• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncon Vokshi: Me urdhër të Ramës në Kuvend fshihen dy shkresa të rëndësishme

14:02 : 17/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar mesditën e kësaj të diele, se me urdhër të Edi Ramës po mbahen të fshehura në Kuvend, dy shkresa të firmosura nga katër deputetë të PD.

Në një dalje për mediat, Vokshi thotë se bëhet fjalë për disa informacione që deputetë të PD kanë kërkuar t’u vihet në dispozicion informacioni i plotë dhe i detajuar për deklarimet e pasurisë së kryeministrit Edi Rama dhe personave të lidhur me të, por këto shkresa nuk janë dërguar në institucionet përkatëse.

“Kjo tentativë mjerane e Ramës për të fshehur shkresat e penguar informacionin, nuk e shpëton dot Edi Ramën. Drejtësia e vërtetë, vonon por nuk harron”,- shprehet Vokshi ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Një tjetër skandal ka ndodhur këto ditë në Kuvendin e Shqipërisë.

Me urdhër të Edi Ramës, janë fshehur për një muaj të tërë, dy kërkesa të firmosura nga katër deputetë të Partisë Demokratike, e nuk janë dërguar në institucionet përkatëse sic procedura dhe ligji për statusin e deputetit përcakton.

Lexo edhe:

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

Vokshi flet me EMRA: 20 deputetë të PS janë përfaqësues të bandave

Sic i shihni edhe shkresat në fotot në ekran, në datë 17 Nëntor, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, dhe Albana Vokshi në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion informacioni i  plotë dhe i detajuar nga dy institucione:

Nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), në lidhje me  të gjithë Deklarimet ndër vite të z. Edi Rama si dhe të gjithë personave të lidhur me të, përfshirë znj. Rea Xhillari.
Nga Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë kërkuar procesverbalet, materialet mbështetëse dhe vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) të zhvilluara 15 janar – 1 korrik 1996.

Neni 8 i Ligjit “Për Statusin e Deputetit përcakton: 1. Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore. 2. Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Praktikisht informacioni nga institucionet duhet te ishte vënë në dispozicion brenda datës 2 dhjetor.

Pas insistimit nga ana jonë për të marrë përgjijet e shkresave, pas sorrollatjes sa në një zyrë në tjetrën, dje zbluam skandalin që shkresat, pasi i kisha protokolluar përsonalisht, ishin mbajtur të fshehura në sirtar në Kuvend pa u dërguar asnjëherë.

Pengimi, me urdhër të Edi Ramës, i dërgimit të shkresave dhe marrjes së informacionit është një tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit. Kanë qenë më qindar rastet e refuzimit të përsëritur të informacionit nga ana e Ministrave, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, krerëve të disa institucioneve, që e ka bërë shpesh të pamundur trajtimin e disa prej problematikave të mprehta në Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj. Detyrimi kushtetues për të dhënë informacion për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, është me natyrë prioritare për shkak se ka të bëjë me përmbushjen e një funksioni kushtetues të Kuvendit, siç është funksioni i kontrollit parlamentar. Për pasojë, pengimi i qëllimshëm i kësaj të drejte të opozitës, përbën akt minimi ndaj autoritetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe si i tillë është një akt thellësisht antikushtetues dhe që duhet të sjellë përgjegjësi politike dhe disiplinore.

Cdo shqiptar e ka të qartë se kush është urdhëruesi i kësaj shkelje të kushtetutës dhe rreullores së kuvendit dhe ligjit të statusit të deputetit!! Edi Rama i cili, në rasti e shkresës së parë, ILDKP, kërkon të fshehë faktin tashmë të denoncuar nga PD që ai, Edi Rama është ne shkelje penale, pasi për vite me rradhë ka refuzuar të deklarojë si pjesë e deklaratës së tij të pasurisë, edhe pasurinë e thjeshtrës së tij.

Këtu po ju paraqesim deklaratat e pasurisë të Edi Ramës, që nga viti 2010. Cdo qytetar mund të vërtetojë që Edi Rama ka shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur, e duhet në ndiqet penalisht.

Nga ana tjetër, me anë të fshehjes së shkresës së dytë, Edi Rama, kërkon të mbulojë faktin e një procesi të porositur dhe vendimi te montuar ndaj kryetarit të PD z. Sali Berisha, nga një gjyqtare e cila ka marrë një vendim antikushtetues, duke qenë në konflikt të plotë interesi. PD disponon kopje të vendimit të shkarkimit të Gjyqtares Irena Gjoka në 1996 nga KLGJ, në kohën që kryetar i KLGJ ishte Presidenti i asaj kohe z. Sali Berisha.

Gjyqtarja Gjoka, jo vetëm kërkoi dorëheqjen nga cështja, por në të kundërt, shkeli kushtetutën, shpërfilli paramentin dhe rolin e tij dhe mori vendimin për heqjen e disa lirive z. Sali Berisha pa autorizimin e institucionit më të lartë në një republikë parlamentare, Parlamentit. Jo më kot kushtetuta e vesh deputetin me imunitet, për ta mbrojtur nga sulme të tilla, e për ta mbrojtur në detyrën dhe funksionin që ata bazuar në kushtetutë, duhet të kryejnë në shërbim të interesave të Qytetrëve.

Kjo tentativë mjerane e Ramës për të fshehur shkresat e penguar informacionin, nuk e shpëton dot Edi Ramën. Drejtësia e vërtetë, vonon por nuk harron.

Etiketa: albana VokshidenoncimEdi RamakuvendPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

22:05 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vokshi flet me EMRA: 20 deputetë të PS janë përfaqësues të bandave

22:00 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

21:47 : 09/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025
AKTUALITET

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025
Para

Sarandë/ 39-vjeçari i dehur grabit kasafortën e një objekti fetar, procedohet

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com