapunesiprotestezhvelresimi i euros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

15:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Uji është jeta”/ Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

09:19 : 16/09/2025
BOTA

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025
AKTUALITET

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

16:12 : 10/09/2025
AKTUALITET

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

15:09 : 10/09/2025
Para

“Edi Rama do përfundojë si Enver Hoxha”/ Mesazhet në protestën e opozitës

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com