• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pengmarrja” e gazetarit/ SPAK-un e ka kapur Deliri, ky është sinjal alarmi

10:16 : 14/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Disa prokurorë të SPAK-ut mund të kenë qenë të pranishëm në një takim të zhvilluar disa vite më parë me Dinko Cvitan, ish-kreun e Prokurorisë Speciale të Kroacisë, USKOK.

Cvitan drejtoi trupën e prokurorëve që arrestuan ish-kryeministrin e vendit, Ivo Sanader, një zhvillim që u pompua fuqishëm jo vetëm në Kroaci, por edhe në të gjithë Ballkanin e etur për “prangosjen e peshqeve të mëdhenj të politikës”. Cvitan nuk preferoi të fliste me prokurorët për mënyrën se si u arrestua Sanaderi. Ai zgjodhi të këshillonte kolegët e tij shqiptarë që të shmangnin delirin. Po, po. Delirin.

Ish-kreu i USKOK vendosi të ndante eksperiencën e institucionit që ai drejtonte. Kur u krijua USKOK, të gjithë reflektorët publikë e mediatikë u drejtuan tek kjo agjenci. Intervista, raportime, foto në faqet e para të gazetave, ftesa në takime të rëndësishme..

Të gjithë këto element u dhanë kurajo prokurorëve të USKOK që të godisnin lart. Cvitan e ndali këto bisedën e tij, duke lënë të nënkuptuar se, nga ana tjetër, kjo situatë farfuritëse u krijoi prokurorëve delirin e personave që kishin “pushtet absolut”. Efekti i reflektorëve mediatikë u rriti adrenalinën dhe, nën efektin e saj, prokurorët kroatë bënë disa goditje të forta, të cilat përfunduan me pafajësi dhe, në disa raste, edhe me abuzim me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

Deliri kishte fituar mbi ligjshmërinë. E kthejmë vështrimin nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion e jonë.

Është një strukturë e “drejtësisë së re”, nga e cila ka pritshmëri të lartë. Njëlloj si në Kroaci, media dhe aktorë e faktorë të rëndësishëm vendas e ndërkombëtarë flasin me superlative.

Ka nga ata që i konsideruan prokurorët e SPAK-ut edhe si “heronjët e fëmijëve tanë”. Në fakt, ata, me siguri, janë heronjtë e fëmijëve të tyre, si çdo prind për trashëgimtarët e tij. Por gjithësesi janë zyrtarë të shtetit dhe kurrësesi nuk mund të vishen me aureolën e të mbi-natyrshmëve. Si kudo, edhe në SPAK ka prokurorë me aftësi profesionale, por edhe një pjesë e mirë në nivel mediokriteti.

E, mbi të gjitha, nga SPAK-u po dallohen shumë shpejt shenjat e Delirit. Kjo adrenalinë e publicitetit u jep të drejtën që të marrin “peng” një gazetar, Elton Qynon, e ta mbajnë mbi 10 orë nën presion për të treguar burimet e tij, siç e deklaroi vetë ai në një komunikim me “Boldnews.al”.

E, kur gazetari nuk pranon, me një urdhër të marrë me urgjencë në gjykatë, i ushtrojnë kontroll në banesë, në prani të familjes e dy fëmijëve të mitur.

Mesa duket, Deliri i pushtetit u ka krijuar bindjen se mund të bëjnë gjithçka dhe kujtdo, pasi, “për hir të festës”, askush nuk do t’i kritikojë për këto lloj shkeljesh flagrante të të drejtave të njeriut. Abuzimi mbi gazetarin është Delir, edhe për faktin se SPAK-u refuzon me prepotencë edhe një urdhërim të Gjykatës së Strasburgut, lëshuar pikërisht kundrejt tyre, kur tentuan të sekuestronin serverin e redaksisë së “Lapsi.al”.

SPAK-u kërkon burimet nga gazetari, kur rrjedhja e mundshme e informacionit ka ardhur nga zyrat e tyre. As Qyno dhe as gazetarë të tjerë nuk kanë bastisur zyrat e prokurorëve dhe hetuesve, nuk kanë vjedhur servera, nuk kanë kërcënuar askënd që t’u japë informacione. Është një raport i përbotshëm dhe për aq sa ekziston media. Quhet marrëdhënie Reporter-Burim. Është një marrëdhënie “e shenjtë”, e cila nuk preket e cënohet, as kur gazetari, si hallka më e pambrojtur ligjërisht, kërcënohet dhe terrorizohet në sy të fëmijëve për faktin e vetëm se ka kryer detyrën e tij-informimin e publikut.

Ndaj, Deliri i prokurorëve të SPAK-ut është mirë të qëndrojë brenda atyre mureve dhe në bisedat me ata persona që i konsiderojnë si “heronjtë e fëmijëve”.

SPAK-u, më së paku, nuk është heroi i fëmijëve të Elton Qynos, të cilët, megjithëse ende të mitur, panë se si Shteti të dhunon shenjtërinë e banesës dhe familjes, vetëm pse babai i tyre mundohet të bëj detyrën e tij, me aq sa kanë mundësi gazetarët të raportojnë në këtë vendin tonë që po shkon drejt autokracisë nga qeveria. Por që po i jepet një dorë e fuqishme kësaj autokracie, edhe nga ata prokurorë të SPAK-ut, që besojnë se lufta kundër kriminalitetit kryhet, duke shantazhuar e kërcënuar gazetarët.

Etiketa: Elton Qynopengmarrjespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

12:24 : 28/10/2025
Para

Gjendet një person i vdekur poshtë urës së Lanës tek "Brryli"

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com