Parashikimi i yjeve për këtë javë do të drejtohet nga fati. Sipas astrologes Meri Shehu, kjo javë do të ketë surpriza, situata që do të ngatërrohen dhe zhvillime që do kenë pasoja tek të gjithë.
Në parashikimin që ajo bën në emisionin “Rudina” për të gjitha shenjat vihet re se shumë prej tyre do të kenë shpenzime të shumta financiare. Duke qenë se fati do të ndikojë edhe në këtë aspekt, duhet treguar kujdes, por gjithsesi mbetet dita e nesërme për të rikuperuar humbjet.
Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e rëndësishme, është një javë që mesa duket ne do shikojmë dhe ne astrologët e kemi studiuar, është një javë që i përket paksa më shumë fatit, do ndodhin gjëra të papritura, surpriza që ne nuk i presim dhe nuk i kontrollojmë dot dhe si të themi do shikojmë ku do bjerë ai guri, zari i fatit në shenjën e gjithkujt.
Kjo për shkak se Afërdita në Akrep do bëjë një lidhje kundërshtuese me Uranin në Dem dhe këtë javë shumë njerëz mund të ngatërrohen, mund të ndahen papritur, mund të ketë paqëndrueshmëri në çift, në gjendjet emocionale të shumë punëve dhe projekteve dhe kështu duhet të jemi të kujdesshëm, kur të futet dielli në datën 22 në Bricjap, takohet me Mërkurin e kundërt dhe aty do shikojmë shumë gjëra edhe në rrafshin politik, shoqëror duke e ditur që Bricjapi është një shenjë shumë sociale, Mërkuri i kundërt takohet me diellin, aty do shikojmë një konfuzion ose lajme që mund ta stresojnë disi jetën e gjithkujt sepse jetojmë në një shoqëri dhe si të themi, ajo që më prek mua mund të prekë ty e të gjithë.
Dashi – 2 yje
Kjo është një javë shumë e rëndësishme në çështjet ekonomike dhe papritur shumë Dashë mund të humbin një bazë, terren ekonomik ose nëse luajnë më shumë se sa duhet me zarin e fatit në çështjet ekonomike, mund të kenë humbje të konsiderueshme, por edhe në jetën personale. Një takim i rëndësishëm rreth datës 22 midis diellit dhe Mërkurit të kundërt mund të rikthejë në vëmendje çështje të harruara të Dashëve që do iu interesojnë të hapen, por disa të tjerëve jo kështu që do të kenë kujdes në datat 22-23.
Demi – 3 yje
Demët do kenë parasysh që të sillen mirë në çështjet shoqërore ose në çift sepse kjo është një javë që nëse nuk i rregullojnë ato problematika që kanë mund të kenë ndarje njëherë e përgjithmonë nga disa marrëdhënie që i kanë lënë pas dore, nuk janë kujtuar t’i sqarojnë ose e kanë nënvlerësuar në fund të fundit dhe kjo sa i përket jetës së tyre personale. Data e nesërme është e mirë për disa takime surprizë, çështje të rëndësishme ekonomike ose kontakte me jashtë.
Binjakët – 3 yje
Kjo është një gjë shumë e mirë, fati mund t’u buzëqeshë në një ndryshim ose çështje pune por disa Binjakë mund të shohin që ka ardhur momenti që nuk do shpërblehen siç duhet në punën e tyre dhe do i shpërthejnë pengesat që mendojnë se kanë. Një çështje shëndetësore e papritur mund t’i vërë pak në shpenzime. Ekziston dita e nesërme pak më e mirë për të rregulluar situatat në jetën e tyre.
Gaforrja – 1 yll
Dielli në Bricjap në datën 22 dhe Mërkuri i kundërt do të thotë që do të kenë një përballje të fuqishme me kundërshtarët, antagonistët ose në çift rikthehen disa probleme dhe e cenojnë pozicionin, qetësinë dhe rehatinë e tyre. Afërdita që kundërshtohet me Uranin në Dem do të thotë që në jetën shoqërore ose emocionale gjërat nuk janë mirë dhe Gaforret që jetojnë jashtë, udhëtojnë ose kanë marrëdhënie me jashtë duhet të kenë kujdes në këtë periudhë.
Luani – 3 yje
Janë në një periudhë që mund të flasim që dita e nesërme, e pasnesërme mund të ketë të bëjë me punën, një ringritje ekonomike, stabilitet në disa marrëveshje dhe kontrata pune dhe këtu gjërat mund të shkojnë mirë. Pastaj kemi disa debate dhe shpenzime në çështjet familjare ose një kurs këmbimi të vështirë në marrëdhënie me njerëzit e afërt, nuk do ndihen mirë fare.
Virgjëresha – 4 yje
Është një javë që ditën e nesërme mund ta shikojnë me kujdes për të rregulluar dhe stabilizuar planet dhe projektet e tyre, por edhe disa projekte të rëndësishme në jetën e tyre personale të cilat marrin një avantazh të mirë dhe sidomos një takim shumë i rëndësishëm që bëhet për punët e tyre të rëndësishme, për kualifikimet e tyre rreth datës 22. Kjo datë do jetë pozitive.
Peshorja – 3 yje
Ka shumë shpenzime ekonomike kësaj jave, të papritura dhe ndoshta fatin do ta shikojnë shumë te eknoomia, të lidhur me atë çfarë ndodh në çështjet e tyre ekonomike por kjo është një javë që nuk ua jep atë stabilitet. Në çështjet familjare do rikthehen disa diskutime, projekte ose gjëra që i mendonin të humbura dhe mund të kemi rishfaqjen e një lloj ekuilibri në familje.
Akrepi – 4 yje
Afërdita në shenjën e tyre është një pozicion shumë pozitiv për ta por kemi një përballje me Demin, flasim për shumë shpenzime në këtë periudhë, shumë emocione nga ana erotike por edhe ndarje të papritura ose dashuri me shikim të parë që mund të jenë të rëndësishme por që e destabilizojnë pak jetën e tyre emocionale.
Shigjetari – 2 yje
Do kenë një takim të rëndësishëm në çështjet ekonomike. Çdo gjë, edhe për ta do rrotullohet në çështjet ekonomike por kujdes nga lidhjet, marrëdhëniet, punët e fshehta sepse do shpenzojnë shumë energji dhe nuk do fitojnë atë çfarë duan, qoftë stabilitet emocional apo ekonomik. Përgatitet një prapaskenë e fshehtë që mund t’i ekspozojë më shumë se sa duhet.
Bricjapi – 4 yje
Në datën 22 futet dielli në shenjën e tyre por takohet me Mërkurin e kundërt. Do shohim disa kthime mbrapa, njerëz që rikthehen nga e kaluara dhe i japin tonalitet këtij momenti. Ky nuk është momenti të ecim përpara, por është momenti të rregullojmë gjërat dhe ashtu si te Peshoret do kemi dhe çështje të rëndësishme politike-ekonomike, nëse kanë edhe pushtet këta njerëz do shikojmë që do jenë shumë të rëndësishëm dhe konfuzioni i tyre mund të përkthehet edhe në jetën e të tjerëve.
Ujori – 4 yje
Do kenë publicitet sa i përket punës, karrierës, ngritje ekonomike ose një fuqizim në këtë aspekt, do krijojnë një rreth komod në lidhje me shoqërinë ose punën. Duhet të kenë kujdes me shpenzimet kësaj jave sepse pasnesër do jenë pak më të vështira ose do kërkojnë më shumë. Do kenë takime e marrëveshje të fshehta dhe do t’i mbajnë fort sepse kanë një as nën mëngë në lojën e fatit.
Peshqit – 3 yje
Janë një nga shenjat me fat këtë periudhë sepse do luajë shumë rol fati dhe janë një shenjë që në bazë të intuitës dhe emocioneve e ndjekin fatin. Kemi një takim të rëndësishëm në jetën emocionale dhe shoqërore të tyre rreth datës 22, por do shikojmë si do ta suportojnë këtë çështje ekonomike. Mund të fitojnë shumë para ose nesër të kenë një ditë të rëndësishme, por ato që mund të fitojnë nesër mund t’i humbin të gjitha pasnesër kështu që kujdes.