• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Detyra jonë është të organizojmë mosbindjen civile

14:17 : 14/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se rezoluta që u miratua në Kuvend, përcakton qartë qëndrimet që duhet të mbajë opozita për të përmbushur misionin e saj të vështirë dhe jetik.

Në mbledhjen e kryesisë, Berisha tha se është themelore që çdo anëtar i kryesisë së PD, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, çdo delegat i Kuvendit Kombëtar të PD, çdo drejtues dege dhe anëtar kryesie të degëve, çdo anëtar dhe anëtare, të përputhin qëndrimet e tyre me këtë rezolutë, e cila ka shpallur si lajtmotiv betejën pa kthim dhe mosbindjen civile.

“Kjo është mbledhja e parë e kryesisë së PD pas Kuvendit të partisë, në të cilën votuam një rezolutë si program pune për PD-në, si detyrim programor i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, anëtarësisë së partisë në qëndrimet, përpjekjet tona, në përballjen tonë me këtë regjim i cili në fakt po diskreditohet, por nga ana tjetër po bën çdo përpjekje për t’u mbajtur në pushtet me çdo çmim, me çdo kusht. Rezoluta përcakton qartë të gjithë qëndrimet që ne duhet të mbajmë për të përmbushur misionin tonë të vështirë, por jetik për fatin e demokracisë shqiptare. Është themelore që çdo anëtar i kryesisë së PD, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, çdo delegat i Kuvendit Kombëtar të PD, çdo drejtues dege dhe anëtar kryesie të degëve tona, çdo anëtar dhe anëtare, të përputhin qëndrimet e tyre me këtë rezolutë, e cila ka shpallur si lajtmotiv betejën pa kthim dhe mosbindjen civile.

Rezoluta konstaton vendosjen e diktaturës, mobokracisë në Shqipëri. E vërteta është se që këtu fillon puna jonë. Sepse njerëzit që lëvizin lirshëm, njerëzit që ushtrojnë aktivitet biznesi, që shesin dhe blejnë, që krijojnë dhe prodhojnë, nuk e kanë shumë të thjeshtë të konceptojnë se Shqipëria është në një diktaturë. Por këtyre qytetarëve, këtyre politikanëve, këtyre mbështetësve, këtyre kundërshtarëve, u rikujtoj se koha ka faktuar në mënyrë përfundimtare, nuk na ka lënë ne që të analizojmë se diktaturat ekzistojnë edhe me tregun e lirë. Se diktaturat ekzistojnë edhe me lëvizjen e lirë.

Vietnami komunist, shtet i një partie me Kushtetutë, Shqipëria, shtet pluralist me Kushtetutë, kanë në treguesin e zbatimit të ligjit, Vietnami vendoset 4 shkallë mbi Shqipërinë. Shqipëria nuk është një diktaturë e bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por të bazuar te bandat. Nuk gjeni kapitalizëm më të egër se në Kinë, por Kina është shtet njëpartiak me Kushtetutë dhe askush nuk dyshon në monopolin e shtetit nga Partia Komuniste. Pra, është një çështje thelbësore kjo në rrafshin botëkuptimor dhe është detyrë primare e jona, është detyrë thelbësore e jona, të qartësojmë çdo shqiptar se pse Shqipëria është një diktaturë.

Lexo edhe:

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

Në këtë vend, i gjithë pushteti është në duart e një njeriu. Ju garantoj se është më shumë se ç’ka qenë në vitet e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Së dyti, në përputhje me rezolutën e votuar me unanimitet në Kuvend, detyra jonë është të organizojmë, të nxisim frymën e mosbindjes civile. Në akte të vogla, në akte të mëdha, por të bindur se vetëm mosbindja civile do mund të shpëtojë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga kjo diktaturë, e cila bazohet kryekëput në mashtrimin, por dhe në dhunën, në terrorin ndaj opozitës, ndaj medieve, ndaj shoqërisë civile, ndaj faktorëve kryesorë të një demokracie.

Dua të jem i hapur, propaganda është toksike në diktaturën mobokraci të Edi Ramës. Ju e keni parë, foli sulltani, pushtoi të gjithë ekranet. Një propagandë për të cilën shpenzohen qindra milionë. Kështu që përsëri theksoj, për luftëtarët e mosbindjes civile, mjeti më kryesor i propagandës mbeten mediat sociale, rrjetet sociale. Ato kanë meritë të jashtëzakonshme. Nuk kanë censurë, nuk censurohen dot. Pra, kërkohet nga çdonjëri prej nesh të arkivojmë qëndrimet opozitare të para mosbindjes civile dhe të kalojmë si opozitë vetëm në mosbindje civile. Rrugë kjo me sakrifica, por rrugë kjo shumë e sigurt për fitoren tonë“, tha Berisha.

Etiketa: BerishaEdi Ramaopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
AKTUALITET

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025
AKTUALITET

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për Edi Ramën

16:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025
Para

Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi: Ramën dhe Veliajn do ta çojmë përpara drejtësisë

TË GJITHA

Pse Rusia po sakrifikon mijëra ushtarë për të marrë kontrollin e Pokrovskut?

09:17 : 05/11/2025

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

09:17 : 05/11/2025

Çudira nga Tirana/ Makina e parkuar “si në oborr privat” në ambientet e KQZ-së

08:59 : 05/11/2025

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com