• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha publikon dokumentin: Kur Arben Kraja arrestoi të riun për veprime kundër “normave të moralit komunist”

12:42 : 20/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha përsëriti sërish këtë të mërkurë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Velaj po amnistohet nga SPAK, në procedim penal për inceneratorin e Tiranës.

Bashkë me Veliaj, Berisha tha se SPAK ka ndjekur të njëjtën qasje edhe për zyrtarë të tjerë të lartë.

“Amnistia e Erion Veliajt nga Kraja-Prençi, përbën krimin më të shëmtuar në historinë e hetuesisë shqiptare. Përbën dhunimin më flagrant të të ligjave të vendit dhe uzurpimin e pushtetit të parlamentit, të cilit Kushtetuta i njeh të drejtën e amnistisë. Duke u marrë me amnistorët, rezulton se këta janë delinkuentë dhe persona që në konflikt flagrant interesi, kanë shpallur amnistinë e Erion Veliajt, Edi Ramës, Agaçit, Artur Metanit dhe të tjerëve”, deklaroi kryedemokrati nga selia e PD.

Ai u ndal edhe te e kaluara e Arben Krajës si hetues i sistemit komunist. Berisha publikoi një dokument që mban firmën e Krajës dhe që dëshmon arrestimin e një personi në vitin 1990 për “veprime në kundërshtim me moralin socialist”.

“Arben Kraja, ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, që ka dënuar dhe në vitin 1990, një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thotë se ai ka shkelur normat e moralit komunist. Kraja qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë. Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar, është kjo dëshmi, të cilin ky këtë akt nuk e kryen në vitin 1995, 1996 apo 1970, por e kryen një vit pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste”, tha ai.

Lexo edhe:

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

Berisha zbuloi dhe lidhjet e ngushta që sipas tij, të afërm të prokurorit kanë me Veliajn.

“Kraja është një person i papërgjegjshëm, që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen Veliaj, me dosjen e djegësit të Tiranës, sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Në çdo lloj mënyre, ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme i njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliard euro në 30 vite nga ai vetë dhe Edi Rama”, tha Berisha.

Ai shtoi se “prokurori tjetër Prençi, një mik i njohur i McGonigalit, nuk mund të hetonte kurrë po të kishte minimumin e minimumit të ndërgjegjes së zyrtarit, mbasi lidhjet e tij me Zoton, të strukturuara, nuk lejonin hetimin e aferës së shekullit nga Prençi”.

“Pra, janë këta dy persona, të cilët kanë injoruar dhe fshehur çdo dokument të shtetit, për të amnistuar Erion Veliajn. Ne jemi këtu sot se si këta prokurorë politikë kanë shumëzuar me zero kontrollin e institucionit kushtetues për kontrollin e buxhetit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me këtë vjedhje të shekullit. Erion Veliaj ka vjedhur ditën për drekë dhe ka bërë gjithçka që të kalojë në kontot e tij offshore dhe të Edi Ramës, nuk po them 130 milionë euro, por minimumi 100 milionë se ta zëmë se 30 milionë i kanë bërë dorovitje. Këto janë konstatime të KLSH që për Krajën dhe Prençin“, tha Berisha.

Etiketa: Arben Krajadritan prençiSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Diella”, Berisha: Vjedhje e Ramës, presidenti kukull legalizoi krimin kushtetues

20:14 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025
AKTUALITET

Gjyqi në themel i dosjes “Partizani”/ Kërkohet pavlefshmëri e akteve, ç’ndodhi në seancën e parë

14:41 : 15/09/2025
Para

Kanabis dhe baste sportive, arrestohen dy persona në Shkodër

TË GJITHA

Këlliçi ironizon mazhorancën: Krijoni komision për kartellet e drogës

13:53 : 16/09/2025

Shpërthen bombola e gazit në Malësi të Madhe, plagoset çifti i bashkëshortëve

13:47 : 16/09/2025

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025

Skema piramidale “Xuex”/ Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që joshte qytetarët

13:22 : 16/09/2025

Aksident në Fier-Lushnjë, tre të plagosur

13:09 : 16/09/2025

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025

“S’keni ku ta çoni Xhafën”, Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja për t’i gjetur punë anëtarëve të PS-së

12:57 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com