• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zyrtari amerikan: Lufta kundër Hamasit do të zgjasë me muaj

20:29 : 15/12/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Izraeli dhe Ballkani/ Armë dhe interesa të tjera

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan ndodhet në Izrael, ku gjatë dy ditëve të fundit është takuar me Kryeministrin Beniamin Netanyahu dhe në Bregun Perëndimor me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Përpjekjet diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme synojnë të bindin Izraelin të ulë intensitetin e luftimeve për të shmangur viktimat civile. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, e pranon se lufta do të marrë kohë, por ai i bëri thirrje Izraelit për të mbrojtur jetët e civilëve palestinezë.

“Ajo që dëgjova nga ministri i mbrojtjes izraelite, Gallant është se lufta kundër Hamasit do të zgjasë me muaj. Ne jemi dakord me këtë, pasi ky grup terrorist është i rrënjosur thellë në Gazë, dhe kjo luftë do të marrë kohë dhe do të ndodhë në faza”, tha zoti Sullivan gjatë konferencës për shtyp të premten nga ambasada amerikane në Jerusalem.

Sidoqoftë, ajo që dallon qëndrimin amerikan me atë të Izraelit është koha kur forcat izraelite duhet të zvogëlojnë intensitetin e luftimeve dhe të gjejnë mënyrën për të vënë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit dhe të shmangin vrasjen e civilëve.

“Terroristët zgjodhën të futen në mesin e civilëve. Kjo krijon një barrë të pabesueshme për forcat izraelite, një barrë që është e pazakontë për një ushtri në kohën e sotme. Kjo barrë nuk e pakëson përgjegjësinë e Izraelit për të vepruar në atë mënyrë që bën dallimin midis objektivave terroristë dhe njerëzve të pafajshëm dhe për të marrë çdo masë paraprake për të mbrojtur civilët dhe për të minimizuar humbjet e jetëve”- thotë Sullivan, raporton VOA.

Zoti Sullivan, gjithashtu diskutoi me të dyja palët edhe për të ardhmen e pasluftës të Gazës. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, kjo mund të përfshijë kthimin e forcave palestineze të sigurisë, të dëbuara nga Hamasi nga vendet e tyre të punës, pasi grupi militant mori kontrollin e Rripit të Gazës më 2007.

“Çështja se si do të ndodh tranzicioni dhe më çfarë afati kohor, kjo është diçka për të cilën ne jemi duke diskutuar intensivisht. Ne nuk besojmë se ka kuptim ose është e drejtë që Izraeli të pushtojë Gazën në një afat të gjatë… Ne besojmë se Autoriteti Palestinez duhet të rinovohet dhe rigjallërohet në aspektin e metodës dhe qeverisjes. Kjo do të kërkojë shumë punë nga të gjithë ata që janë të angazhuar në autoritetin palestinez, duke filluar nga presidenti Mahmud Abbas”, tha zoti Sullivan, para takimit të sotëm me Presidentin e Autoritetit palestinez Mahmoud Abbas, i cili sipas agjencisë palestineze e lajmeve WAFA, kërkoi ndaljen e sulmeve të Izraelit në Gazë.

Izraeli kundërshton me forcë idenë e rikthimit në punë të ish forcave tp sigurispë, pasi kërkon të mbajë një prani në Gazë dhe thotë se nuk do të lejojë që Autoriteti Palestinez i udhëhequr nga zoti Abbas, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor të marrë përsipër Gazën. Autoriteti palestinez gjithashtu mbetët thellësisht i papëlqyer nga palestinezët.

Luftimet e ashpra ndërkaq kanë vazhduar në Rripin e Gazës. Bombardimet e pandërprera izraelite e kanë shkatërruar pjesën më të madhe të brezit të ngushtë bregdetar gjatë dy muajve të fundit. Sipas autoriteteve të Hamasit në Gazë, afro 19,000 njerëz janë vrarë përgjatë këtyre luftimeve.

Izraeli nisi sulmet ndaj Gazës, në përgjigje të sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor duke vrarë 1200 izraelitë dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Mbi 100 Izraelitë deri më tani janë liruar nga Hamasi në këmbim të qindra palestinezëve që u liruan nga burgjet izraelite.

Etiketa: GazahamasizraelLufta në Gaza

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli dhe Ballkani/ Armë dhe interesa të tjera

15:12 : 18/07/2026
BOTA

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026
BOTA

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

18:06 : 12/07/2026
BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
BOTA

Argjentina përmbys Egjiptin, zhgënjim dhe lot për tifozët në Gaza

14:08 : 08/07/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

16:45 : 28/06/2026
Para
Qendra Përkujtimore e Potoçarit, ku janë varrosur viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

Bosnjë/ Arrestohen 7 të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë

TË GJITHA

Protesta që Rama kërkon ta barazojë me “puplat” e flamingove

12:07 : 25/07/2026

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:56 : 25/07/2026

Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas edhe veten/ Juristja për ngjarjen në Roskovec: Kambanë alarmi

11:45 : 25/07/2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

11:29 : 25/07/2026

 Plagosi me thikë kushëririn pas një sherri, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri

11:14 : 25/07/2026

Përfshihet nga flakët magazina në Durrës

11:00 : 25/07/2026

Zjarret pranë Madridit godasin objektet e NASA-s

10:47 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş