Ekrani, përvec misionit informativ, në vetvete ka si qëllim përcjelljen e kulturës në kuptimin e thellë dhe të plotë të saj duke filluar nga mesazhi dhe mendimi inteligjent deri tek sjellja dhe etika qytetare. Fatkeqësisht, kjo nuk rrespektohet gjithmonë.
Produksioni i ‘Love Island Albania’, pak ditë para natës finale, vendosi t’i argëtojë çiftet konkurrente me lojëra nga më të ndryshmet.
Në një prej lojërave, secili çift duhet të demonstronte disa pozicione seksi që Xhoana (njëra prej konkurenteve) i lexonte përmes një letre me figura por pa ua treguar atyre.
Pedagogu i komunikimit, Ramadan Cipuri shprehet se “zhvillimi i identitetit seksual tek fëmijët gjatë fëmijërisë duhet të serviret në mënyrë shumë të kujdesshme dhe të kontrolluar”.
Kjo lojë e organizuar nga produksioni nuk është pritur aspak mirë nga publiku, veçanërisht prindërit, kjo pasi është transmetuar në një orar ku fëmijët janë përballë televizorit dhe pa tabelën “+18”.
“Gjëja më e turpshme që mund të shfaqet në këtë orar”; “Nuk kam fjalë… turp, turp, turp”; “E degjeneruar ririnë”; “Degjenerim total”; “Na i kurseni keto skena sepse emi femijet para TV”; Ky program duhet të ishte transmetuar pas orës 24 pasi tani mund ti hsohin fëmijët dhe s’është fare etike”- komentonin disa shikues të revoltuar.
Disa figura të njohura të televizionit kanë reaguar gjithashtu të zemëruar dhe kanë shprehur kritikat e tyre për këto imazhe të papërshtatshme në një kohë kur fëmijët janë para TV.
Opinione nga ekspertë (psikologe dhe avokate)
Psikologe Ermela Shllaku ka komentuar pamjet e transmetuara në emision dhe shprehet se tek të miturit kjo gjë sjell konfuzion dhe shumë pikepyetje pasi mund të duan ti imitojnë veprimet që panë.
Psikologia Shllaku, teksa citon Stanley Happ ( i quajtur dhe babai i psikologjisë së adoleshenteve), shprehet se adoleshenca është një kohë e “turbullimit dhe e stresit”.
Ajo shprehet se, duke parë programe me skena të tilla ku fokusi është tek marrëdheniet seksuale, adoleshentët, hormonet e të cilëve janë shumë aktive, do fokusohen vetëm tek marrëdheniet seksuale pa marrë asnjë mesazh ose pa marrë asnjë vlerë edukative.
Psikologia shton më tej se, duke parë skena të tilla, tek adoleshentët do zgjohej dëshira për ti bërë dhe ata, por nga ana tjetër kemi dhe familjen dhe rregullat e shoqërisë që nuk i lejojnë, e kështu zhvillojmë tek ta frustrimim seksulal.
“Prej shume kohesh tashme, ne mediat tona vizive eshte kthyer ne mode transmetimi i emisioneve dhe pamjeve te papershatatshme per te mitur. Akoma me problematik eshte fakti qe shikuesit ne pergjithesi dhe prinderit ne vecanti nuk njoftohen ne fillim te programit per permbajtjen e tij ne menyre qe te zgjedhin nese duan ti lejojne femijet e tyre ti shikojne keto pamje ose jo.
Persa i perket ndikimit te ketyre pamjeve dua te theksoj se eshte absolutisht shume e demshme, aspak profesionale dhe etike per tu pare nga te gjithe aq me pak nga adoleshentet dhe te miturit te cilet jane ne zhvillim e siper dhe nuk kane arritur pjekurine fizike,mentale dhe seksuale.
Le te nisim me moshen e mitur e me pas me adoleshencen.
Te miturit ose femijet nuk kane kapacitet dhe aftesi mentale per te kuptuar qe ato pamje s’jane per to. Ato nuk dine akoma proceset riprodhuese si zhvillohen tek njeriu dhe aq me pak te dine per marredheniet seksuale. Te miturit shohin ne televizion pamje te cilet si kane hasur me pare e aq me pak tek prinderit e tyre ( pervec ndonje puthje qe prinderit shkembejne me njeri tjetrin dhe ska asgje te gabuar ne kete mes). Por ne pamjet qe transmetuara ne emision qartazi qe nuk kemi te bejme vetem me nje puthje por veprime dhe terma me te detajuara qe tek te miturit sjell konfuzion dhe shume pikepyetje. Tek femijet e te miturit pervec familjes luajne rol dhe faktore te tjere te shumte dhe ne nje fare menyre fillojne dhe te imitojne ose te kopjojne te rriturrit e te marrin role sociae . Per shembull kur luajne doktorash mesuesish shtepiash etj. E keshtu duke pare keto modele ne televizione gjasat qe ato ti imitojne jane shume te medha.
Kalojme tek adoleshenca. Adoleshenca qe nis afersisht rreth moshesh 12 vjec e mbaron diku ne moshen 18 vjec eshte padiskutim nje faze tranzitore qe shoqerohet me zhvillime fizike, sociale, dhe psikosociale. Ashtu sic e thote dhe Stanley Happ ( i quajtur dhe babai i psikologjise se adoleshenteve) , adoleshenca eshte nje kohe e “turbullimit dhe e stresit”.
Te gjithe ne kemi hasur ne adoleshencen tone kemi hasur probleme me seksin , vetedijen, kodet morale te shoqerise gje qe na ka sjelle shume pikepyetje dhe na ka krijuar skema ne mendje se si mund te jete e ardhmja jone prej te rrituri. E pikerisht duke pare programe me skena te tilla ku fokusi eshte tek marredheniet seksuale adoleshentet , hormonet e te cileve jane shume aktive, do fokusohen vetem tek marredheniet seksuale pa marre asnje mesazh ose pa marre asnje vlere. Dhe duke pare ato skena tek ta do zgjohej ndenja dhe deshira per ti bere dhe ata por nga ana tjeter kemi dhe familjen dhe rregullat e shoqerise qe nuk i lejojne , keshtu zhvillojme tek ta frustrimim seksulal.
Do ishte shume e drejte nese programi do bazohej vetem tek dashuria sepse eshte ndjenje shume e bukur dhe zgjon tek ta empatine . Por skena te tilla kur flitet per pozicione ne shtrat nuk jane aspak te bukura per tu pare nga te miturit dhe adoleshentet.
Ne fakt shume programe qe nisim per dashurine , rruges marrin konotacione seksuale duke dale jashte rrjedhes normale te emisonit. Kjo u ben me te veshtire punen dhe prinderve por dhe vet te miturive dhe adoleshenteve ndaj do ishte e udhes qe kur jane skena te tilla mos te transmetohen ne orare kur ndiqen nga audienca e gjere ose te paralajmerohet. Thene kjo sepse ato jane programe te xhiruara me pare pra sjane live , keshtu qe regjisoret e dine se cfare do te ndodh dhe kane kontroll per ti transmetuar ose jo ato pamje. Prandaj duhen vene disa filtra per emisonet sepse vertet kemi liri fjale dhe veprimi por sduhet te mendojme vetem per klikime dhe shikueshmeri por edhe per edukimim e brezave te rinj sepse ne fund te fundit nese sben kete media cfare roli ka?”- deklaron psikologia.
Psikologia Jola Aliaj shprehet se një episod i tillë ku paraqiten stile seksuale kur fëmijët janë para TV ndikon negativisht në formimin e tyre. Ajo shprehet se të miturit nuk dallojnë më se deri ku e kanë kufirin me veprimet e tyre.
“Gjithmone ne shoqerine tone ka qene tabu tema rreth seksit. Eshte nje teme e cila ende nuk flitet ne rrethet tona familjare , prinder te cilet ka raste edhe qe “ndalojne ” femijet te flasin per ate teme, se eshte ende “turp” te flitet per te.
Shqiperia ka qene nje vend shume i izoluar , pjesa e viteve ’90 post demokracise u duk sikur u keqkuptua kjo liri qe ju dha Shqiptareve .
Nese flasim per median ka shume ceshtje per tu diskutuar .
Rasti ne fjale ishte nje program te cilin une personalisht nuk e kam ndjekur, njesoj si te gjithe kete episod e kam pare ne rrjete sociale.
Nuk jam aspak dakort me ekstremitet e çeshtjes e te folurit per seksin ne media, as nuk duhet te heshtim por as nuk duhet te abuzohet.
Episodi ne fjale ku keta konkurrente demostrojne disa nga stilet seksuale mendoj se tek te miturit ndikojne keq persa i perket pjeses se mos njohjes se kufijve se çfare mund edhe nuk mund te trajtosh ne media.
Nese ju paraqitet nje model i tille ne media pa censure, pa zbatim orari, pa nje shenje “moslejimi moshe” , atehere do ju percillet nje mesazh jo i mire persa i perket nje ceshtje e cila ende ne si shoqeri nuk jemi gati te shprehemi ne kete lloj menyre.” – deklaron psikologia Jola Aliaj.
Avokate Erjola Laçi shprehet se programacionet televizive në Shqipëri duhet ti përmbahen ligjit dhe rregullave që percakton transmetimin e tyre, paçka se kjo jo gjithmonë rrespketohet shton ajo.
Avokatja thotë se programi në fjalë është në vetvete një format i cili është për moshat mbi 18 vjeç dhe si i tillë mund të ketë imazhe të cilat nuk janë të pershtatshme për grupmoshat nën 18. Duke qenë i tillë, produksioni dhe drejtuesja e emisionit duhet të mos i kishin transmetuar pamjet në orët e pasdites kur fëmijët dhe adoleshentët kanë mbaruar studimin dhe kanë kohën e tyre të lirë për tu dëfryer duke parë TV.
Avokatja shprehet se programi “Love Island Albania” ka shkelur kodin e transmetimit dhe ndaj tyre duhet të ishin marrë masa më të rënda sesa vetëm tërheqja e vëmendjes.
“Ligji për mediat audiovizive parashikon në nenin 46 të tij se AMA si institucion përgatit kodin dhe rregullat për transmetim dhe në pikën dh) në çështjet që përfshijnë moralin dhe etikën në materialet programore, veçanërisht paraqitja e sjelljeve të dhunshme dhe seksuale të realizohet me kujdesin e duhur ndaj ndjeshmërisë të publikut dhe efekteve të programeve të tilla në zhvillimin moral, mendor e fizik të të miturve.
OSHMA-të nuk lejohet të transmetojnë programe që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik,mendor, ose moral të të miturve, në veçanti programe që përmbajnë pornografi ose që paraqesin skena dhune të skajshme dhe artificiale.
OSHMA-të nuk lejohet të shfaqin programe të tjera qëmund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor dhe moral të të miturve, përveç rasteve kur sigurohet, duke zgjedhur orarin e transmetimit ose ndonjë masë tjetër teknike, që të miturit normalisht nuk i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime.
Kur programe të tilla transmetohen në formë të hapur ato duhet të paraprihen nga një paralajmërim akustik ose të identifikohen nga prezenca e një simboli viziv gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre.
Gjithashtu kjo është e përcaktuar dhe në kodin e transmetimit për median.”- deklaron avokatja.
Çfarë thotë kodi i transmetimit?
Kodi i transmetimit siguron që: në çështjet që përfshijnë moralin dhe etikën në materialet programore, veçanërisht paraqitja e sjelljeve të dhunshme dhe seksuale të realizohet me kujdesin e duhur ndaj ndjeshmërisë të publikut dhe efekteve të programeve të tilla në zhvillimin moral, mendor e fizik të fëmijëve. OSHMA-të nuk lejohet të transmetojnë programe që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor, ose moral të fëmijëve, në veçanti programe që përmbajnë pornografi ose që paraqesin skena dhune të skajshme dhe artificiale. OSHMA-të nuk lejohet të shfaqin programe të tjera që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor dhe moral të fëmijëve, përveç rasteve kur sigurohet, duke zgjedhur orarin e transmetimit ose ndonjë masë tjetër teknike, që fëmijët normalisht nuk i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime. Kur programe të tilla transmetohen në formë të hapur ato duhet të paraprihen nga një paralajmërim akustik ose të identifikohen nga prezenca e një simboli viziv gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre.
Pas një kërkese për informacion mbi masat që AMA ka ndërmarrë, u njoftuam se:
“Pasi mori në shqyrtim përmbajtjen audiovizive përkatëse, Këshilli i Ankesave evidentoi se:
në emisionin “Love Island Albania” të datës 25 Tetor 2023, pjesëmarrësit gjatë një loje të organizuar në grup, kanë demonstruar pozicionet e tyre të preferuara në stilet e kamasutrës,
sjelljet e manifestuara nga pjesëmarrësit në emision përmbajnë mesazhe erotike gjatë një orari, që ndiqet nga fëmijët (ora 19:00),
gjatë gjithë transmetimit të përmbajtjes së mësipërmeve audiovizive mungojnë shenjat paralajmëruese për mbrojtjen e fëmijëve.
Për sa më sipër, Këshilli i Ankesave vlerësoi, se përmbajtja audiovizive e sipërpërmendur paraqiste shmangie prej zbatimit të
Ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”,
i ndryshuar, neni 46, “Kodi i Transmetimit”, pika 2/dh).
dhe
Kodit të Transmetimit, miratuar me vendimin e AMA-s, nr.60, datë 10.07.2023,
Seksioni 4, “Fëmijët në transmetimet audiovizive”, pika 4.60, 4.64, 4.66.
Për shmangie prej ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Kodit të Transmetimit, miratuar me vendimin e AMA-s, nr.60, datë 10.07.2023, bazuar në “Rregulloren për shqyrtimin e ankesave nga Këshilli i Ankesave dhe të drejtën e përgjigjes”, e ndryshuar me vendimin e AMA-s, nr.56, datë 07.07.2023, neni 6 “Konkluzionet e Këshillit të Ankesave”, pika 4, Këshilli i Ankesave, me shkresën nr. 3458 prot., datë 06.11.2023, i tërhoqi Vëmendjen TV Klan për emisionin “Love Island Albania”.”
Episodi i cili më pas është publikuar edhe në You Tube ka grumbulluar 206 781 shikime brenda një muaji, por që pas kërkesës për informacion, episodi është fshirë nga kjo platformë dhe nuk mund të gjendet më.
Nga Anduela Laçi